Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Brezovica” ia thyen hundën Dafina Zeqirit

Shko poshtë

“Brezovica” ia thyen hundën Dafina Zeqirit Empty “Brezovica” ia thyen hundën Dafina Zeqirit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 25, 2009 2:23 am


“Brezovica” ia thyen hundën Dafina Zeqirit


e enjte , 22 janar 2009 - 14:31
“Brezovica” ia thyen hundën Dafina Zeqirit Dafina

Këngëtarja e re kosovare, Dafina Zeqiri, ka thyer hundën përderisa po skijonte në qendrën e skijimit në Brezovicë. Mësohet se pas kësaj, gjendja shëndetësore e këngëtares është përkeqësuar, prandaj ajo është detyruar të shkonte në Suedi, ku dhe do të ketë intervenim kirurgjik. Për këtë arsye Dafina mungoi në promovimin e videoklipit “La Vida Loca” të mbajtur në Prishtinë. Këtë këngë të re Dafina e këndon në duet me këngëtarin e muzikës R&B Blero-n. Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Dafinës me këngëtarë të tjerë. Më parë ajo ka bashkëpunuar edhe me të tillë si Hekuran Krasniqi, Lyrical Son dhe Genc Prelvukaj, i cili deri para një kohe ishte producent i këngëtares. Kënga e fundit e Dafinës “Bateritë” ishte pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike 2008”, ku u shpërblye me çmimin “Magjia e parë”, i cili u jepet artistëve më të dalluar ndër të rinj. Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më aktuale në skenën muzikore, që kohët e fundit po veçohet për paraqitjet e saj skenike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi