Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

2 posters

Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 25, 2009 2:14 am

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

e shtunë , 24 janar 2009 - 19:49

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Thaci.h

Kryeministri Hashim Thaçi, ka kërkuar nga kreu i AAK-së Ramush Haradinaj që në deklaratat e tij të ardhshme të shprehë më shumë optimizëm. Haradinaj ka deklaruar dje se FSK- ja po manipulohet nga qeveritarët dhe se përzgjedhja e anëtarëve të kësaj force nuk është reale. Thaçit i vjen keq për gjendjen në të cilën ndodhet Haradinaj. Por, në AAK, thotë se kryetari i saj nuk është për keqardhje. Avni Arifi, anëtar i Kryesisë së AAK-së, thotë se Haradinaj është mirë dhe i gatshëm për të fituar zgjedhjet. Thaçi, ka kërkuar nga lideri i AAK-së, që të qëndrojë në opozitë dhe të presë zgjedhjet e ardhshme, për ta parë fuqinë që e ka.





kohavizion
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Re: Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 25, 2009 2:31 am

Keqardhje për Haradinajn
Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se i vjen keq për gjendjen në të cilën ndodhet Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj. Ai tha se dëshiron që Haradinajn ta shoh më optimist.


Nga Express më 24.01.2009 në ora 18:59

Kryeministri Hashim Thaçi kërkoi të shtunën nga kreu i AAK’së Ramush Haradinaj që në deklaratat e tij të ardhshme të shprehë më shumë optimizëm.

Kjo deklaratë e Thaçit vije pas deklaratave të mëhershme të Haradinajt që i bëri për FSK’në, duke thënë se “FSK’ja po manipulohet nga qeveritarët dhe se përzgjedhja e anëtarëve të kësaj force nuk është reale”.

Sipas Kryeministrit Thaçi, askënd nuk e imunizon e kaluara e tij por puna për të ardhmen. Ai tha se të gjithë ish pjesëtarët e TMK’ së kanë qenë bashkëluftëtarë të tij dhe se do të jetë gjithmonë në shërbim të tyre.

“Unë shpreh keqardhje për gjendjen e tij, për reagimet e tij, dëshirojë ta shoh më optimist dhe më real, më të këshilluar mirë, më të reflektueshëm, më të qetë, më të relaksuar dhe të jetojë me realitetin në Kosovë. Pushtetin e japin dhe e marrin qytetarët e Kosovës. FSK’ja është një forcë që do të ndërtohet sipas standardeve të NATO’s, vlerësimin për njerëzit që do të integrohen aty e ka bërë KFOR’i dhe unë kam insistuar që të ketë rivlerësim të ankesave të parashtruara por edhe do të ndodhë kjo, por kjo çështje nuk duhet të shfrytëzohet për motive politike”, tha Kryeministri Thaçi, pa përmendur emri i Haradinajt.

Ndërkaq duke folur për Veriun e Mitrovicës, Thaçi tha se Qeveria që ai drejton është e orientuar që të mbështesë zhvillimin e jetës dhe sigurisë në atë vend, duke kujtuar se të premten Qeveria ndau 100 mijë euro për ndërtimin e shtëpive në lagjen “ Kroi i Vitakut”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Re: Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga LEXUESI Sun Jan 25, 2009 1:57 pm

.


Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 10:57 pm, edituar 1 herë gjithsej

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Re: Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga LEXUESI Sun Jan 25, 2009 2:46 pm

What a Face


Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 10:46 pm, edituar 2 herë gjithsej

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Re: Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga LEXUESI Sun Jan 25, 2009 10:46 pm

.


Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 10:58 pm, edituar 1 herë gjithsej

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Re: Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga LEXUESI Mon Jan 26, 2009 12:09 pm

.


Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 10:59 pm, edituar 1 herë gjithsej

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Re: Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga LEXUESI Thu Jan 29, 2009 12:11 pm

.


Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 10:59 pm, edituar 1 herë gjithsej

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Re: Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 30, 2009 9:42 pm

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Fisnik.dobreci_pieter_feith0007-490x320


Feith: Mos iu përgjigjni Haradinajt


Nga Express më 28.01.2009 në ora 10:27

Shefi i ICO-së, Pieter Feith, u ka kërkuar ambasadorëve të Grupit Drejtues për Kosovën (ISG) që të mos i përgjigjen fare letrës së dërguar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, disa ditë më parë, përmes së cilës ai kundërshton vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu dhe shefit të ICO-së, Feith, që zgjedhjet parlamentare të mbahen në vitin 2011.

Kështu shkruan e përditshmja Zëri, në numrin e sotëm, duke u thirrur në burime të afërta me takimin.

Grupi Drejtues për Kosovën është takuar të martën në Prishtinë, në nivel të ambasadorëve të shteteve anëtare të tij. Takimi është mbajtur larg syve të mediave.

Gazeta shkruan se nisma e Feith, i cili e kryeson ISG-në, në lidhje me letrën e Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së, nuk ka fituar përkrahjen e shteteve të të këtij grupi.
Burime të afërta kanë pohuar se Feith ka kërkuar që 23 shtetet anëtare të mos përgjigjen fare në letrën ankuese ndaj tij nga Haradinaj dërguar ministrave të jashtëm, por kjo nuk është miratuar. Përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Prishtinë kanë sugjeruar që letra e liderit të AAK-së, ku kritikohet Feith për mbështetjen e vendimit të Sejdiut, të shqyrtohet nga ministritë e Jashtme të vendeve të tyre.

Gjendja në veri të Kosovës nën dritën e shtrirjes së misionit të EULEX-it si dhe vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2011, kanë qenë temat kryesore të takimit, që është kryesuar nga Feith.

Në lidhje me çështjen e parë vetëm sa është konstatuar përparim në shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Re: Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga LEXUESI Sat Jan 31, 2009 11:36 pm

.


Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 11:00 pm, edituar 1 herë gjithsej

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Re: Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga LEXUESI Sun Feb 01, 2009 10:10 pm

.


Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 11:01 pm, edituar 1 herë gjithsej

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn Empty Re: Thaçi shpreh keqardhje për Haradinajn

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi