Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: S Y R I

Shko poshtë

Vullnet Mato: S Y R I Empty Vullnet Mato: S Y R I

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 1:56 am

Vullnet Mato: S Y R I



Vullnet Mato: S Y R I 6534_1081918299357_1568334934_30180908_3684711_n


Vullnet Mato: S Y R I 12441_1135744604981_1568334934_30292397_345785_n
Vullnet Mato

S Y R I


Syri ynë sa një sferë e vogël me qelq të butë.
Pasqyra gjigante që vëzhgon botën gjithkund.
Mikroplaneti ynë që na rrotullohet te koka.
Fuqia vigane ku merr vrull truri dhe dora.
Fokusi i pandryshuar si afër dhe larg.
Kamera me precize dhe më e saktë.


I mahnitshmi në tejpamje, mprehtësi dhe qartësi.
Ndjeshmëria që loton në dhimbje e gazmon në lumturi.
Simboli i bukurisë së gruas dhe burrit.
Korrësi i dritës për hambarin e trurit.
Shënjestra e plumbit, sinjali i dashurisë.
Siguria e jetës dhe vjelësi i mençurisë.
Arkivi fantastik që ruan në skeda të rralla,
Pafundësi vizionesh dhe figura të gjalla.


Syri me atë gjuhën e vet të fshehtë,
flet pa zë dhe komunikimin na e bën më të lehtë.
Pa syrin jeta do të ishte vetëm natë.
Pa syrin do kishim mbetur më pak se kafshë.
Kryesori në çdo vepër të sotme e të nesërme,
I pazëvendësueshëm me asgjë më të vlefshme.

O njerëz të mirë, që aq shumë ju dua,
dritën e syrit mos e fikni për mua !...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi