Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Kadaré: “PARTIA IME”

Shko poshtë

Ismail Kadaré: “PARTIA IME” Empty Ismail Kadaré: “PARTIA IME”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 17, 2010 10:22 pm

Ismail Kadaré: “PARTIA IME”


Ismail Kadaré: “PARTIA IME” Ismail-Kadar%C3%A8-Partia-Ime

Ate, që dot s’ma jepte kush,
Partia ime, ti ma dhè.
Nj’armatë shokësh sup më sup
Më madhështoren permbi dhè.


Me mijra zemra që janë lidhur
Si enë komunikuese varg
Në dejt e mi me anë të tyre
Seç rrjedh ky gjaku yt i madh.

Dhe ja, po ndjej si gjaku yt
Me puls të njëjtë rreh në damare
Që nga m’i thjeshti komunist
E gjer te sekretar’ i parë.

Të vjetrit shpesh hyjnitë i kanë
Me shume flatra, sy e vesh;
Unë qesh me perenditë indiane
Me perenditë greke qesh.

Me sistem zemrash lidhur bashkë
Që ti, Partia jonë, na dhè
M’i thjeshti komunist në radhë
Ngrihet mbi qindra Prometè.

Se s’ka më mrekulli të madhe
Që në komune kështu të jesh;
Që në trup tend gëzim e halle
Të mijëra shokëve të kesh.

Të ngjitet nga punetori i vjetër
Te burri i shtetit një merak,
Ose të zbresë nga burri i shtetit
Qederi i madh te bujku plak.

Dhe mua gjumi mos më marrë
Për faren që në fushë s’mbin
Për librin tim të keq fshatari
Të kthëhet njëzet herë në brinjë.

Të ndiesh, Parti, si gjaku yt
Me puls të njëjtë rreh në damarë
Që nga m’i thjeshti komunist
E gjerë tè sekretar’ i parë.

Unë qesh me perenditë indiane,
Me perenditë greke qesh.
Me ty unë jam i lartë si mallet
Pa ty, në çast si gogla vdes.

Me ty dhe dhëmbja më e thekshme
Ka vlerë më shumë se një gëzim.
Me ty do t’isha i pavdekshëm
Dhe sikur t’isha anonim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismail Kadaré: “PARTIA IME” Empty Re: Ismail Kadaré: “PARTIA IME”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 17, 2010 10:56 pm

Laokonti




Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë
në muze të Louvrit në Madrid, Në New York
Para syve tuaj e aparate turistësh.
Qindra vjet kam që vuaj
nga që s'flas dot



Si të flas?
A mundet një nofull mermeri
të lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
një enigmë, si amebë të tharë atje ka.



Një të fshehtë të madhe ndrydh brënda gjoksit
para syve tuaj, në Paris, në Madrid.
Ah, do të doja dyfish të m'i shtonit,
veç sekretin e madhë të shkarkoja një ditë.




Tek më vini rrotull, unë them me vete
kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,
që ky ngërç e ky ankth në qënien time
s'êshtë nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë?


Mijëra herë në mijra net e ditë
të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim.
Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje
ndoshta mermeri peson një ndryshim.




Po s'ndërron ai kurrë.
Art i skulpturës
gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rreme,
të vërtetën kujtoj e qaj për të.


Si çdo gjë e tmerrshme është i thjesht sekreti,
që brënda boshllëku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,
mua s'më mbytën gjarpërinjtë por trojanët më vranë.




O, sikur të mundja gjithçka të tregoja.
Si do të ngrinit para meje si gur,
por une i dënuar mes rropamës suaj
moskokëçarëse
monologun të thurr.

Ju e dini se përpara Trojës ahere,
kali i drunjtë, dhuratë e grekëve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:
ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq.


Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët
mjaft më me luftë, zjarr edhe helme.
Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda
armiqte ne miq erdh koha të kthejmë.

Në mbledhje të gjatë "pro" dhe "kundra" kalit,
unë "kundra", kryesova me tërbim.
Dhe juve ju kam thënë atëhere se hyjnit
gjarpërinjtë më dërguan si ndërshkim.



Ç'përralla kalamajsh, ç'trillim për budallenjtë
unë gjarpërinjtë do t'i mbrapsja me një shkelm.
Po ç'ti bëj fushatës së tradhëtarëve kundër meje
shantazheve, letrave anonime plot helm.



Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer në qeveri.


Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me erë
kali i drunjtë përjashta priste në shi.



Atë kalë unë i pari e kisha goditur,
ndaj,e dija, ate s'do të ma falnin përjetë.
Më në fund "vijë e butë" fiton mbi të "ashprën",
dhe ne "kokëfortët" na vunë në arrest.




Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë
helmin na dhanë ata të pijmë
ata qe ulërinin kundër dhunës e shpatës
Ata që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinjtë



Në mëngjez që pagdhirë në breg të detit
ma hodhën kufomën drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembanë përhapën
version fals të gjarpërinjve hyjnorë.





Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,
ju e dini me Trojën se ç'ndodhi pastaj.
Tre mijë vjet rrjesht,
nga muzeu në muzera,
unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën mbaj.




Tre mijë vjet...Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe më rrinë në sy.
Po më i tmerrshëm se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u bë qetesi.


Troje e braktisur.
Gërmadhë
Hi i ftohtë
dhe poshtë ne të vdekurit shtrirë rresht.
Dhe papritur, në muzg sipër tokës se mardhur
u ndje diçka që atë çante përmes.




Ç'ishte kjo gërvimë kështu, kjo jehonë?
Vumë veshin. Kuptuam, grekët e ligj
përmbi qëndrën e qytetit me parmëndë lëronin
për të thënë se Troja përjetë vdiq.



Ja më në fund dhe parmënda e tyre.
Ah,plugu i saj si na çante më dysh!
Nga tradhëtia e Trojës, nga gjithë dhembjet,
ky kafshim i parmëndës më i hidhur ish.





T'i kthejmë shpatat më në fund në parmenda.
Kështu thërrisnin atëhere ata.
Midis fjalëve tuaja, si mallkim, si gjëmë
veshët me kapën edhe këtë hata.



Më kanë lodhur më shumë, besomëni, ca fjalë,
se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh.
Ju, që gjer në hënë kini shkuar, si vallë
s'depërtoni dot deri në gjoksin tim?




Gumëzhina juaj si zhaurimë deti
më vjen nga çdo anë më përplaset në vesh,
nga copëra bisedash shumëgjuhëshe rreth meje
shqetësimet e mëdha të botës marr vesh.


Dëgjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,
emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,
veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,
ashtu si atëhere ka mbetur njëlloj.




Prej patkonjve të tij unë rrënqethem akoma
dhe kështu në mermer i mbrojtur siç jam,
kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.


Vërtiteni,
flisni për teatrin e për plazhet,
për gjithfare motorësh e gjithfarë qeverish,
pa ju shkuar mëndja që ai mund të shfaqet
në një ditë të rëndomtë, nje mëngjes me shi.




Ashtu si atehëre....
po mjaft,
u lodha.
Nga vërtitja juaj po më erren sytë,
nga rropama juaj veshët më gjëmojnë
në muze të Londrës në Louvre e Madrid,


Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra
nga marazi, siç thonë, të plas, t'ia bëj "krak"
jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
po indiferenca juaj
do të bëhet shkak




Ismail Kadare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi