Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku: DIALOG ME KUSHERIRIN TIM

Shko poshtë

Fadil Demaku: DIALOG ME KUSHERIRIN TIM Empty Fadil Demaku: DIALOG ME KUSHERIRIN TIM

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 04, 2010 9:04 pm

Fadil Demaku: DIALOG ME KUSHERIRIN TIM 2829_1056398938641_1485887649_204070_1439677_n
Fadil Demaku: DIALOG ME KUSHERIRIN TIM



U ula në një tryezë bisedimesh me qëllim që të bëj përpjekje të zbus dallimet përçarëse politike në Kosovë, por e djeshmja m'u kundërvu ashpër dhe shpesh më nxori nga binarët njerëzor. Nuk më befasuan personalitetet e krijuara dje dhe nuk kthehen dot në të sotmen, aq sa më befasuan ata me të cilët u rrita dhe ja njohim edhe "lugët në krojshe" njëri tjetrit. Lexoni turpin dhe urrejtjen cnjerezore ndaj meje qe ne vete ndrydhte njeriu me te cilin u rrita dhe fshihej pas nofkes Shpati (Dibran Demaku).

Shpati

Ja na erdhi edhe athëtima me pallavrat e tija bajate na vjen këtu ta nxjerr vetveten nga llymi !!! Na vjenë këtu athëtima e cila i futë hundët kudo dhe përulë të gjitha vlerat kombëtare në emër të demokracisë. Kush je ti që mbron figurat më të ndyra si Ibrahim Rugova që tani më populli në Kosovë po e kupton se ai ishte vetëm një përulës dhe asgjë më shumë. Kush je ti që ke guxim dhe flet kundër luftës në Kosovë që ajo luftë ia zbardhi faqen historisë së Kosovës dhe të Shqipëris lufta që i prin njerzit më të devotshëm të kombit madje pat ndihmesën e pakrahasueshme nga komandantët e Shqipëris po ashtu erdhën edhe shqiptar vullnetar ta nga Shqipëria që ta ndihmonin këtë luftë. Kush je ti që shkel mbi gjakun e luftëtarëve të lirisë.
Ty po t'i verbon e drejta syt athëtima, ti për çdo ditë po tregon se nuk je ai me të cilin ia vlen të bisedohet apo të replikosh ti je larg vlerave njerzore arrakat.
Ti larg nga dialogu me Shpatin se ti je vetëm një përçarës në këtë forum i cili u shkon forumisëtve si hien për t'i kafshuar me dhemb dhe pastaj pas një shkelmi të marrë hundëve e dhëmbëve ik duke lëshuar klithmat bajate me fjalorin e ndyrë.

DilDema

Cfarë injorance njerëzore!
Cili amerikan i çmendur do të fyente kështu Xhorxh Washingtonin - krijiuesin e Amerikës së re!
Cili shqiptarë do të fyente Ismail Qemalin pse ngriti flamurin në Vlorë!
Cili kosovarë fyen babain e Kosovës Demokratike?!
Rugova ishte Xhroxh Washingtoni i Kosovës.
Urithat hapin vërragë nëpër fushat pjellore të Kosovës.
Në emër të çfarë ushtrie flasin kriminelët?!
Në emër të çfarë humanizmi flasin kusarët?!
Jo, ju nuk do të gjeni kurrë qetësi shpirtërore.
Jo, ju nuk do të gjeni kurrë ngrohtësi familjare.
Jo, ju nuk do të gjeni kurrë lumturi shoqërore.
Jeni të denuar të ngeleni në udhëkryçe, që shpiejnë në humnerë. Kosova nuk ka nevojë për ju. Shqipërisë nuk i duheni. Familjeve tuaja nuk i duheni, sepse ju vetëm përçani dhe mbillni urrejtje. Ju rrënoni ura që bashkojnë popullin dhe ngrisni kala të përçarjes.
Pavarësia e Kosovës edhe më shumë ua ka verbuar sytë e turbulluar mendjen. Ju nuk shihni më asgjë. Nëpër mjegull dhe errësirë kërkoni shpëtimin e mjerimit tuaj politik e njerëzor.
Unë u besoj vetëm ushtarëve që luftojnë për kombin e jo atyre që diferencojnë popullin në parti politike.
Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për njerëz më shumë se kurrë. Njerëz me pikëpamje ideore të ndryshme, por që kanë një qëllim të luftojnë për të nesërmen më të mirë të kombit.
Të them se Ibrahim Rugova ishte tradhtar do të frigësohesha të rris fëmijë!
Do të frigësohesha të edukoj fëmijë.
Do të frigësohesha se edhe dheu i Kosovës do të më gjykojë e denoi.
Do të frigësohesha se vetëm fatkeqësi do të më prisnin në jetë.
Zot bekoje dheun e Kosovës që e mban në brendësi trupin e Dr. Ibrahim Rugovës!
Zot, faljau mëkatet këtyre krijesave me trup njeriu që flasin shqip! Ata nuk dijnë çfarë bëjnë dhe çfarë dojnë!
Nxjerri nga errësira në dritën e vërtetë sepse kanë marrur rolin e urithave dhe i frigësohen dritës.
Mos ua prishni bukurine fushave të bleruara të atdheut.
Mos u përpiqni të rrëzoni lisat e atdheut, sepse është e parritshme që urithat ta bëjnë këtë.
Ju gjykoni dhe njëkohësisht denoni vetveten!
Ju bëni vetvrasje!
Ju vrani ushtrinë në emër të së cilës flisni e përçani!
Serbët mbajnë zgjedhje në Kosovë!
Mitrovica ende në duart barbare!
Ne fyejmë Ibrahim Rugovën! O zot!
Pse nuk pyesni njëherë çka do të bënte dikush tjetër në vend të tij!?
Dilni nga gëzhoja e urrejtjës ku e keni futur veten tuaj dhe fluturoni të lirë në qiellin e dashurisë dhe mirëqenjes kombëtare të mos dukeni si kufoma të gjalla që ecin e kundërmojnë !...
Rroftë kombi shqiptar dhe bijtë e tij më të devotshëm dhe të gjithë heronjt e kombit!
Rugova për jetë mbetet simbol i urtësisë, inteligjencës, paqës, demokracisë, lirisë, diplomacisë, humanizmit dhe bujarisë shqiptare!
A ka më kënaqësi se kur popujt e vegjël rrisin njerëz kaq të mdhenj!
A ka më krenari se kur popujt e vegjël i dhurojnë botës bij si Skënderbeun, Nënën Tereze, Ibrahim Rugovën...
Por, popujt e vegjel rrisin edhe Milja, Shpata, Kolapetrita, Shasa...prandaj kishim fatin e popujve më tragjik në botë, sepse ata ishin shumë dje, por sot i numrojmë në gishta, e nesër do të harrohen fare...
Përse ishim në robëri njëqindvjeçare?
Pse nuk e çliruam kurrë më heret Kosovën?
Përgjigja është sepse as nuk patëm forcë as edhe tru të mendojmë për ndonjë zgjidhje.
Tash patëm trurin për të kërkuar zgjidhje diplomatike të problemit të Kosovës (LDK-në e Rugovës), ndërsa UCK-në sa për t'u dhënë shkas tjerëve të na çlirojnë.
Kështu ne duhet hedhim vallen ashtu siq çlirimtarët na imponojnë. Për fat kësaj radhe po na konvenon edhe neve kështu dhe...duhet bërë të sinçertë të falenderojmë Evropën që përmirësoi gabimet ndaj shqiptarëve e veçanarisht Amerikën.
Kështu do të vepronin të gjithë ata që logjikojnë me arsye e jo me zemër.
Zemra nuk i ka munguar kurrë këtij populli, por nuk mjaftoi për të zgjedhur qështjen shqiptare, në mungesë të arsyes.
Këtu qëndron thelbi i përçarjes politike te ne.
Pa kombinimin e dëshirës dhe mundësive nuk arrihet dot asnjë synim kombëtar, prandaj janë të mjerë ata që fyejnë si Rolling këtu.
PDK-ja sa përpiqej me zemër të luftojë për pushtet nuk fitoi kurrë zgjedhje pas lufte. Tash i fitoj sepse filloi të inkuadroj edhe arsyen dhe trurin, përndryshe nuk do të fitonte as kësaj radhe edhepse LDK ishte përçarë.
Krahu i fanatikëve të "zemrës" në PDK ka filluar të ja kthej shpinën edhe Hashimit dhe PDK-së, kur filluan të inkuadrojnë trurin në politikë, ashtu siç fyenin dje Rugovën- trurin e politikës kosovare.
Prandaj Ademi dhe Rugova janë zemra dhe truri i Kosovës së re!
Mos më akuzoni se jam kundër dëshmorëve të lirisë!
Adem Jashari është zemra e Kosovës së lirë e në shtizen e flamurit të ri shtetëror të Kosovës gjithëmonë do të valviten dëshmorët e lirisë.
Ibrahim Rugova është truri i Pavarësisë së Kosovës.
Edhe truri edhe zemra i takojnë të njejtit trup që quhet Kosovë.
Të gjithëve u qoftë i lehtë dheu i Kosovës nanë!
Jam kundër politikave primitive që përçajnë popullin dhe dëshmorët, sipas kuteve të tyre shpirtëngushta, që nuk arriten ti fshehin as në mbledhjen më solemne të Parlamentit (tipat si kryeparlamentari)- në Ditën e Shpalljës së Pavarësisë.
Jam kundër secilit që rrugët i sheh në të kaluarën e jo në të ardhmen e kombit tonë.
Jam kundër secilit që është kundër atdheut tim!
Atdheu, nuk është vetëm dhe e gurë siq e shihni ju, por është vend ku jetojnë njerëzit e mi, pa të cilët nuk ka atdhe. Këtu qëndron dallimi mes nesh. Ju i doni gurët e dheun, unë i dua njerëzit e atdheut tim, të cilët jetojnë në këta gurë e këtë dhe.
Këtu qëndron edhe thelbi i diferencës mes filozofisë politike rugoviane dhe asaj tuajës.
Filozofia e "hurit" dhe "trurit"!
E tash gjykoni vet, kush ka të drejt dhe mos më ledhatoni, duke më fyer. E njoh edhe këtë metodë, tashmë primitive të luftimit të kundërshtarëve


http://fadildemaku1.blogspot.com/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi