Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama viziton Kosovën?

Shko poshtë

Obama viziton Kosovën? Empty Obama viziton Kosovën?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 29, 2009 9:04 pm

Obama viziton Kosovën? Obama-490x320


Obama viziton Kosovën?

Nga Express më 29.01.2009 në ora 17:53

Presidenti amerikan Barack Obama mund të vizitojë Kosovën brenda tre muajve. Në fakt presidenti i ri amerikan ka premtuar se do të vizitoje një vend mysliman brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij , në kuadrin e politikave të tij për t’u afruar me myslimanët.

E ndërsa ende po behet lista për vendet që do të vizitoje Obama, kongresmenët sugjerojnë se cili do të jetë vendi mysliman që do vizitojë presidenti i ri. Një nga vendet e përfolura është Kosova, i sugjeruar me forcë nga kongresmeni Eliot Engel, i cili argumenton se Kosova është vend pro perëndimor, mysliman, që nuk ka qenë në ‘listën’ e madhe presidenciale që kur lufta mbaroi atje gjate administratës Clinton.

Por, Kosova është një prej sugjerimeve që i bëhen Obamas ashtu si dhe Indonezia, Egjipti, Malajzia apo Haiti. Lajmi bëhet i ditur nga një artikull të Washington Post, ku thuhet se gjithsesi agjenda e Obamas për udhëtime jashtë vendit ende nuk është e qartë. Kjo sepse Obama ka vendosur të përqendrohet më tepër në problemet akute të vendit dhe t’ia delegojë shumë kompetenca për udhëtime jashtë, sekretares së shtetit apo nenpresidentit Joe Biden. (News24/BalkanWeb)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi