Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Engjëll Koliqi

Shko poshtë

Poezi nga Engjëll Koliqi Empty Poezi nga Engjëll Koliqi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 29, 2010 11:50 pm

Poezi nga Engjëll Koliqi U1_EngjellKoliqi
Engjëll Koliqi


N’ATO ÇASTE

I shohin pikat e dobëta
Dhe binden për dështimet
Por s’e gjejnë dot çelësin
...
Të shpejtojnë assesi
Nuk kanë fuqi
As dije
As vullnet
...
Edhepse
Rrugëdalje s’kanë
Nuk janë të gatshëm të dorëzohen
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2009


KURTHE TË KURDISURA


Kur nuk gjejnë zgjidhje
Të mbështetur për muri
Nuk gjejnë fuqi
As vullnet të mirë
Të dorëzohen
Prandaj gjejnë
Një skandal
Të dytin ...
Me gjuhën e mashtrimit
Duan ta bindin botën
Se janë viktimë
...
Gjithçka ndodh –
Në kurthet e tyre
Të kurdisura
Edhe gjaku rerjedh ...
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2009


DUKE BESUAR


Ka plot njerëz
Që shkojnë shumë larg
Deri në të pamundshmen
Edhe jetën e kokën rrezikojnë
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2009


TË NJËJTIT


Ndërrohen pushtuesit
Por heronjtë e vetëshpallur
Mbesin gjithnjë të njëjtë
Nga të njëjtat klane
Dhe kanë të njëjtin qëllim
Të na e rjepin lëkurën
Të na hanë deri në asht
Të vallëzojnë mbi supet tona
Me eshtërat tona në dorë
Duke i lëpirë ...
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2009


ART’ I MASHTRIMIT


Nuk kanë të ndalur
Në shpikjen e skandaleve
Dhe vazhdojnë të luajnë
Me fatin dhe me jetën e njerëzve
Me njëmijenjë marifete
Që dalin nga arti i tyre
I mashtrimit
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2009


VETËM SHIKON


Ai andej
I mbetur edhe pa fjalë
Me pamundësinë të reagojë ndryshe
Vetëm shikon
Shikon
E shikon ...
Garlate (Lecco), 20 dhjetor 2009


NË SHËRBIM TË MREKULLISË


Jemi nisur me mbretëreshën
Në mbarë gjithësinë do të shkojmë
Me më të bukurat këngë të dashurisë
Njerëzit t’i prekim
Nga ëndërrat e këqija t’i zgjojmë
...
Edhe ku duket e pamundshme
Ne provojmë
Dhe ia dalim
-
Jemi argatë të devotshëm
Dhe fat e bekim
Në procesin e mrekullisë
Garlate (Lecco), 21 dhjetor 2009


MUZIKA DHE DASHURIA


Në çdo akt dashurie
Me mbretëreshën
Fuqi fizike e shpirtërore
Na kanë sjellur
Të bukurat këngë
Nga ne të kënduara
-
Shpirt’ i dashurisë
Është muzika
Garlate (Lecco), 21 dhjetor 2009


KANË THËNË DHE ...


I kanë larë duart
Duke tentuar të shfajësohen
...
Kurrë s’kanë bërë gjë
As që mendojnë të bëjnë ...
Garlate (Lecco), 21 dhjetor 2009


GËZOHUNI!


Të ardhur
Mbi krahët e këngëve
Kemi hyrë në kremte
Me mrekulli hyjnore
Ua tregojmë
Shijen e dashurisë
Besnikërisht
Me të bekuarat akte
Nisim vallen
E vallëzojmë pandalur
Deri në amshim
Garlate (Lecco), 21 dhjetor 2009


NË KOKËN E ZBRAZTË


S’mund të hyjnë
Plane as projekte
...
Për dashurinë
As që mund të flasim
Garlate (Lecco), 21 dhjetor 2009


BUZËQESHJE TË DRIDHURA


Njëri-tjetrit i frigohen
Për mashtrime
Deri në tradhti
Kur shikohen
Buzëqeshin pa ndjenja
Dhe dridhen ...
Asgjë s’është serioze
As e sigurtë
Garlate (Lecco), 21 dhjetor 2009


MES FJALËSH


Gjithmonë kanë gënjeshtra
Me komplote veshur
Dhe buzëqeshje ironike
Besim njerëzish kërkojnë ...
Garlate (Lecco), 22 dhjetor 2009


MBAS SHEMBULLIT


I ëmbëlsojmë fjalët
Dhe sjelljet
Duke hyrë
Dyerve t’akteve të dashurisë
Nga mrekullitë shoqëruar
Sihariqe botës i sjellim
Dhe njerëzisë
Garlate (Lecco), 22 dhjetor 2009


PA ARSYE


Kanë ardhur këndej
Pa qenë të ftuar
Nga askush
As pa ditur pse
E ç’duan
Normalisht që
Kthehen duarthatë
Garlate (Lecco), 22 dhjetor 2009


ME KAFSHATËN TIME


Bëjnë biznese të pakuptimta
Me lukse neveritëse
Deri në shkatërrim të ndërgjegjes
Dhe të njerëzisë ...
Garlate (Lecco), 22 dhjetor 2009


MBAS BUZËQESHJES


M’u afrua mbretëresha
Më përqafoi
Dhe filluam procesin e shenjtë
Të dashurisë
Për ta mbjellur kudo
Tash e në amshim
Garlate (Lecco), 23 dhjetor 2009


PADREJTËSISHT


Me rregulla njerëzie hyra
Luftova aq sa munda
Dhe më përjashtuan
Sepse nuk dija të vallëzoj
Në lojën mafioze t’intereseve
...
Garlate (Lecco), 23 dhjetor 2009


JASHTË PUSHTETIT


Fjalë të tjera kanë
Dhe ndryshe sillen
Si miq të mirë
Me buzëqeshje
Dhe me gatishmëri të flasin
Na shohin
Dhe na nderojnë
Të gjithëve
Në të gjitha solemnitetet
Na premtojnë mrekulli
...
Garlate (Lecco), 23 dhjetor 2009


NË STINËN E PARË


Jam nisur me misionin e dashurisë
Dhe nuk e kam kryer asnjë akt
Sepse më ka munguar mbretëresha
Garlate (Lecco), 23 dhjetor 2009


MË INTERESANTE


Në këtë botë
Puthjet e mbretëreshës sime
Janë dukuri e rrallë
Më interesantet
Në procesin e jetës së vërtetë
Dhe të realitetit njerëzor
Garlate (Lecco), 23 dhjetor 2009


NDËRMJET NDJENJAVE


Bukur ndjehemi
Në vallen e stinëve
Me të bukurat vite
Shekullin qëndisim
Dhe historinë e shkruajmë
-
Dashuria na i bën ligjet
Dhe na e hapë rrugën
Për të gjitha proceset ...
Garlate (Lecco), 23 dhjetor 2009


ME VEPRAT E PARA


Jemi bindur me mbretëreshën
Dhe kemi hyrë
Në faqet kryesore të historisë
Me njëmijenjë mrekulli
Garlate (Lecco), 23 dhjetor 2009


SIMFONI E PANISUR


Në kremten tradicionale
Presin të gjithë
Epokën e re ...
Simfonia speciale
Ende nuk është nisur
Ne presim me bindje
Gjithçka fillon me kohë
Garlate (Lecco), 23 dhjetor 2009


PA KOMPLEKSE


Në të gjitha botërat hyjmë
Me të gjithë zotëra takohemi
Shpirtin shkarkojmë
Dhe dashurisë i këndojmë
Garlate (Lecco), 23 dhjetor 2009


KUJTIM ENDACAKËSH


Ditë pa dritë
Dhe me mjegull plot
Me labirinthe të lidhura
Pa shteg
As pa rrugëdalje
Andej shkonin
Këndej vinin
Asgjë nuk dëgjonim
Asgjë nuk shihnim
...
Garlate (Lecco), 23 dhjetor 2009


IN QUEI MOMENTI


Vedono i punti deboli
E si convincono per i fallimenti
Ma non trovano la chiave

In nessun mondo non si salvano
Non hanno forza
Neanche sapienza
Ne volontà

Anche se
Non hanno via d’uscita
Non sono pronti ad arrendersi
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2009


TRAPPOLE ORDITE


Quando non trovano soluzione
Appoggiati per muro
Non trovano forza
Neanche buona volontà
Di arrendersi
Quindi trovano
Un scandalo
Il secondo …
Con il linguaggio dell’inganno
Vogliono convincere il mondo
Che sono vittima

Succede tutto quanto –
Nelle loro trappole
Ordite
Scorre anche il sangue …
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2009


CREDENDO


Ci sono tanta gente
Che vanno troppo lontano
Fino all’impossibile
Anche la vita e la testa rischiando
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2009


STESSI


Si cambiano occupatori
Ma gli eroi autoproclamati
Rimangono sempre stessi
Dai stessi clan
E hanno stesso scopo
Di spellarci
E di mangiare noi fino all’ossa
Di ballare sopra le nostre spalle
Con le nostre ossa a mano
Leccandole …
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2009


ARTE DELL’INGANNO


Non hanno fermezza
Nell’inventare dei scandali
E continuano a giocare
Con la fortuna e con la testa della gente
Con milleuno trucchi
Che escono dal loro arte
Dell’inganno
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2009


SOLO GUARDA


Quello di là
Rimasto anche senza parole
Con l’impossibilità di reagire diverso
Solo guarda
Guarda
E guarda …
Garlate (Lecco), 20 dicembre 2009


NEL SERVIZIO DEL MIRACOLO


Ci siamo partiti con la regina
Andremo nell’universo intero
Con le più belle canzoni dell’amore
Tocchiamo la gente
Li svegliamo dai sogni cattivi

Anche dove sembra impossibile
Noi proviamo
E riusciamo
-
Siamo braccianti devoti
E fortuna e benedizione
Nel processo del miracolo
Garlate (Lecco), 21 dicembre 2009


LA MUSICA E L’AMORE


In ogni atto dell’amore
Con la regina
Forza fisica e spirituale
Ci hanno portato
Le bellissime canzoni
Da noi cantate
-
Lo spirito dell’amore
È musica
Garlate (Lecco), 21 dicembre 2009


HANNO DETTO E …


Hanno lavato le mani
Tentando di discolparsi

Non hanno fatto mai niente
Neanche pensano di fare …
Garlate (Lecco), 21 dicembre 2009


RALLEGRATEVI!


Venuti
Sopra le ali delle canzoni
Ci siamo entrati in festa
Con miracoli divini
Vi mostriamo
Il sapore dell’amore
Fedelmente
Con gli atti benedetti
Cominciamo il ballo
E danziamo senza fermarci
Fino all’eternità
Garlate (Lecco), 21 dicembre 2009


NELLA TESTA VUOTA


Non possono entrare
Piani ne progetti

Per l’amore
Neanche possiamo parlare
Garlate (Lecco), 21 dicembre 2009


SORRISI TREMANTI


Uno dall’altro hanno paura
Per inganni
Fino ai tradimenti
Quando si guardano
Sorridono senza sentimenti
E tremano …
Non è niente serio
Neanche sicuro
Garlate (Lecco), 21 dicembre 2009


TRA LE PAROLE


Sempre hanno bugie
Vestite con complotti
E sorrisi ironici
Chiedono fiducia della gente …
Garlate (Lecco), 22 dicembre 2009


DOPO L’ESEMPIO


Dolcifichiamo le parole
E comportamenti
Entrando
Nelle porte degli atti dell’amore
Accompagnati dai miracoli
Liete notizie portiamo al mondo
E all’umanità
Garlate (Lecco), 22 dicembre 2009


SENZA RAGIONE


Sono venuti di qua
Senza essere invitati
Da nessuno
Ne senza sapere perché
E cosa vogliono
Normalmente che
Ritornano mani vuote
Garlate (Lecco), 22 dicembre 2009


CON IL MIO BOCCONE


Fanno i affare incomprensibile
Con lussi disgustosi
Fino a distruggere della coscienza
E dell’umanità …
Garlate (Lecco), 22 dicembre 2009


DOPO IL SORRISO


Mi è avvicinata la regina
Mi ha abbracciato
E abbiamo cominciato il santissimo processo
Dell’amore
Per seminarlo dappertutto
Ora e nell’eternità
Garlate (Lecco), 23 dicembre 2009


INGIUSTAMENTE


Sono entrato con le regole dell’umanità
Ho lottato quanto ho potuto
E mi hanno espulso …
Perché non sapevo danzare
Nel gioco mafioso degli interessi
Garlate (Lecco), 23 dicembre 2009


FUORI DEL POTERE


Hanno altre parole
E si comportano diverso
Come buoni amici
Con sorrisi
E con prontezza di parlare
Ci guardano
E ci onorano
Tutti
In tutte le solennità
Ci promettono miracoli

Garlate (Lecco), 23 dicembre 2009


NELLA PRIMA STAGIONE


Ci sono partito con la missione dell’amore
E non ho finito nessun atto
Perché mi è mancato la regina
Garlate (Lecco), 23 dicembre 2009


PIÙ INTERESSANTE


In questo mondo
I baci di mia regina
Sono raro fenomeno
Più interessanti
Nel processo della verissima vita
E della realtà umana
Garlate (Lecco), 23 dicembre 2009


TRA I SENTIMENTI


Ci sentiamo bello
Nel ballo delle stagioni
Con i bellissimi anni
Ricamiamo il secolo
E scriviamo la storia
-
L’amore ci fa le leggi
E ci apre la strada
Per tutti i processi
Garlate (Lecco), 23 dicembre 2009


CON LE PRIME OPERE


Ci siamo convinti con la regina
E ci siamo entrati
Nelle pagine principali della storia
Con milleuno miracoli
Garlate (Lecco), 23 dicembre 2009


SINFONIA NON COMINCIATA


Nella festa tradizionale
Aspettano tutti
La nuova epoca …
La sinfonia speciale
Non è ancora cominciata
Noi aspettiamo con convincimento
Tutto quanto comincia in tempo
Garlate (Lecco), 23 dicembre 2009


SENZA COMPLESSI


Entriamo in tutti i mondi
E incontriamoci con tutti i dei
Scarichiamo lo spirito
A cantiamo all’amore
Garlate (Lecco), 23 dicembre 2009


RICORDO DEI GIROVAGHI


Giorno senza luce
E pieni della nebbia
Con labirinti legati
Senza varco
Ne via d’uscita
Di là andavamo
Di qua venivamo
Niente non sentivamo
Niente non vedevamo

Garlate (Lecco), 23 dicembre 2009



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi