Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miqtë dhe armiqtë te varri i “profetit”

Shko poshtë

Miqtë dhe armiqtë te varri i “profetit” Empty Miqtë dhe armiqtë te varri i “profetit”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 29, 2009 4:27 am

Miqtë dhe armiqtë te varri i “profetit”


Nga Veton Rugova

Miqtë dhe armiqtë te varri i “profetit” VetonRugova
Tri vjet pas vdekjes, Ibrahim Rugova vazhdon të influencojë skenën politike në Kosovë. Para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova u sulen për pelegrinazh liderët kryesorë të vendit. Shkuan Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, Kryesia e çoroditur e LDK-së, Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, dhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Që të gjithë të përcjellë nga një numër i konsiderueshëm i bashkëpunëtorëve. Po ashtu të gjithë të veshur me të zeza si dhe me nga një tufë me lule. Dhe, po të gjithë folën me pietet për “babanë e pavarësisë”, “liderin shpirtëror”, “njeriun pa të cilin Kosova sot nuk do të ishte këtu ku është”, “ideologjinë dhe filozofinë e tij”, për “Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën” si dy figurat kryesore të kohës moderne të Kosovës.

Vdekja e Presidentit të parë të vendit të njohur ndërkombëtarisht dhe politikanit më popullor për gati dy dekada, i kishte hapur rrugë rikonfigurimit të skenës politike. Hija e tij ka vazhduar të sillet nëpër kokat e liderëve aktualë.

Gjatë këtyre viteve, konkurrenca më e fortë për përvetësimin e figurës së Rugovës pas vdekjes, ishte shfaqur nga vet njerëzit e tij, të cilët nga LDK-ja nxorën dy parti – LDK-në dhe LDD-në. Të dyja pretendonin se po trashëgonin “frymën rugoviane”.

Më pas kjo ide ishte shfaqur edhe tek lideri i PDK-së Hashim Thaçi i cili tashmë përmendte Rugovën nëpër tubime të ndryshme, duke përdorur termin “President” pa ndonjë hezitim. Populli thotë “rrotullohet dynjaja”.

Natyrisht, i pari që kishte mundur të shijonte beneficionet e afrisë me Rugovën, ishte Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhjet e para nacionale në vend, kishte kaluar rubikonin duke bërë edhe koalicionin me liderin pacifist.

Pikërisht në tre vjetorin e vdekjes, të mërkurën, të gjitha akterët politikë në vend e shndërruan në “Mekë” varrin e Rugovës ndërsa nuk kursyen fjalët glorifikuese për të.

Sejdiu zgjodhi fjalë të mëdha për të siguruar lëdëkëistët se kujtimi për Presidentin Rugova mbahet gjallë fuqishëm nga partia, ndërsa Kryeministri i vendit Hashim Thaçi sërish u shfaq tek varri i Rugovës për të rikonfirmuar raportet e shkëlqyeshme me LDK-në partnere e pse jo edhe për të shpresuar në ndonjë votë nga rugovistët.

Të njëjtën e bëri edhe Nexhat Daci duke dashur të kujtojë se partia e tij përfaqëson frymën e vërtetë rugoviane, përderisa Ramush Haradinaj po ashtu nuk hezitoi të tregojë se është i interesuar për të ringjallë lidhjet e vjetra.
Nuk do mend se ata kanë shkuar edhe për të nderuar, siç e do protokolli, Presidentin e parë të Kosovës.

Figura e njeriut që për gati dy dekada u ndodh në qendër të politikës së Kosovës u vlerësua lartë nga liderë të vendit, pa dallim. Ky ishte përvjetori i parë i shënimit të vdekjes së Rugovës në Kosovën e pavarur.
Për të vdekurin vetëm fjalë të mira, por, jo edhe për të gjallët.
26/01/2009 :
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi