Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Në ditarin tim

Shko poshtë

Skender Korça: Në ditarin tim Empty Skender Korça: Në ditarin tim

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 1:53 am

Skender Korça: Në ditarin tim


Skender Korça: Në ditarin tim 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n


Në ditarin tim ka shumë histori
Ditë dhe netë që thonë epokë
Në ditarin tim nuk ka dry për lexim
Heroizmi im në te është butësia ime
Historitë e pa thëna janë kryevepra ime
Ngjarjet e kaluara janë tingujt rrënqethës
Meloditë e kënduara kanë ritëm energjie
Figurat e përshkruara janë traumat e mia
Zilitë e tjetrit janë ecjet e mia
Vetmia ime është mbyllja për të shkruar ditar
Shpalosja e tij është model për dashurinë
Ngjyra që shkruaj është herë korpi e herë gjaku im
Leximi i tij nga unë është kujtesa ime
Mbi të cilin nuk shkel as une kurrë
Protagonistët e rinjë janë hero të gjallë
Historia e fundit është lufta për vetën time
Kur ty nuk ke ditarin tënd
Kur unë jam gladiatori i arenës së popullit
Me gjykimin e tij logjik
Krijuesit i ndjeja përballë
Për të shtrirë besimin e dhënë mua
Kur nuk kisha as bukë, e as penë
Kur shkoja zbathur në rrugët e luksit kohor
Kur ditarin tim ma griste frika që po ma gjejnë
Kur veshët e mi, frymonin në shqipen tinzare
Në radion e vjetër që dinte vetëm shqip
Kur Ai sot i madh që shitet, nuk këndonte shqip
Kur mua më fali detyrim për të shkruar
As kur nuk di, as kur nuk lexoj e as kur flas
Një zëvendësim kopje ja bëri ditari im
Për historinë, që ma bastardoi vetja ime
Kur mua më digjet zemra e mbyllur në ditarin tim
Bashkë me një abetare shqipe
Kur mësuesit ja përzijnë dor ëzat
Duke i sjell ë një abetare internacionale
Edhe gjuhën, edhe shpirtin edhe artin
Kurt ë gjithë nuk dijnë të lexojnë
As ditarin tim e as jetën e tyre
Po e lë zhveshur ditarin tim për të pa sy
Po e lë hapur për harbutët që mashtrohen kur flasin
Po e djeg për të mos jetuar në botën e tyre
Ku epoka kohe do më hakmerret edhe mua
Për një ditar,
Që ka histori enciklopedike
Kur unë e shkrova përqafim me shkencën
Përqafim me edukatën
Përqafim me kombin
Përqafim me ardhmërinë
Në ditarin tim mos nxitoni të shkruani më
Kur u bëmë modern të kupës harrestare
As për dinjitet, as për zemër njeriu
Por, për të vjedhur egoizmin tjetrit
Për të gjykuar pse paskam shkruar
Në ditarin tim të historisë së re
Ku nuk ka as shpirt të rinisë
Por grushte boshe vetëvetës
Për të qenë i mirë në botën e të huajit
Për asgjë, bashkë me ditarin tim







Skender Korça: Në ditarin tim 17058_1206949131150_1151332627_30521536_7879757_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi