Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbia flet per te shtena nga Kosova ne Zonen Tokesore te Sigurise

Shko poshtë

Serbia flet per te shtena nga Kosova ne Zonen Tokesore te Sigurise Empty Serbia flet per te shtena nga Kosova ne Zonen Tokesore te Sigurise

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 06, 2010 11:42 am

Serbia flet per te shtena nga Kosova ne Zonen Tokesore te Sigurise


06.01.2010

Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, citohet nga Tanjug
të ketë thënë se banorët e fshatit Rashevac të Kurshumlisë kanë qenë të
shqetësuar nga të shtënat që vinin nga ana e Kosovës.



“Ende nuk dihet pse kishte të shtëna në
fshati Rashevac dhe se në bashkëpunim me KFOR-in do të zhvillohen
hetimet”, ka thënë Shutanovac.
Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug,
njofton se “banorët e fshatit të Kurshumlisë, Rashevac, që ndodhet në
Zonën Tokësore të Sigurisë, natën e shkuar janë vetorganizuar dhe të
armatosur kanë patrulluar nëpër fshat, meqë ishin të shqetësuar nga të
shtëna të herëpashershme nga territori i Kosovës. Të shtënat dhe dritat
e fuqishme, që vinin nga territori i Kosovës, i ka shtyrë banorët e
fshatit Rashevac të Kurshumlisë që edhe ata të kapin armët në duar”.


shtënat e herëpashershme kanë nisur me terrin e parë, kurse vendësit
pohojnë se ato vinin nga territori i Podujevës, që ndodhet 300 metra
larg nga fshati, njofton Tanjug.

Gjatë të shtënave, shtëpitë në
Rashevac ndriçoheshin në mënyrë alternative me reflektorë. Vendasit
thonë se nga policia kishin marrë vetëm këshillën që të rrinin të qetë,
prandaj kishin vendosur të vetorganizoheshin. “Në Rashevac, në të cilin
jetojnë 15 serbë, kryesisht pleq, ka mbretëruar frika. Shumë sish nisën
të paketohen, që të jenë të gatshëm të braktisin fshatin”, thotë
agjencia.

Njoftohet se sot policia ka vizituar fshatin dhe më
vonë do të mund të dihet më shumë për incidentin. Ministri i Mbrojtjes,
Dragan Shutanovac, citohet të ketë thënë se “Ushtria e Serbisë është e
pranishme gjatë gjithë kohës në këtë pjesë. Ushtria edhe mbrëmë, edhe
sot është atje, edhe pse nuk është e vendosur në fshat, por në kufi...
Me KFOR-in do të bëjmë përpjekje të marrim vesh se çfarë ka ndodhur në
fakt dhe nëse incidenti ishte kundër banorëve joshqiptarë, apo ishte
diçka që mund ta quajmë huliganizëm”, është shprehur ministri.

Mediat serbe pohojnë se edhe gjatë ditës janë dëgjuar të shtëna sporadike
Përfaqësuesit
e Policisë së Kosovës kanë njoftuar se mbrëmë nuk kanë regjistruar
kurrfarë të shtënash në kufirin me Kurshumlinë. Zëdhënësi i Policisë së
Kosovës, Baki Kelani ka deklaruar se policia nuk ka regjistruar të
shtëna në anën e Kosovës.

KFOR-i gjatë ditës së djeshme nuk është deklaruar rreth këtij incidenti, siç e quan pala serbe. (koha)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi