Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MBREMJE/TUBIM BAMIRESIE NE NDIHME TE PERMBYTJEVE

Shko poshtë

MBREMJE/TUBIM BAMIRESIE NE NDIHME TE PERMBYTJEVE Empty MBREMJE/TUBIM BAMIRESIE NE NDIHME TE PERMBYTJEVE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 14, 2010 12:53 am

Te dashur bashkeatdhetare ne Londer/MB apo rreth saj...!
MBREMJE/TUBIM BAMIRESIE NE NDIHME TE PERMBYTJEVE N253450398420_7650


Sic
mund te jeni ne dijeni, ne ditet/javet e fundit ultesira
veriperendimore ne Shqiperi - sidomos Shkoder, por edhe ne Lezhe eshte
perfshire nga permbytje te medha.

Keto permbytje sidomos per rrethinat e nen-Shkodres kane pasur efekt gati-kataklizmik, edhe pse nuk ka pasur humbje jetesh.

Jane permbytur mbi 10 000 hektare toke, ku jane prekur me dhjetera mijera familje.

Toka
bujqesore dhe blegtoria ne keto zonaeshte demtuar se tepermi, poashtu
jane demtuar edhe shumica e banesave dhe materialeve shtepiake,
bizneset dhe disa mjete komunikacioni (ura, et...).

Popullata e kesaj zone, po perjeton nje katastrofe te vertete dhe keta njerez kane nevoje per ndihme!!!

Per
kete arsye, disa anetare te komunitetit Shqiptar ne Londer kane
ndermarre iniciativen qe te sensibilizojne sa me shume njerez; por mbi
te gjitha te mbledhin fonde qe do te shkojne ne ndihme te ketyre
viktimave.

Keshtuqe te Dielen me 24 Janar 2010 nga ora 16.00 -
20.00 do te organizohet nje mbremje/tubim bamiresie, ku te gjitha
fondet e mbledhura do t'i dergohen organizates Caritas Albania (
www.caritasalbania.org ) ne menyre qe ata t'i perdorin dhe
administrojne keto fonde per te ndihmuar popullaten e prekur nga
permbytjet.

Arsyeja se perse kemi zgjedhur kete organizate,
eshte se ka vite qe operon nder shqiptare dhe ka reputacion
nderkombetar - poashtu eshte nen kontrollin e njerezve te fese dhe nuk
krijohen ferkime politike apo krahinore.

Por mbi te gjitha kemi pasur kendveshtrimin se kjo organizate do t'i administroje fondet pa asnje rrjedhje!!!
Mbasi
te mbaroje mbremja do te bejme publike te gjitha te dhenat e mbledhjeve
te fondeve dhe do t'i kerkojme Caritas Albania qe t'i paraqese ato te
dhenat ne faqen e tyre zyrtare ne internet.
Keshtuqe te behet transparence deri ne qindarken e fundit per fondet e mbledhura.

Mbremja do te mbahet ne adresen e mesiperme dhe hyrja do te jete £10.00 per c'do te rritur.

Kodi i veshjes eshte smart ose smart/casual.

Do te kete muzike shqip (per momentin DJ, por ndoshta arrijme te sigurojme edhe orkester live).

Pijet qe do te konsumohen do te jene me cmim shume me te ulet se shiten neper lokalet e tjera.

Atmosfera do te jete e hareshme dhe familjare...!

Ju lutem konfirmoni pjesmarrjen tuaj sa me shpejt, meqe salla ka nje kapacitet te kufizuar.


DO TE FESTOJME SA ME MIRE DHE DO T'A BEJME KETE MBREMJE PER NJE KAUZE FISNIKE!!!

JU LUTEM FTONI TE GJITHE MIQTE TUAJ QE TE MARRIN PJESE NE KETE FESTE BAMIRESIE...!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi