Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ejup Ramadani: POEZI: Unë po bie

Shko poshtë

Ejup Ramadani: POEZI: Unë po bie Empty Ejup Ramadani: POEZI: Unë po bie

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 29, 2010 8:54 pm

Ejup Ramadani: POEZI: Unë po bie 12754_181520288120_729388120_2801024_3336116_n

Ejup Ramadani: POEZI: Unë po bie

Unë po bie, por më zgjoni

kur dimri të bëhet pranverë

kur lulet që janë tharë

të celin edhe një herë

Kur toka e këtij vendi

të është ngopur me gjak

kur nënat e përlotura

të jenë gëzuar sadopak



Unë po bie, por më zgjoni

kur vëllau – vëllaut dorën t´ja ket shtrirë

vetëdija të është lartësuar

dhe gjakrat të jenë ngrirë

e keqja të është zhdukur

dhe mbretëron mirësia

kur të është bashkuar e gjithë shqiptaria



Ejup Ramadani, Kinnarp, 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi