Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: POEZI

Shko poshtë

Skender Korça: POEZI Empty Skender Korça: POEZI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 18, 2010 3:37 am




Skender Korça: POEZI 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n


Skender Korça: POEZI

Përplasje ndjenjash

Siklete nga brenda

Shtangime ledhash ne tru

Porosi dhe mesazhe

Burgime për vargje të shkruara

Vrasje në biruca për intelektual

Në epokën e re ndryshe

Shkruajnë për ti kenduar kohës

Injorancë e atyre që sot nuk lexojnë

Poetët janë të çmendur thonë

Botojnë poezi edhe të pa shkruara

Sa të marrë që janë na thonë

Lënë amanete për kohën

As për burg as për liri

Do mbushen biblioteka shumë

Me asnjë lexues të vetëm

Do mbetet një libër i trashë

Pa kopertinë dhe pa titull

Kur të kalohet çmenduria jonë

Do na gjykojnë se nuk na kanë kuptuar

Ata që kanë lexuar vetëm një libër

As librin tonë e as të tyre

Këtu do mbyllet poezia jonë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi