Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria përfshihet nga moti i keq

Shko poshtë

Shqipëria përfshihet nga moti i keq Empty Shqipëria përfshihet nga moti i keq

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 22, 2009 11:47 pm

Shqipëria përfshihet nga moti i keq

Rreshjet e shumta të shiut dhe dëborës në këtë fundviti kanë sjellë në Shqipëri dimrin me ashpërsinë e tij.

Shqipëria përfshihet nga moti i keq Albania

Në veri të vendit dëbora ka sjellë vështirësi të shumta në qarkullim veçanërisht në Shkodër, Kukës, Tropojë dhe Dibër. Në disa prej akseve kryesore rrugore policia rrugore ka këshilluar përdorimin e zinxhirëve, ndërsa u ka bërë thirrje udhëtarëve të reduktojnë udhëtimet drejt verilindjes.
Dëbora dhe ngrica ka sjellë probleme edhe në Qafën e Llogorasë, një nga boshtet kryesore të kalimit nga veriu në jug të Shqipërisë.
Ndërkohë në jug të vendit dalja e lumenjve nga shtrati ka sjellë përmbytje në Elbasan, Fier dhe Gjirokastër. Në Gjirokastër ka vështirësi edhe për furnizimin me energji elektrike.
Autoritetet po ndjekin nga afër situatën. Alfred Olli, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Shqipëri i tha BBC-së se gjithçka është nën kontroll.
Shërbimet sinoptike njoftojnë se e hëna do të jetë e kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por do të ketë edhe vranësira të lehta në zonat malore. Në mbrëmje pritet shtimi i vranësirave në pjesën më të madhe të territorit të cilat do të sjellin shira të dobët gjatë natës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi