Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zoj Mone: "Vajza e bukur me fustanin ngjyre manushaqe ne tren"_Tregim nga Zoj Mone.

Shko poshtë

Zoj Mone: "Vajza e bukur me fustanin ngjyre manushaqe ne tren"_Tregim nga Zoj Mone. Empty Zoj Mone: "Vajza e bukur me fustanin ngjyre manushaqe ne tren"_Tregim nga Zoj Mone.

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 01, 2010 1:26 am

Zoj Mone: "Vajza e bukur me fustanin ngjyre manushaqe ne tren"_Tregim nga Zoj Mone. 14232_1112566789093_1674623947_234703_6941168_n

Zoj Mone: "Vajza e bukur me fustanin ngjyre manushaqe ne tren"_Tregim nga Zoj Mone.



Ishte nje dite shume e bukur shtatori,bente akoma shume
nxehte!Si çdo dite,po ktheheshim nga shkolla per ne shtepi me tren dhe
si çdo dite,ishim ulur ne kolltukun numer 3 te vagonit numer 3 te
trenit,ne tre shoket!Ishim disi te lodhur nga dita e shkolles,por kur
mblidheshim te tre,ne kolltukun numer 3,te vagonit numer 3,te renit,nuk
e ndjenim me lodhjen e dites!Dhe fillonim te flisnim me entuziazem,per
temat tona te preferuara,shume te dashura per ne,per letersine,per
poezine,muziken,filozofine,estetiken,fotografine,psikologjine
,gjeografine,e mjaft,e mjaft,tema te tjera te mrekullueshme dhe te
shume te dashura per ne!Tash,ishin kthyer ne ushqim per ne,keto
argumenta te mrekullueshem,si ajri qe thithnim,si uji qe pinim,ishin
ktyer ne nje enderr te madhe per ne!Duke qesh,e duke lujt e duke
diskutu me njani-tjetrin,syte me vajten,tek nje vajze e bukur,veshur me
nje fustan te mendafshte,me ngyre manushaqe me rrathe!Perballe meje,3
kolltuke me perpara,ishte ulur kjo vajze e bukur me syze,e
imet,imcake,me floke te zeze te shtruar,me vetullat e "hequra",dhe me
qerpiket e zeze,te kthyer me harqe!E filloj ta shiqoj,e ta shiqosh,i
ndrojtur!Edhe vajza e bukur me syze,me fustanin e mendafshte,ngyre
manushaqe,me shiqon,e me shiqon,me ate veshtrimin e saj te embel dhe me
nje buzeqeshje te embel!Shoket e mi te mrekullueshem,e kuptuan
shperqendrimin tim,por si shoke te mrekullueshem,me lane qe une te
vazhdoja te shikoja,vajzen e bukur me syze,te imet,imcake,me floket e
zeze te shtruar!E shiqoja,dhe me shiqonte,une i ndrojtur,dhe ajo,krejt
e çilter,me ate buzeqeshjen e amel!Ishte shume e bukur,nuk kisham si te
mos e shiqoja!Dhe kjo loje sysh,kjo loje shiqimesh,midis dy shiqimeve
tona te ambla,vazhdoi gjate gjithe udhetimit!Filloi me mu duk vetja si
neper filma,si neper libra dhe fillova te thoshja me vete:ndodhka me te
vertete edhe ne jete,jo vetem neper filma dhe libra qe,nje vajze e
bukur,te,te shohe,e te,te buzeqesh amel,edhe pa u njohur me pare!

Treni ndaloi ne stacion!Atehere,ndalonte ne stacionin e
vjeter!Pershendetem shpejt e shpejt,me shoket e mi te mrekullueshem,me
te cilet do te shihesha prape,te nesrmen ne mengjes,dhe i afrohem me
ndroje,vajzes se bukur me syze,me fustanin e mendafshte,ngjyre
manushaqe!E Pershendes,dhe ajo e qeshur,me Pershendet!I lutem vajzes se
bukur,nese mund ta shoqeroja!Per gezimin tim te madh,me thote
se,po,mund ta shoqeroja!Ajo do te shkonte tek te afermit e saj
qe,banonin prane stadiumit,dhe une per fat,banoja aty afer,prane
stadiumit!Sa gezim i madh,do te shoqeroja,vete vajzen e bukur me
syze!Dhe fillojme te ecim e te flasim fjalet e para!I lutem vajzes se
bukur,nese mund ta mbajaper dore!Vajza e bukur,me ate buzeqesgjen e
ambel,me thote se po!Ja marr doren e lehte dhe te bute,me arome e
mire,ne doren time!Sa emocione!Dhe vazhdoj ta shiqoj duke ja mbajtur
doren e bute ne tim,dhe them me vete:ndodhka edhe ne jete,jo vetem
neper filma dhe libra,me ja shtrengur fort me amesi,doren,vajzes qe,13
minuta me pare,ende,nuk e njhja akoma!Dhe ashtu dore per ore,marrim nji
akullore,ne nje embeltore!Ishte dite shume e bukur shtatori dhe bente
akoma nxehte!E tuj shiju amel akulloren vazhdonim te ecnim
lehte,lehte!Vajza e bukur,kete here,kthehet nga une,e me hote:A mund te
mbahem tek ty!Dhe ma hedh krahun supit te mi,e mbahet tek une!Tash,ja
ndjej frymemarrjen e amel,ne frymemarrjen time,tash,ja ndjej te
rrahurat e zemres,tash ,ja ndjej aromen e mire te trupit ngjyre
roze!Dhe ashtu,kapur dore per dore,dhe te mbeshtetur tek supi i
njani-tjetrit,vazhdojme rrugen ,lehte,lehte,si dy miq te mire!Vajza e
buku,ndalet pak per nji çast,me shiqon e me ate çiltersine e saj te
amel,me thote:a lexon libra ti,a te pelqejne librat!Une qe athere,kisha
fillu me lexu libra,i them se po,po shume me pelqejne librat dhe
lexoj.A ma tun ndonji liber qe ke lexu?Po i them,dhe i tregoj,librat qe
kisha lexu!Vajza e bukur,me shiqon,me ate shiqimin e saj te çilter,e me
thote:a pranon,me ti dhane une disa libra?E fet e fet,nxjerr 200 tituj
librash,e mi jep!Une mbetem i habitur!Si ka mundesi qe ka lexu kaq
shume libra!Une kisham fillu me lexu,por nuk mendoja se kjo vajze e
bukur,kishte lexu kaq shume!Ajo e sheh,habitjen time,deshperimin tem,qe
nuk kisha mujt me lexu,kaq shume libra,me ate buzeqeshjen e saj te
ambel dhe me çiltersine e saj,me thote:hajt,mor mo,more djalosh,mos u
tut,se ke me i lexu edhe ti,ato libra!Dhe mbeshtetet tek une,e duke u
mbajtur dore per dore,vazhdojme rrugen,une duke menduar vajzen e
bukur,kulturen e saj magjike!Si asht e mundur,kjo vajze e bukur me
syze,e imet,imcake,me floket e zeze te shtruar,me fustanin e
mendafshte,ngjyre manushaqe me rrathe,te kete lexuar,kaq e kaq libra te
bukur!Dhe ashtu,lehte,lehte,te mbajtur per dore,si dy miq te mire dhe
te mbeshtetur tek supi i njani-tjetrit,mberrijme tek vendi,ku do te
shkonte vajza e bukur!Me hedh doren ne qaf,e me puth fort,dhe une e
puth fort!Nji çast magjik,nji Puthje magjike!Nuk do ta harroj kurre ate
çast dhe ate Puthje magjike!Po,me te vertete qe,ato çaste ishin magjike
dhe ajo puthje ishte magjike,por ajo qe ishte ma magjike,ishte
se,ne,tani ishim dy miq magjike!Nuk ndodh vetem neper filma,vetem neper
libra,me u ba miq magjike,dy veta qe,deri 33 minuta me pare as qe
njiheshin fare!Mbetem miq magjike me njeri-tjetrin,me imazhin magjik te
asaj puthje dhe te atyre çasteve magjike te njohjes sone!

Sa me ka marre malli,per vajzen e bukur me syze,me fustanin e
mendafshte,ngjyre manushaqe me rrathe!Ku je mikja ime magjike,sa me ka
marre malli per Ty!







Miqte e mi te mrekullueshem!Ju Falenderoj shume shume,per durimin
qe treguat ne leximin e ketij tregimi te gjate!Ju Pershendes dhe Ju
Perqafoj te gjitheve!

Vajzen e bukur,magjike,e kam njohur me te vertete!Ishte magjike me
te vertete,me nje kulture magjike!Vajza e bukur dhe magjike eshte nga
qyteti i bukur i Shkodres,dhe une nga Durresi!Sa bukur keshtu!Ajo nga
qyteti i bukur i Shkodres dhe une nga Durresi!Ju Pershendes miqte e mi
te mrekullueshem,duke Ju Uruar nje jave te Re,te Bukur!
Zoj Mone: "Vajza e bukur me fustanin ngjyre manushaqe ne tren"_Tregim nga Zoj Mone. 22678_1148921377935_1674623947_302311_2445801_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi