Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Buzhala: Rapsodi i fundit shqiptar

Shko poshtë

Faruk Buzhala: Rapsodi i fundit shqiptar Empty Faruk Buzhala: Rapsodi i fundit shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 27, 2010 4:00 pm

Faruk Buzhala: Rapsodi i fundit shqiptar Rizah_Bllaca
Rizah Bllaca


Faruk Buzhala: Rapsodi i fundit shqiptar 15954_1274045418702_1456938675_755442_1064355_n

Faruk Buzhala: Rapsodi i fundit shqiptar


Një analizë sipërfaqësore e veprës së RIZA BLLACËS, njërit nga rapsodët më të mirë të këtyre trojeve.

Edhe pse është i pakët materiali i këngëve të këtij shahiri,shihet dhe kuptohet qartë se pas dëgjimit të tyre kemi të bëjmë me vepër arti të çmuar dhe të pazëvendësuar.Në kohën kur jetoi dhe veproi ky krijues i folklorit burimor shqiptarë,Kosova ishte nën sistemin komunist ku çdo gjë individuale shihej dhe vëzhgohej me dyshim të madh.Pra,kjo na bën të kuptojmë se rapsodi ishte tërë kohën i përcjellur nga regjimi i atëhershëm.Puna e tij si artist i lirë dhe i pamvarur ishte në pozitë të rëndë dhe shumë të vështirë.
Besoj se të gjithë e dini se rapsodët këndonin në oda,gjatë ndonjë dasme,por edhe kur ftoheshin nga miqtë,dashamirët dhe adhuruesit e këngëve folklorike.Dhe RIZA i palodhshëm dhe i papritueshëm shkonte fshat më fshat me qitelinë e tij duke e vazhduar traditën e stërgjyshërve tanë me këngët e trashëguara brez pas brezi.Kishte krijuar përvojë të madhe në shkollën e odave dhe i dinte rregullat,intrigat dhe thashethëmat e tyre.E dinte se në oda kishin filluar të hynin edhe njerëzit e infiltruar të cilët futnin përçarje në popull.Këta njerëz ishin njolla të paguara nga sigurimi – për të kuptuar se çfarë veprimtarie bëhej në to.’’Çdo helm e ka edhe kundërhelmin e tij’’,këtë e dinte rapsodi ynë.Tani ky e kishte marrë për detyrë ti zbulonte këto njolla para të gjithë të pranishmëve.Dhe si arriti ta bëjë këtë ?
Shumë lehtë.Derisa këndonte,zërin e gjuante si shigjetë,derisa ajo shkonte dhe ngulej në zemrën e ndonjërit i cili bërtiste EEEHEEE.
Këngët e RIZA BLLACËS është vështirë të gjinden,sidomos këngët epike.Unë mezi i gjeta dy kaseta me këngë lirike ose ashikie,me inçizim të dobët.Mund të gjindet edhe ndonjë këngë e tij e bërë në RTK-në e atëhershme.Këngët nuk e di se a i ka bërë vetë apo i ka të huazuara nga paraardhësit e tij rapsodë,por shihet se në to ka metafora,alegori dhe simbole të pakuptueshme për veshin dhe të pakapshme për mendjet e cekëta.
Këtu unë nuk po flas për secilën këngë veç e veç por po i përmend vetëm titujt e disave nga ato:’’Zuna n’kojkë e rashë në det !’’,’’Shiko vetën e dima hallin’’,’’Prej mallit të bukurisë’’,Çka po m’rrin karshi karshi’’,’’Kush po kanë në derë të stanit’’,etj.Tekstet e këngëve janë të punuara(kënduara) në dy-rrokësh,tetë-rrokësh,dhjetë-rrokësh dhe për çudi edhe në dymbëdhjetë-rrokësh !
Zëri i tij i ëmbël dhe kumbues e bën për vete çdo dëgjues të këngëve të tij.Edhe çiftelia e tij me tela gjysmë të akorduara me zërin e tyre jehon në kokat që ende nuk kanë mundur ta kuptojnë porosinë e krijuar nga gishtërinjtë magjik të shahirit të ndjerë.Këto janë disa nga shumë veçanti që e bëjnë një artist të dallohet me stilin e tij krijues.E krijimtaria gojore e rapsodit tonë të fundit nuk është e pakët edhe pse mund të thuhet se është e mangët pasiqë shumë nga këngët e tij mungojnë.
Dihet se RIZA BLLACA këndoi krahinën me kohëzgjatjen më të madhe që ka mundur të këndojë ndonjë shahir.Edhe kjo e bën të veçantë krijimtarinë e tij të pasur,që mund ti simulojë studiuesit e kulturës dhe folklorit shqiptarë, ti rreken punës rreth një studimi serioz për këtë kolos të rapsodisë.
Për fund e vlen të përmendet se RIZA BLLACA para se të vdiste e kishte lënë amanet që gjatë kohës sa do ta bartnin te varri,mbi tabut aty te koka t’ja lenin një kasetofon duke kënduar këngët e tij të inçizuara.Një huti e asaj kohe mbuluar me mister që zgjon kurreshtjen e kohës së tanishme e ndoshta edhe kohës së ardhshme.

h 01;59 30 maj ’06 e martë

Faruk Buzhala: Rapsodi i fundit shqiptar 22056_1317402302597_1456938675_861223_6751710_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi