Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Enver Petrovci

Shko poshtë

Halit Bogaj: Enver Petrovci Empty Halit Bogaj: Enver Petrovci

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 3:31 am

Halit Bogaj: Enver Petrovci U1_HalitBogajENVER PETROVCI

Nga Halit Bogaj

Enver
Petrovci u lind më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është aktor dhe
regjisor i shquar shqiptar. Në fillim studoi në Shkollën e Lartë
Pedagogjike në Prishtinë, në degën e aktrimit,kurse më vonë mbaroi
studimet Universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në
Beograd. Ka arritur një karrierë shumë të sukseshme në Teatër nëpër
mbarë ish Jugosllavinë, duke u vlerësuar si njëri ndër aktorët me të
famshëm të asaj kohe.Interpretimet e tij në film ishin shumë të
mirëpritura ,duke arritur famë të madhe në kinematografinë ish
jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.Është një ndër themeluesit e
degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e
Prishtinës.Në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar
lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të
aktorëve në Kosovë.


Enver
Petrovci ishte emër i madh edhe në Beograd.Qysh si student në Akademinë
filmore dhe të Dramës ai lente përshtypje si aktor perspektiv të cilin
e kishin hetuar edhe doajenët më të mëdhenj të artit jugosllav siç
ishte edhe Ljuba Tadiq i cili /me rastin e mbrojtjes së temës së
diplomës të Enver Petrovcit/, duke mos mundur të priste deri në fund
,ishte ngritur në këmbë dhe kishte brohoritur’’Ky djalosh i ri nga
Kosova do të bëhet së shpejti njëri ndër aktorët më të famshëm në
Jugosllavi’’.Si provim diplome Enver Petrovci e kishte pasur mbretin
famëkeq romak Kaligula, jetën e të cilit e kishte aktruar para
profesorëve të vetë më eminentë. Ljuba Tadiq nuk ishte i ngarkuar si
nacionalist dhe ndonse ishte i lindur në Ferizaj të Kosovës, kishte
konsideratë edhe për aktorin e ri i cili ishte shpresë jo vetëm për
Kosovën por edhe për mbarë opinionin jugosllav.Lavdatat që ia kishte
bërë Ljuba Tadiq kishin qenë të sakta ngase Enver Petrofci kishte
arritur që qindra herë nëpër teatrot jugosllave ta luante një shqiptar
që jetonte në Beograd, por që nuk e dinte mirë gjuhën serbokroate.
Pjesa ishte tejet humoristike dhe ai bashkë me aktorin Petar Kral patën
ardhur në vitet tetëdhjeta edhe në Prishtinë për ta shfaqur atë pjesë
para publikut kosovar, me ç’rast u ndamë të gjithë të kënaqur me
aktorin tonë i cili aktronte edhe në vendin e vetë të lindjes. .


Halit Bogaj: Enver Petrovci U1_EnverPetrovciMes
tjerash duhet theksuar edhe faktin se Enver Petrovci ishte aktori i
katërt shqiptar i cili kishte arritur’’ të përshtatej’’, nëse mund të
themi kështu , në metropolën ish jugosllave, ku jetonin një kohë të
gjatë edhe : Abdurrahman Shala, Bekim Fehmiu dhe Faruk Begolli, duke u
angazhuar nëpër filmat më spektakularë jugosllav siç
ishin:’’Kozara’’,’’Beteja e Neretvës’’,’’Sasha’’,’’Mbledhësit e
puplave’’, ‘’Kapiten Lleshi’’,’’Vëllau i dr.Homerit’’e shumë e shumë të
tjerë në të cilët merrnin pjesë katër aktorët e mëdhenj kosovarë të
cilët edhe atje kishin respekt, parasëgjithash duke u treguar me punë
dhe angazhim të madh, ngase ishte shumë vështirë të depërtonin në
rrethe dhe rrethana të tilla ku vepronin edhe aktorët e të gjitha
republikave dhe krahinave të atëhershme.


Pas
daljes në sipërfaqe të nacionalshovinizmit të egër serb dhe acarimit të
marrëdhënieve ndërnacionale mes shqiptarëve dhe serbëve , edhe Bekim
Fehmiu, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci bëhen viktima të tij. Në një
shfaqje ku aktronte Enver Petrovci , nëpër afishet e saj , emrin e tij
e shkruanin’’Enver Petroviq’’me ç’rast aktori ynë i ri nuk donte të
luante, andaj erdhi në Prishtinë për të mbetur këtu përgjithmonë deri
në ditët e sotme, natyrisht duke pritur ditë më të mira për bashkëpunim
reciprok mes Kosovës dhe Serbisë , mbase një ditë do ta shohin edhe ata
vetë se ku i kishte sjellur e kaluara e tyre armiqësore me të gjithë
popujt e tjerë që dikur jetuan me dekada së bashku.


Edhe
Enver Petrovci aktronte role të fuqishme me të cilat bëhej përherë i
njohur tek artdashësit e filmave të tij si ishin: Ti qëndron në lumin e
madh, Thyerja, Disk Xhokeji i mëngjesit, Kur pranvera vonohet, Shtatë
sekretarët e LKJ-së, Qepësit e xhinsit, Shkallët për në qiell, Gjurmë e
rrezikshme, Llazari, Sulmi i dyfishtë, Vlimi, Jugovizioni, Jeta në
rrugën e varrezave, Gratë e gatshme gjithmonë, Tanipërtani pa ndonjë
titull të mirë, Njëfarë vendi i çuditshëm, Rojet e mjegullës,
Partnerët, Manifesto, Rrëfimi i thjeshtë, Karrotat nuk të janë rritur
mirë, Forbiden sun, Migjeni, Në lindje të lindjes, Deputeti popullor,
Redaksia speciale/tri episode/, Stacioni i trenave të thjeshtë, Baroti
i shurdhër, Seks armiku partiak numër 1, Festa në Sarajevë, Rrethi,
Jeta më e mirë 2, /dy episode/, Bulevardi i revolucionit, Amerika e
mallëkuar, Rasti i lehtë i vdekjes, Thumbi i bletës, Tri palma për dy
të këqinj dhe peshkun, Kurora e maleve, Lule të kuqe, lule të zeza,
Biri i humbur, Anatema, Lufta ka mbaruar, Gomarët e kufirit , Në orët e
vona dhe Një milion Euro.Siç shihet nga lart, Enver Petrovci gjer tani
aktroi në 46 filma, pa hyrë këtu edhe pjesët teatrore në Beograd dhe
Prishtinë për të cilat, për fat të keq, nuke kemi shënime.Rolet e Enver
Petrovcit nga këta filma janë të llojllojshme dhe shpeshherë të
ndërlikuara të cilat mundi t’i realizonte vetëm ai me poetencën e tij
të dëshmuar artistike dhe me talentin e dhuruar nga vetë natyra.Në
vijim duhet theksuar edhe disa karakteristika të krijimtarisë filmore
të Enver Petrovcit. Ai nuk kishte shumë role kryesore në filma, përveç
në ‘’Rojet e mjegullës’’, në regjinë e Isa Qosjes.Në
filmin’’Manifesto’’/1988/, në regjinë e Dushan Makavajevit, ai aktroi
përballë aktorëve të shquar si: Alfred Molina, Erik Stolc, Gabriel
Anvar, Linda Marlou, Patrik Godfri, Rade Sherbexhia etj,, që do të
thotë se edhe ky film ishte një sukses i madh i aktorit
kosovar.Gjithashtu edhe në filmin’’Forbiden sun’’aktroi me disa emra të
kinematografisë botërore si:Lorin Haton, Klif De Jang, Robert Beltran,
Viveka Dejvis, Rene Estevez, Kristinë Harnos, Samanta Mathis dhe Rene
Props,kurse në ’’Karrotat nuk janë rritur sa duhet’’e shohim bashkë me
djalin e Bekim Fehmiut/Ulisin/,.Në filmin televiziv
‘’Migjeni’’portretizon jetën e shkurtër të poetit tonë të mjerimit i
cili edhe atë pjesë të jetës e sakrifikoi për popullin dhe nxënësit e
tij të varfër.Edhe ky rol na ka mbetur në kujtesë të përhershme.Në këtë
rrafsh është interesant të theksohet edhe filmi’’Baroti i
shurdhër’’/1990/, në të cilin aktron E.Petrovci, i regjisorit boshnjak
Bahrudin Bato Çengiq i cili e kishte bërë një film dokumentar edhe për
Shqipërinë në vitin 1992.Edhe në filmin’’Festa në Sarajevë’’/1991/, i
regjisorit Benxhamin Filipoviq, e sipas skenarit të shkrimtarit të
shquar Abdulla Sidran, Enver Petrovci luan një rol të paharruar, me të
cilin dëshmohet se aktori kosovar kishte autoritet të madh edhe në
Bosnjë, kurse në filmin’’Rrethi’’/1991/i regjisorit Nebojsha Divjak, ai
luan rolin e tretë , sipas radhitjes së aktorëve.Në
filmin’’Nekrologji’’/1994/, i regjisorit Fatmir Koçi, krahas Rajmonda
Bulkut në rolin kryesor, Petrovci aktron rolin e katërt.Në filmin e
Mevlan Shanajt’’Lule të bardha, lule të zeza’’rolin e Nan Golemit, ku
luan bashkë me Bujar Lakon, kurse në filmin’’Anatema’’i Agim Sopit ,
përveç me aktorët kosovarë ,aktron edhe me aktorin shqiptar Rikard
Ljarja.Në filmin’’Lufta ka mbaruar’’/2009/ e ka rolion kryesor.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi