Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa

Shko poshtë

Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa Empty Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 25, 2009 3:01 pm

Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa N1161530640_8580

Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa

Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa Arshipipa
Arshi Pipa

Vllazen shqiptare, Kosova asht e jona.
Kush me e permende guzon ai ban trathti!
O kob qi s do t'harrohet kurr tevona!
Kosova e ngrate dergjet e vdes n'robni.

Prej bastardhesh trathtue qi i zhgulen zemren
e n'pre ua hodhen klyshve qi Moskova
Per gjak ndersen, me parzem shkele nen themren
mizore sllave po jep shpirt Kosova.

Deri kur, vllezen, do ta ndiejme na veten
fajtore pse vendin ku SHqipnija leu (1)
guxojme ta duem, tue pasun frige fatshkreten
Kosoven tone ta quejme gjymtyre atdheu?

O toke e bukur ku fjala burrneshe
ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!
gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe
nder hekura gjemon zemra Dardane.

A mundet ajo, vall, me u-zhgulun dejsh
pa ba kufome llogoren e krahnorin?
Lumnin tande, Kosove, at'here ta rrfejsh
kur gjak i lire t'vadise hullin e plorit.

Sot tjeterkush ta gzon frytin e punes,
mbi token tande, kosovar, je skllav!
Qi t'la mbi vetulla kamxhiku sllav!

Qofte e mallkueme fara qi aty hidhet
me djerse e njomun pleqsh, me lote kerthijsh!
Buken e turpit e t'poshtnimit t'idhet,
o vend martyr, der kur ta kaperdijsh?

Qenka pra faj me lype te drejten tande?
Doren per lmoshe duhet me i shtri kusarit?
O gjuhe, ti bamu rrfe e tmerrin trande!
Do t'vije, do vije nji dite ora e shqiptarit!

Mbas nesh tjere kane me ardhe. S fiket Shqipnija
pse disa qinda nesh rrzohen nen plumbin.
Se per cdeo dhjete prej nesh qi amshon lirija
dhjete mije do t'lindin e dhjete mije do t'humbin!

Do t'humbin shqim ata qi sot na shtypen!
Kulshedra e re me lakminat e vjetra
at'here do t'shembet kur ta shofim shqypen
prej majesh tu'e sulmue me sqeq e kthetra.

Andej na priret shpirti i forte me hove
t'dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:
O vllezen, nalt ju ballin! prej Kosove
Der n'Cameri Shqipnija asht e jona.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi