Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani: Antikatedralistët antishqiptarë! (Naim Tërnava: "Nene Tereza eshte magjype"!!!)

Shko poshtë

Kadri Mani: Antikatedralistët antishqiptarë! (Naim Tërnava: "Nene Tereza eshte magjype"!!!) Empty Kadri Mani: Antikatedralistët antishqiptarë! (Naim Tërnava: "Nene Tereza eshte magjype"!!!)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 07, 2010 2:39 am

Kadri Mani: Antikatedralistët antishqiptarë! (Naim Tërnava: "Nene Tereza eshte magjype"!!!) U1_KadriManiArkivore

-----Original Message-----
From: Illyricum6
To: Illyricum6
Sent: Fri, 09 Sep 2005 10:35:28 -0400
Subject: Fwd: nga kadri osmani: myftiu naim tërnava: "Nene Tereza eshte magjype"!!!



-----Original Message-----
From: Illyricum6
To: Illyrianews; Illyricum6; info@...; info@...; info@...; info@...
Sent: Fri, 09 Sep 2005 10:28:33 -0400
Subject: nga kadri mani: myftiu naim tërnava: "Nene Tereza eshte magjype"!!!




KOSOVË: ANTIKATEDRALISTËT ANTISHQIPTARË!



Myftiu NAIM TËRNAVA: "Nënë Tereza është magjype"!!!



Nga Kadri Osmani, Zvicër




nderuar lexues, ndryshe nga Sigurimi enverhoxhian që çdo shqiptar e
obligonte të jetë sipiun, madje edhe spiun e familjes së vet, UDB-ja
titoiste nuk e kishte atë metodë: ajo e gjente një plakarec fshati
përgjithësisht, veçanërisht këshilltarin ose imamin, dhe shefat e tyre
rrinin këmbën mbi këmbë dhe i merrnin informatat për të dyshimtit dhe
për armiqtë e tyre potencialë.


Dhe hoxhët e tillë, sado injorantë, spiu-nazhin e zhvillonin disi nën rrogoz, derisa na doli spiun me bajrak edhe kryehoxha i Kosovës, myftiu Naim Tërnava!!

Ky "myfti"
kaherë ka shpfur nëpër xhemat e nëper grupe, ama tash doli me
intervistë te gazeta "ZËRI I DITËS", e datës 2-3 korrik 2005, në
ballinë dhe në tungji faqen 5, ku paraqitet me tendenca, me kushtëzkime
e me kërcënime!!! Kjo shihet edhe nga vetë titulli: "Nëse ndër-tohet katedralja në Prishtinë, do të ndërtohet edhe xhamia e madhe në oborrin e Universitetit"!!! Dhe
edhe përpara këtij skandali, xhenazet e politikës dhe xhenazet e
gazetarë- heshtin!?! Ky hoxhë nuk është i vetmuar, të tillë janë edhe
Mulla Mustafa në Kryeqytetin e Zvicrës, në Bern, dhe Mulla Nebihi në
Allstette, në Zürich... Pra, Mulla Nebihi, në sallën e xhamisë, përpara
xhematit dhe përpara pjesëtarëve të Bashkësisë Shqiptare të Zvicrës,
pati deklaruar: Kjo është Shtëpi e Zotit, këtu i jepet mikrofoni çdo
myslimani, por nuk iu jepet mikrofoni katolikëve kaurrë! Atë herë unë i shkruaja hoxha-dreqit:


Zotni Mulla Nebi,

Po
Jua dërgoj këto tekste, për Të ju bindur se ka kush kujdeset edhe për
fe edhe për komb: doni Ju t'i ndërpreni armiqësitë myslimanë-katolikë?- apo po dalim me polemika të hapura në të gjitha mjetet e informimit?


Me nderime.

Në Bern, më 2.11.2001

(Kadri Osmani)



"Bashkë kem ra në fushë të mejdanit:

Jemi shkri për nder të vatanit

pre e lasknue në teh të jataganit.

E gjithmonë kombi i shqiptarit

për vend të vet e për erz të të parit

ka ba dekën gjithë për s'mbarit

pa ju lodh kurrë mendja e kresë

me e nda kund ndryshimi i fesë:

paj Bajramit e për Pashkë

kemi gëzue e ba qejf bashkë."

Ndërsa në një gazetë shqiptare në Shkodër, prill 1910, Im Atë shkruante ndër të tjera:

"Ta
çkoqi pra prej zemre shqiptari atë fanatizëm që deri më sot kje kaperdi
me të, ...të shterngohen në dashtni të njëmen-dshme ndër veti si
Krishtian si Muhamedan. Njat herë ka për t`u pa forca e lumnia e
Shqipnisë mbarë.


Mulla Mustafa

Imamit
të Bashkësisë Islame, zotëri Mulla Mustafë Memeti, në shenjë respekti,
mirënjohje dhe miqësie të përjetshme;- për punët tona të mbara, të
përbashkëta, për Republikën e Kosovës tonë martire.


(Fjala është për dhuratën që ia pata dhënë - librin: "Lëkundjet e shekullit" nga M. Felluah Gylen që kushtonte

10 Fr.: Hoxha e kish marrë për pro-vokim,- kush e ka përkthyer!? - pse nuk përkthehen libra tjera...!?")

Isha
në dijeni se Mulla Mustafa po pre-dikonte disa proçka fetare
antishkencore: "Në pyetjen në ka përparësi kombi apo feja, përgjigje -
s`ka, sepse janë të barabarta"!




***

Imamët
i lëshon sallat e veta të xhamive edhe për tubime të Bashkësisë
Shqiptare, madje - falas!? - në fakt ata e kishin vënë nganjë aparat
aty, ku mund të blenin njerëzit: cigare, çokollata, kafe, çaj, pije
freskuese... d.m.th. nuk ishte pa fitime. Ama unë po mendoja se edhe në
këtë mënyrë po afroheshim: sikur priftërinjve, ashtu edhe hoxhallarëve
iu kisha thënë se faqet e revistës "Shqipëria Etnike" janë të lira edhe
për fetë, me kusht që çdokush ta predikojë fenë e evet, pa u përzier në
fenë e tjetrit; duhet të harrohen përçarjet, intrigat, apojo?


Por çka mendon deveja e çka men-don devejari!?

Derisa
unë po mendoja se që të gjitha organizimet separatiste: klubet, shqatat
kulturore e fetare..., duhej të vepronin në kuadër të Bashkësisë
Shqiptare në Zvicër, ata jo por po ngritnin taktikat e strategjitë e
tyre që Bashkësia Shqiptare të futej nën tutelën e Bashkësive Fetare!!!
Derisa e zbulova se ata tanimë kishin depërtuar edhe në Kryesi të
Bashkësisë, de disa persona destruktivë, sikur që ishin: Shefqet
Jashari-Strofci, mësuesi i tij fetar Ismet Kuqi-(Diplomat dhe Imam!!),
Alistar Ramadani etj., etj. Vetëm atëherë e mora situatën në dorë dhe
jua tregova se ku e kanë vendin: në stallë, nën kosh e nën hambar, duke
jua formuluar në vargje:




Pa dëgjoni moj shqiptari

kanë ardhur derrat në Bashkësi

kanë zënë vend në Kryesi

nuk paguajnë as anëtarësi!

"Ta çkoqi pra prej zemre shqiptari atë fanatizëm që deri më sot kje kaperdi me të,..."-dhe
hoxhët jo vetëm që nuk e hoqën e nuk e shkoqën nga zemrat e veta
fanatizmin e deridjeshëm, por po vijojnë të kapardisen edhe sot dhe
disa redaksi ua aakanë hapur dyert e veta hapekrahë për shkrimeve të
tyre përçarëse, tendencioze, me kushtëzkime e me kërcënime; të cilët
kanë pas vete disa forca të errëta e reaksionare, që po nuk u bërën zap
sot dhe menjëherë, një ditë do të pretendojnë që edhe ta marrin
pushtetin!?!


Janë katër dëshmitarë të gjallë se në një lokal afarist në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, Myftia Naim Tërnava ka thënë: "Nënë Tereza është magjupe"-
dhe se ai për këtë ka dokument!?! Ne u shtangëm: kishim përpara një
alamet hoxhe, me çallmën e Muhamedit mbi kokë dhe të zgjedhur nga
Vakëfi, Vendi i Shenjtë!?! Më pastaj ia çova do selame dhe ia këroja
"dokumentin", të cilin nuk na e solli as sot e kësaj dite. Dhe më
pastaj, çova njerëzit e mi dhe e mora një lidhje me sekretarin e
Medresës, zotni Ekrem Simnicën:ekremsimnica@...,- i cili në asnjë
mesazh të redaksisë nuk na u përgjigj!?!


E pra, për skandalin e gënjeshtrës së Myftiut Naim Tërnava, janë këta dëshmitarë:

1.Kadri Osmani

redaktorpërgjegjës i revistës "Shqipëria Etnike";

2.Hamit Hamiti,

veprimtar i njohur nga Besiana:

3.Fazli Maloku,

epror i Uçk-ës, nateli: 044/159 998.- Rr. "Drenica" II nr. 53, Prishtinë;

4.Rabit Osmani,

nateli:044/24 92 31.- Kodra e Diellit, Rr. II "Mehmet Gradica" nr. 64.

Momentalish të suspendohen nga puna dhe te fillojnë hetimet për vepër penale të propagandës armiqësore.

Me
këtë kurrsesi nuk do t'i identifikonim edhe fetarët patriotë, ama
dhembja është tejet e madhe: përse edhe këta tipa nuk e ndoqën rrugën e
ndritshme Mulla Idrizit të Gjilanit!?! Dhe kemi të drejtë që ta
shtrojmë pyetjen e bazuar: mos këta tipa kanë lidhje edhe me
terrozimin?- edhe me tri shpërthimet në Prishtinë, kundër miqve tanë
ndërkombëtarë!?! Kundër çlirimtarëve tanë, paçka se edhe ata nuk janë
pa gabime e pa mëkate, sikur që është rasti me propozimin e Jasushi
Akashit për Kryeadministrator të Kosovës dhe për sjelljen e socialistit
shokut Marek Antoni Nowicki, i cili po i përkrahte sivëllezërit e vet
të dyshmitë nga Lista e Zezë!?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi