Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Repishti: KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË

Shko poshtë

Sami Repishti: KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË Empty Sami Repishti: KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 27, 2009 12:47 am

Sami Repishti: KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË



Sami Repishti: KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË Profesor-Sami-Repishti-3Qe nga mesi i muajit tetor, nje grup prej gjashte qytetaresh shqiptare, ish te perndjekur politike, jane ne greve urie me qellim qe te terheqin vemendjen e publikut ne pergjithesi, dhe te qeveritareve ne vecanti,mbi gjendjen e tyre te mjerueshme. Grevistet e urise jane te ngulitur prane hyrjes se Kuvendit te Republikes ne mes te Tiranes, dhe te hapet per te gjithe ata qe kane sy te shikojne.


Keto viktima te pafajshme qe detyrohen me ndermarre aksione te rrezikshme me cmimin e shendetit te tyre -dhe ndoshta edhe te jetes se tyre -jane qytetare te dermuem nga smundja, varferia, e mungesa strehimit per vete dhe per familjet e tyre, gra dhe femij. Akte te ketilla ekstreme jane zakonisht rezultati i nje mosperfillje te paskrupull nga organet qeveritare qe jane te detyruar me ligje per perkujdesje te qytetareve. Fatkeqsisht, keto “autoritete“ qe kalojne dite e vite ne kolltuket komode te zyrave te ngrohta ne dimer dhe te fresketa ne vere, nuk jane ne gjendje me kuptue cfare don te thote te jeshe gjysem invalid, pa strehim, pa pune, dhe i pa-afte me sigurue buken e perditeshme per femijt qe vuajne. Qeveritaret, “fetyret e te cileve ndritin nga dhjami“ qe fitojne nga ushqimi i siguruar me rroget e majme e te rrituna nga te ardhuna “legale“ qe u siguron pozita e tyre ne pushtet, nuk kane as aftesine me sigurue buken per te uriturit, as ndergjegjen qe i zgjon nga gjumi i rende i mos-kokecarjes kur ballafaqohen me viktimet e akteve zyrtare.


Keto viktima, te diktatures dje dhe te “demokracise” sot, kane nje emer: Fatmir Lamaj, Gjergj Ndreca, Lizak Bejko, Konstantin Gjordeni, Petrit Shpuza, Lico Cola. Te gjithe se bashku, ata kane kaluar me shume se 100 vjet ne burgje dhe kampe te punes se detyruarshme per arsye te bindjeve te tyre politike ne kundershtim me ideologjine dhe praktiken terroriste te rregjimit komunist ne Shqiperi. Sot, kur “pushteti” qe i perbuze, mbeshtetet ne kapitalin moral te ish te perndjekurve, keto viktima shohin veten si “lecka te hjedhura poshte” nga ata qe nuk pranojne te trazohen nga tregimet e tyre -historira te kaluara qe u kujtojne pushtetareve karrieren gjate rregjimit komunist. Para ndergjegjeve te ketilla, te gjithe ne ballafaqohemi nga nji rrezik vdeksor: ringjallja e diktatures me nje maske te re.

Vllezer, motra! Degjoni kembanat e grevisteve te urise; ata bien per te gjithe ne!


Ne mbeshtetje te evidences pjesore qe kemi, dhe qe eshte vetem nje pjese e dokumentimit te plote, keto viktima kane kundershtuar nje rregjim qe shkeli pa skrupull dhe sistematikisht te gjitha te drejtat e njeriut, rregjimin komunist ne Shqiperi. Ai rregjim ka vrare me gjyq dhe pa gjyq mijera shqiptare te pafajshem, ka internuar ma shume se 12 000 familje te pafajshme, ka detyruar nje popull te tere te izoluar nga bota ne pune te renda dhe per buken e gojes, ka pervetesuar arbitrarisht te gjithe pasurine private te qytetareve duke e shpenzuar ne armatime te pa kuptim, ka shtype cdo liri personale e qytetare, dhe ka nenshtruar gjysmen e popullsise me terror, frikesim e uri tue i detyruar me informue kunder gjysmes tjeter qe refuzoi nenshtrimin me sakrifica te papershkruarshme. Grevistet e urise jane pjese e kesaj ushtrie fisnike qe perfaqson anen morale te shoqerise sone.


Dje ne kondita ekstreme mbrojten te drejten, te verteten, njerezoren dhe nderin e kombit shqiptar. Sot, ata deklarojne boterisht:
“ Te jeshe luftetar i se vertetes dhe i se drejtes ne nje vend ku sundojne genjeshtra dhe padrejtesia eshte nje detyre fisnike e njerezore. Padrejtesia ne kete vend eshte kthyer ne formen me te keqe te sundimit duke hedhur mbi vete mantelin e “demokracise”.
Ky mesazh i tyre merr nje karakter universal. Sepse, mos me pranue sjelljet e qeveritareve tuaj kur ata krijojne pershtypjen e qendrimit te gabuar don te thote me ruajte humanitetin e te gjithe popullit tend.


Kohet kane ndryshuar, sistemet diktatoriale shkojne e vijne, por individet me karakter, dhe koncepti i dinjitetit njerezor jane vlera te perhershme. Dhe kjo me kujton mallkimin e Amos-it ne Biblen e Vjeter: ”Ju (sundimtare) urreni cdo njeri qe kundershon padrejtesine, cilindo qe flet te verteten e plote para gjykatesit. Ju keni shtype te varferin dhe keni grabite djersen e punes tij. Ju persekutoni njerezit e mire, ngopeni me bakshishe, dhe perbuzeni te varferit sa here qe ata kerkoine drejtesi…”

Grevistet e urise nuk kane iluzione me permbyse qeverine; ata kane vendosmerine dhe autoritetin moral me turpnue qeveritaret para botes se qytetruar – dhe Bashkimit Europian – tue tregue qartesisht ku qendrojne te shtypurit dhe te harruarit, ish te persekutuarit ne keto dite te turbullta per vendin tone. “Aty ku nuk ka drejtesi, aty nuk mund te kemi paqe!” qortonte Papa Gjon Pali II. Eshte detyra e te gjithe neve me eliminue konditat qe shpien individet ne deshprim, dhe perfundime shkaterruese.


Duket sikur qeveritaret shqiptare jane jashtezakonisht larg popullit shqiptar. “Prezenca e “se keqes” ne shoqenine shqiptare do te perfundoje, ne menyre te paevitueshme, ne korruptimin e plote te atyre qe sundojne, ose ne revolten e atyre qe persekutohen. Historia eshte e mbushur plot me shembuj te ketill. Duket sikur ne Shqiperi ka elemente qe punojne per nje “zgjidhje” te ketill. Megjithate, nuk duhet harruar se ne politike “fitorja” nuk eshte njelloj si “suksesi”.
*
Eshte bere zakon ne Shqiperi qe per te mbuluar te verteten, elementet demokrate akuzohen si “shfrytezues” e “parazite”, sepse shume prej tyre kerkojne rekuperimin e pasurise dhe pronave te sekuestruara pa te drejte. Nuk eshte turp te keshe pasuri, ose te jeshe pronar tokesh, persa kohe qe ata njihen nga ligji si prona private.


Ne Kushtetuten Amerikane gjinden tri fjale qe percaktojne filozofine e themeluesve te kesaj demokracie te madhe: liria, jeta, dhe kerkimi per lumturi. (life, liberty and the pursuit of happiness). (ne versioning e pare, ishte : jeta, liria, dhe prona private. Me qene se ne 1776, skllevet zezake njiheshin si “prone“ (chattel) e jo si qenie njerezore si te gjithe, nje percaktim i ketill do te kishte formalizue skllaverine. Prandej u zevendsue me “kerkimin e lumturise). Ne thelb, koncepti i prones private kishte aq rendesi sa edhe jeta dhe liria.


“Prona private” (the private property) eshte dicka qe i takon vetem pronarit te ligjshem, don te thote nje e drejte ekskluzive me posedue, me gezue ne kuptimin me te gjere te fjales cdo gje qe ka nje cmim, ose nje interes, e konsiderohet kryesisht si burim pasurie.


Rendesia e prones private qendron ne faktin se eshte burim i te ardhurave qe sherbejne per plotesimin e nevojeve materiale e kulturore vetiake, e familjare. Nje gjendje e ketill e ben pronarin te lire e te pavarur nga ‘shteti”. I lire, dhe i pavarur ne nje shoqeri ku sundon ligji, individi quhet qytetar i lire, dhe ne shoqerim me te tjeret, ai perben shoqerine e lire, ose “boten e lire” qe ne na pelqen. Kjo gjendja ideale qe frymezon cdo qenie njerezore.


Me ardhjen e komunizmit ne Shqiperi, koncepti i prones ndryshoi rrenjesisht. Ajo u parcaktue si “…dicka qe eshte ne perputhje me parimet e nje shoqerie qe i pergjigjet kerkesave te moralit komunist” (Fjalori i Gjuhes Sotme Shqipe,1980,f.370) Kjo don te thote pasuri shtetrore ose kooperativiste, jo private. Si rrjedhim, pa burime jetese te pavarura dhe plotesisht ne meshiren e “shtetit”, d.m.th. nji proletar. Natyrisht, shume shqiptare e kundershtuen nje sistem te ketill dhe perfunduan ne burgje dhe kampe perqendrimi, ose u detyruan te punojne ne qendrat e punes me te veshtira per buken e gojes dhe u persekutuan pa meshire. Keshtu jetoi Shqiperia per 45 vjet me rradhe.


Por absurditeti i nje zhvillimi te ketill cfaqet sot kur sistemi komunist eshte permbyse dhe metodat e tia vazhdojne te aplikohen nga qeveritare te indoktrinuem qe refuzojne te pranojne kuptimin e mirefillte te prones private: jete te lire e te pavraur nga “shteti”. Eshte absurde kur shihen viktimet e rregjimit komunist te siellen verdalle zyre ne zyre me kerkue te drejten e tyre, pasurine e trashegueme, dhe te sorollaten nga nje administrate shurdhe-memece qe ‘sundon” dhe nuk “qeverise”, nga “aparatciket” e sistemit komunist e jo nga “sherbestaret” e demokracise, te shoqerise se lire. Ku vete sot Shqiperia dhe shoqeria shqiptare?


Gjendja e sotme ne Shqiperi eshte mjaft shqetesuese. Nuk jetohet vetem me buke dhe per buke. Nje jete pa liri, pavaresi e dinjitet nuk vlen te jetohet. Me protesten e tyre, grevistet e urise i bien kembanes dhe paralajmerojne se fati i tyre sot eshte para-rendes i nje fati qe rezervohet per te gjite ata qe sot heshtin e qendrojne indiferent.


Heshtja vret; indiferenca vret. Eshte e veshtire me besue se ndergjegja e popullit shqiptar eshte aq e fjetur sa te lejoje vdekjen e atyre qe gjeten guximin me sakrifikue gjithcka, ndoshta edhe jeten e tyre, per nje Shqiperi te lire, dhe nje shoqeri shqiptare te lire e demokratike. Koha do te tregoje!

23 dhetor 2009
Ridgefield, CT, USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi