Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PËR DIKEND NËNË E PËR DIKEND NJERKË

Shko poshtë

PËR DIKEND NËNË E PËR DIKEND NJERKË Empty PËR DIKEND NËNË E PËR DIKEND NJERKË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 25, 2009 2:15 am

PËR DIKEND NËNË E PËR DIKEND NJERKË U1_DibranDemakuPËR DIKEND NËNË E PËR DIKEND NJERKË

Nga Dibran Demaku

Nga Shkodra(dikur qendër e kulturës edhe në përmasa ballkanike) kohëve të fundit po na vijnë lajme të ndryshme trishtuese! Para ca kohësh nga atje u përhap lajmi se shumë vajza të reja shqiptare p martohen me serbë të viseve të ndryshme të Serbisë! Dhe atë me serbë të rinj të moshës mbi( 40 vjeçarë) dhe atë nëpër fshtra të humbura të Serbisë,atje ku nuk duan të martohen të rejat serbe! Dhe për të qenë habia edhe më e madhe ndonjëra nga ato vajza shqiptare nëpër emisione të ndryshme televizive,do të flasi me krenari për zgjedhjen që ka bërë!(Mbase dikur do të pendohen,por atëherë do të jetë shumë vonë!).
Lajmi më i ri dhe si të thuash edhe më tronditës erdhi tek shikuesit e Televizionit Top-Channel,të datës 21.12.09,në lajmet qendrore të orës 19,30.
Në atë lajm tronditës bëhej fjalë se si shumë të reja shqiptare janë të detyruara të mirren me prostitucion,si i vetmi burim jetësor për mbijetesë! Bile njëra nga ato pati kurajon që për „profesionin“ e saj të fliste edhe në televizion.Dhe kur shikuesi i zakonshëm e shikon një pamje të tillë,domosdo që nuk do të mund të qëndrojë indiferent.Dhe pyetja e parë që do të bëjë do të jetë;-A ka në Shqipëri organe udhëheqëse?! Dhe nëse po,a punojnë ato organe për popullin e vetë?!
Nga ajo që pamë në ekran do të thoshim se organet udhëheqëse në Shqipërinë e sotme nuk punojnë për popullin e vetë!
Sipas thënieve të të intervistuarës,që dikur kishte jetuar në jetimore,por që me arritjen e moshës madhore ishte detyruar që të largohej nga atje,për të mbijetuar ishte e detyruar që të mirrej me prostitucion!Sepse punë tjetër nuk kishte dhe as i kishte ofruar kush?!Akuzë më të madhe për një shoqëri nuk di se mund të ketë! Dhe siç deklaronte viktima e rrugës që sikur të kishte një punë të çfarëdoshme,nuk do të mirrej me prostitucion!Sepse siç thonte edhe ajo vetë një profesion i tillë përveq se është i ulët dhe denigrues,është edhe me shumë rreziqe!
Siq e cekëm edhe më lartë deklaratat e të intervistuarës(që në ekran nuk i shihej fytyra) ishin akuza për shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe për organet udhëheqëse të shtetit në veçanti! Themi kështu sepse shoqëria shqiptare ashtu si dhe organet e shtetit nuk i kishin ofruar kurrë një punë me të cilën ajo do të jetonte me identitet.
Si shoqëri e kemi ëndërruar dhe pritur si dritën e diellit lindjen e demokracisë.Gjithnjë duke shpresuar se në demokraci do të jetojmë më mire dhe më dinjitetshëm.Por siç duket edhe Demokracia si çdo system tjetër shoqëror për dikend qenka nënë e për dikend njerkë! Sepse po të ishte ndryshe ato pamje trishtuese të atyre të mjerave nuk do të ishin lajm i ditës në kanalin e Top-Channelit!
Po nga ky television ditë më pare u dha edhe lajmi tjetër se sot nëpër vende të ndryshme të Europës prostituoajnë 36.000 femra shqiptare!Lajm më të keq dhe më tronditës nuk di se mund të ketë për ne si shoqëri dhe si komb! E sa krenar ishim dikur me traditat tona! Atëherë kur në familjet shqiptare dominonte tradita,askund dhe askurrë nuk dëgjoheshin lajme të tilla!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi