Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjon Keka: Trazimi i martesës politike

Shko poshtë

Gjon Keka: Trazimi i martesës politike Empty Gjon Keka: Trazimi i martesës politike

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 28, 2009 4:02 am

Trazimi i martesës politike

Nga Gjon KEKA

Ngjarjet
që lamë pas në këtë fundvit janë përcjellë me një atmosferë jo edhe aq
të këndshme, duke ditur se proceset politike në shtetin mbikëqyrur të
Kosovës kanë prodhuar më shumë drama shekspiriane dhe lojëra tetatrale
politike, mjaft të rrezikshme që nga njëra anë i kanë lëkundur rrënjët
e demokracisë, ndërsa në anën tjetër i kanë shkundur në tërësi
elementet e inxhinierisë politike dhe të institucioneve të reja të
ndërtuara me mjaft mund dhe sakrificë se sa që kanë prodhuar aftësi të
shtetndërtimit, avancimit të shtetit juridik e modern, si dhe futjes së
rrënjëve të demokracisë në jetën institucionale e shtetërore. Kështu që
procesi i shtetndërtimit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë para
një vit e ca ka ecur nëpër rrugë mjaft me gurë që hidhnin pushtetarët
nga epshi i tyre më shumë për pushtet se sa për ndërtim të shtetit
demokratik, modern dhe aspirues në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Prandaj në këtë mënyrë mund të nënvizohet se gjatë këtyre viteve që
lamë pas janë anashkaluar vendosja e një demokracie të brendshme
institucionale e shtetërore, janë anashkaluar punët në forcimin e
rendit dhe të shtetit juridik, pastaj janë lënë anash problemet sociale
dhe ekonomike, si dhe nuk janë hequr qafe fenomenet siç janë:
korrupsioni, krimi i organizuar dhe rreziku nga terrorizmi.


Premtimet dhe shpresat e rrejshme

Gjithashtu
në vitin që po lëmë pas janë shfaqur edhe disa probleme politike të
brendshme, të cilat kishin zanafillën nga premtimet dhe shpresat e
rrejshme të krijuara para dhe pas pavarësisë nga liderët shtetërorë se
pavarësia ishte problemi kyç dhe se më pastaj do vijë parajsa dhe se
punët, shteti dhe e ardhmja do të ndërtohej më ‘shkop magjik’, por ata
nuk kishin menduar se përgjegjësit për ndërtimin e shtetit janë
përgjegjësi kombëtare e shtetërore që duhet kryer me dinjitet e moral
të lartë politik e kombëtar, pa marrë parasysh dallimet politike brenda
partiake dhe koalicioneve të panatyrshme, si dhe një fushë të tërë
punësh që kishin mbetur në letër dhe në gojët gënjeshtare të liderëve
politikë të Kosovës edhe në këtë fundvit. Prandaj, Kosova për shkak të
mospunës së institucioneve qeverisëse mbeti pjesë e pritjes edhe shumë
vjet e procesit të integrimeve euroatlantike, e që në bazë të punëve që
janë bërë nga ana e institucioneve të Kosovës ajo mund të hyjë në
procesin e integrimeve evropiane aty afër vitit 2015 e tutje. Këto dhe
shumë probleme të tjera kanë penguar proceset e shtetndërtimit dhe
kryerjes së disa punëve të shtëpisë që ishin të obligueshme dhe të
rëndësishme për proceset e gjithëmbarshme të shtetit të mbikëqyrur të
Kosovës dhe proceseve të ardhshme të integrimit në unionin evropian.
Pastaj së fundi edhe përkundër moszbatimit të Kushtetutës në tërësi për
mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme sipas Kushtetutës dhe pakos
finale të emisarit Marti Ahtisari, u vendos që në një mënyrë apo tjetër
të njolloset demokracia e re dhe të mbyllet fryma e pluralizmit politik
e demokratik dhe dhënies së hapësirës popullit për ta ndier nevojën e
ndryshimeve, kjo rrugë e zgjedhur si një kompromis minimal me partitë e
tjera politike nga ana e institucioneve të shtetit të mbikëqyrur për
mbajtjen vetëm të zgjedhjeve lokale e largoi syrin e popullit drejt
ndryshimeve të mëdha dhe nevojës për të aplikuar për herë të parë që
nga shpallja e pavarësisë, demokracinë e drejtpërdrejtë dhe për ta
shfaqur në tërësi funksionimin e saj si dhe për të parë ndikimin e
oksigjenit shpirtëror dhe atij demokratik në procesin e shtetndërtimit
të Kosovës. Nga kjo u vendos që zgjedhjet lokale të mbahen në nëntor
respektivisht më 15 nëntor të këtij viti që po lëmë pas, prandaj
zgjedhjet që u mbajtën në këtë nëntor dhe që vazhduan edhe më disa
vende në balotazh disa javë më pas, respektivisht më 13 dhjetor,
shpërfytyruan në tërësi krizën e brendshme politike dhe institucionale
në mes të partive në koalicion, LDK-PDK. Këto zgjedhje si duket nxorën
në pah karrocën e thyer që në fillim të martesës së pazakonshme të
këtij koalicioni, por që sheshit do dilte vetëm në këto zgjedhje që
ishin minimalisht demokratike, me një kulturë politike tepër të vogël,
si dhe me një fjalor politik të paedukuar dhe të papërmbajtur nga ana e
partive politike. Edhe pse këto zgjedhje u mbajtën për herë të parë që
nga deklarimi i pavarësisë së Kosovës, ato më shumë i ngjanin një
teatri politik dhe një drame që luanin partitë politike në koalicionin
qeverisës, duke deformuar kështu proceset politike dhe demokratike si
dhe duke humbur imazhin e të qenit zgjedhje historike e demokratike,
thjesht ato u shndërruan në zgjedhje e më të fortit apo zgjedhje që
prodhojnë dhe provokojnë kriza institucionale e politike dhe që çojnë
ujë në mullirin e trazimit të proceseve politike, por edhe të ndaljes
së proceseve institucionale qeverisëse në mes të rrugës së divorcit, i
parashikuar që në fillim të këtij koalicioni të paqëndrueshëm në thelb.


Drama e koalicionit

Ky
teatër politik dhe kjo dramë e koalicionit qeverisës ishte mjaft
komplekse, herë-herë e pakuptueshme, për shkak të krizës së brendshme
politike e institucionale, gjë që kjo karrocë e martesës së pazakonshme
ishte nisur që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me thyerje të
brendshme, e që shtynin proceset me bërryla dhe që mbanin martesën e
pazakonshme vetëm sa për të shijuar sa më shumë pushtetin dhe majën e
tij. Mirëpo, këto lojëra teatrale që kishin filluar nga institucionet
dhe qeverisja e koalicionit për çdo ditë i zhvishte nga prapaskena dhe
i vinte në skenë e vërteta ashtu që kjo lloj martese politike të
shpaloste fytyrën e saj të plotë.


kuadër të kësaj mund të thuhet se liderët politikë e institucionalë në
mënyrë të qartë e përcaktuan dhe i vënë emrin proceseve politike
shtetërore si liderë politikisht të pandërgjegjshëm dhe të
papërgjegjshëm ndaj proceseve politike të Kosovës drejt shtetndërtimit
dhe rrugës së proceseve të integrimit në familjen evropiane. Kështu që
këto zgjedhje treguan në mënyrë të qartë se viti i ardhshëm do jetë vit
i zgjedhjeve të mundshme të parakohshme, pastaj si një vit shumë i
ngarkuar dhe me ndryshime të mëdha në skenën politike e institucionale
të Kosovës, si dhe një vit syçelje ndaj ngjarjeve të tjera që do
pasojnë me zbardhjen e shumë çështjeve të brendshme politike në Kosovë.

Sidoqoftë
gjatë kësaj kohe kishim edhe vënien në peshore të deklarimit të
pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë
dhe aty u pa qartë se e vërteta historike dhe deklarimi i pavarësisë së
Kosovës ishte në përputhje të plotë më të drejtën ndërkombëtare,
respektivisht të drejtën e popujve për vetëvendosje. Të vërtetën
historike dhe vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe
i pavarur nuk mund t’ia heq askush dhe asgjë, kjo është e drejtë
thelbësore e kombeve dhe popujve. Ky proces tregoi qartë se Kosova ka
të drejtë dhe nga kjo mund të thuhet se është ngritur një shkallë e re
besimi e shteteve të tjera që kanë qenë në pritje apo edhe atyre që
tanimë e shohin si një realitet historik, praktik dhe të legjitimuar
deklarimin e pavarësisë së Kosovës dhe mendojnë të vendosin pas këtij
procesi rreth aktit të njohjes së shtetit të mbikëqyrur të Kosovës.

Dhe,
krejt në fund, liderët politikë të shtetit të mbikëqyrur të Kosovës
duhet që ngadalë e të heqin dorë nga retorika dhe hiperbolizimet që
bëjnë dhe të merren me substancën e institucioneve të shtetit, ta
ndërtojnë shtetin juridik e modern dhe ta veshin atë me dinjitet dhe
demokraci të shendosh, si dhe të punojnë shumë në trasimin e rrugës
drejt proceseve të integrimit në bashkimin evropian. Po ashtu liderët
politikë duhet që t’i heqin rrënjët në dëshirat dhe epshet e tyre nga
pasioni për pushtet dhe t’i lënë rrënjët e demokracisë të futën në
pushtetin shtetëror dhe në tërë sistemin institucional e politik të
vendit, ashtu që të japë frytin e sa duke ditur se vetëm duke punuar me
përkushtim dhe profesionalizëm në të mirën e të gjithë qytetarëve të
shtetit të mbikëqyrur të Kosovës dhe rruga drejt të ardhmes më të mirë
bëhet më e shkurtër, më e dukshme dhe më e afërt. Gjithashtu liderët
politikë nuk duhet të mendojnë si një elefant në mesin e qytetarëve të
saj dhe vullnetit të tyre, por të thirren dhe të marrin çdoherë
mendimin dhe vullnetin e popullit të Kosovës, sepse vullneti i popullit
është i vetmi vullnet legjitim dhe i pranueshëm nga të gjithë, si
brenda ashtu edhe jashtë. Shëndeti i demokracisë dhe i tërë popullit të
Kosovës varet nga lëvizjet e politikës dhe të zgjedhurve se në që
drejtim janë duke e quar anijen dhe mbi ç’shina ecin ato, duke ditur se
efikasiteti i politikës institucionale të shtetit ka dy hallka të
pandashme; atë të efikasitetit të brendshëm-besimi se mund të arrijnë
të kuptojnë punën, përgjegjësit dhe influencën e politikës shtetërore
në mënyrë demokratike e të shëndosh dhe efikasitetit të jashtëm-
besimin se Qeveria dhe institucionet në përgjithësi të shtetit do t’i
përgjigjen kërkesave dhe detyrimeve shtetërore. Liderët politikë nuk
duhet t’i ngjasojnë liderëve të verbër që përmbytin ardhmërinë e
shtetit me duart e tyre, por liderëve largpamës, vizionarë, që
ndërtojnë dhe kanë ambicie të shëndosha për ta çuar shtetin e
mbikëqyrur të Kosovës drejt rrugës së duhur të progresit dhe proceseve
të integrimit në sistemin e vlerave evropiane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi