Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirela Bogdani: Në lidhje me kandidimin tim në UK

Shko poshtë

Mirela Bogdani: Në lidhje me kandidimin tim në UK Empty Mirela Bogdani: Në lidhje me kandidimin tim në UK

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 11, 2010 3:08 am


Mirela Bogdani: Në lidhje me kandidimin tim në UK U1_MirelaBogdaniNë lidhje me kandidimin tim në UK

Nga Mirela Bogdani

Jam
nisur prej ditesh t'i kthej pergjigje msg te meposhtem te "Alma
Vuksanit", por duke qene njeri i zene me pune nuk kam pasur kohe,
ndryshe nga shume prej ketyre tipave te listes Cameria qe duket se jane
te papune apo jetojne jashte me ndihma sociale prej shteteve Europiane
perendimore dhe e kalojne gjithe kohen maje internetit.

Personazhi
qe dergon msg e meposhtem, "Alma Vuksani", sic u informova qenka nje
personazh anonim, pra qe shkruan me pseudonim. Une e kam ne parim qe
nuk hyj ne debate e diskutime me individe qe shkruajne nen pseudonime,
sepse eshte unfair, pra nderkohe qe une paraqitem me identitetin tim te
vertete, tjetri ben trimin e te sulmon duke u fshehur si burracak pas
mburojes se pseudonimit. Personi qe fshihet pas "Almes" m'u tha qe
eshte nje nga "ideologet" islamike (emrin qe m'u tha nuk po e permend
kesaj rradhe). Megjithate duhet thene qe fjalori i ketij "Almes" ishte
goxha i moderuar dhe jo alabak si shume te tjereve te listes "Cameria".
Por pavaresisht nga fjalori, ishte paradoxale dhe qesharake qe kjo
"Alma" ka paciperine te me akuzoje per diploma te rreme (nese Oxfordi e
te tjera diploma te mia i duken te tilla) apo plot brockula te tjera,
nderkohe qe "kesaj" vete me nje kerkim te thjeshte google-ues nuk i
figuron emri gjekundi. Tipike per anonimatet.

Qe te vime tek
kryesorja, pra meqe ky "Alma" na paska germuar interneteve dhe i paska
rezultuar qe une s'jam kandidate. Pra islamiket pasi e provuan me letra
ankimi te konservatoret e nuk nxorren gje, pastaj tek brother-i i tyre
Asghar (i cili rezultoi qe e paska lene vete Islamin duke formuar para
tre muajsh nje organizate te quajtur "Former Muslim United"), tani
provuan te germonin ne website-n e Partise Konservatore. Po dhe kjo
tentative ju shkoi huq. Atehere, 551 Prospective Parliamentare
Candidates (PPC) jane ato te deritanismit, te cileve u jane percaktuar
zonat, nga 646 qe do dalin deri ne fund. Pra jane akoma dhe rreth 90
kandidate te cileve nuk ju jane percaktuar akoma zonat, ku bej pjese
dhe une. Pas perfshirjes ne listen e kandidateve nga Partia
Konservatore (Approved List of Candidates) duke qene qe fitova PAB
(Parliamentary Assesment Board) me 6 nentor 2009, une u caktova nga
Zyra e Seleksionimit te Kandidateve te luftoj ne Wales dhe nderkohe
pres te me caktohet zona elektorale (the constituency). Nese ne kete
zone do jem kandidatje e vetme konservatore, atehere dal automatikisht
PPC, nese ka te tjere atehere do garojme dhe nga ne do dale PPC e
zones.

Ajo qe me ben pershtypje mua eshte qe shqipot
(sigurisht jo te gjithe, po kategoria e "Almes" me shoke) ne vend qe te
gezojne e te vleresojne faktin qe nje bashkeatdhetar/e i tyre arrin te
inkludohet ne listen e kandidateve te nje vendi si Britania e Madhe (ku
konkurrenca eshte e madhe dhe procesi per te arritur deri aty eshte
teper i veshtire dhe kompetitiv) dhe nga nje parti prestigjoze dhe me
tradite si Partia Konservatore, bejne ceshte e mundur t'u prishin pune.
Kjo me kujton barcaleten e lopes me dy vellezerit shqiptare.


Komenti
i "Almes" pasohet nga nje mesazh injorantesk analfabet i nje
personazheje te quajtur Diana Dauti. Sigurisht nuk do merresha (qofte
per ta permendur) nje individi injorant qe nuk di te shkruaje as
shqipen, pra ka nevoje urgjente per nje kurs bazik kunder
analfabetizmit. Arsyeja qe po e permend eshte qe kjo analfabetja msg e
vet e dergoi dhe ne nje liste tjeter (Art-kafe) duke shkelur keshtu
etiken e komunikimit. Nese nje diskutim dhe debat hapet dhe zhvillohet
ne nje liste te caktuar, atehere eshte e pamoralshme dhe jo etike te
cohet ne nje liste tjeter ku membershipi i asaj liste nuk njihet me
diskutimin e hapur ne nje liste tjeter. Sigurisht moderatori i
Art-kafese me kerkoi ndjese dhe tha qe mesazhe te tilla (sidomos nga
lista Cameria) nuk do lejoje me asnjehere te kalojne. Sic duket zonja
Dauti e ka kohen me pash qe shkruan lart e poshte neper lista. Normal
perderisa, sic mora vesh, jetoka me social benefits aty ne maje te
Londres. Jam e sigurte qe zyra e Social Security qe te mban me shtepi
dhe buke zotrote, nuk do te ngelte aspak e kenaqur po te merrte vesh qe
ne vend qe te kerkosh e te gjesh nje pune, ti harxhon kohen ne facebook
e forumeve te internetit duke share lart e poshte njerezit qe punojne e
kontribojne per shtetin britanik. Sidomos kur je anetare e kontribuese
e rregullt me komentet e tua intrigante e analfabete ne forume me
membership me islamiste ekstremiste. Keshtu qe here tjeter mendohu mire
kur do te atakosh me mesazhe te tilla njerez qe nuk rrjepin shtetin
britanik si puna jote. Le pastaj kur nje analfabete si puna jote do te
japi mend per politikat e konservatoreve, ajo pastaj ishte hilarious
fare.

Keshtu pra besoj u sqaruat dhe mos na harxhoni me
kohen, te pakten neve qe punojme dhe nuk jetojme me benefite sociale
nga shteti.

Mirembetshi
M.B.



____________________

--- On Wed, 12/30/09, Alma Vuksani <alma_vuksani@yahoo.it> wrote:


From: Alma Vuksani <alma_vuksani@yahoo.it>
Subject:
To: mirelabogdani@yahoo.com
Cc: cameria@yahoogroups.com, drejtesia@gmail.com, tschameria@yahoogroups.com, info@forumimusliman.org, bekimbeu@hotmail.com, albertinobe@yahoo.fr, edlira_xhemo@yahoo.com, paul.tedeschini@yahoo.it, bruqi-flori@hotmail.com
Date: Wednesday, December 30, 2009, 10:02 PM


Znj. Bogdani,

Do te ishte mire te linit
gjithe keto fyerje dhe kercenime qesharake gjysem shqip gjysem
anglisht, dhe te vertetonit nese jeni vertet kandidate per Partine
Konservatore. Ne faqen zyrtare te Partise Konservatore ne web nuk
rezultoni fare si e tille mes 551 kandidateve (prospective
parliamentary candidates)

http://www.conservatives.com/People/Prospective%20Parliamentary%20Candidates.aspx?letter=B&by=Name

Ne fakt me nje kerkim te thjeshte ne google emri
juaj nuk figuron fare ne asnje faqe angleze, pervecse ne ato shqiptare
per te ashtuquajturat 'kandidimet' tuaja ne Parlamentin Europian dhe
tani se fundi ne ate anglez; ah, me falni harrova dhe nje review te nje
libri tuaj per integrimin e Shqiperise, i cili per hir te se vertetes e
hedh poshte ne te gjitha pikepamjet punen tuaj.

Jemi mesuar
tashme me njerez sharlatane qe deshtojne ne emigracion dhe vijne me
diploma e grada te rreme per te pretenduar ne Shqiperi poste dhe
karriere!

Alma Vuksani

P.S. Nuk jam me myslimane as me
origjine keshtu qe nuk besoj te me kercenoni me MI5 dhe sherbimet e
burrit tuaj. Ju na vertetoni qe jeni vertet kandidate e Partise
Konservatore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi