Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syle Mujaj: ATY BUROJNË

Shko poshtë

Syle Mujaj: ATY BUROJNË Empty Syle Mujaj: ATY BUROJNË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 12, 2010 12:08 am




Syle Mujaj: ATY BUROJNË 12937_1200135117664_1057122780_30623557_482737_n




Syle Mujaj: ATY BUROJNË


Respekt per Familje e Madhe te Jasharajve te Prekazit, qe u be nje
Simboli i lirise se nje popullin nga Pushtuesi, LAVDI KESAJ FAMILJE
DESHMORESH.
Si shenje mirenjohje i dedikoj punimet e mija kushtura poezive te Poetit te dashtun Xhemail Rudi

ATY BUROJNË


( Adem Jasharit dhe familjes )

Aty,

në Prekaz

burojnë

lule-bozhuret.

Me tinguj lirie,

Kushtrim Kosove,

simfoni Shqipërie.


--Xhemajl Rudi--


Syle Mujaj: ATY BUROJNË 20959_1277979023713_1057122780_30801341_2027436_n
ATY BUROJNË

( Adem Jasharit dhe familjes )

Aty,
në Prekaz
burojnë
lule-bozhuret.
Me tinguj lirie,
Kushtrim Kosove,
simfoni Shqipërie.

Syle Mujaj: ATY BUROJNË 20959_1277983103815_1057122780_30801347_2024393_n
MES FLETËVE TË RËNA

Mes fletëve të rëna
nëpër trotuare,
nën lagështinë e mjegullës,
palosen fletët e verdha,
miklohen nga riga shiu,
shtydhen nën këpucët e gjata,
dhe fluturojnë diku,
prej erërave, nga zori ,
duke fërshfërirë verdhësisë vdektarë,
përzier me sirenat e asfaltit të mykur.
Dhe dashuri e njerëzve,
në mosha të përziera,
nën brymën e ajthme të mjegullës,
disa duke rënë palosur përtokë,
në shtratin e egër të kohës vdekëtare.
E të tjerë si murgj të vuajtur
ngjitur udhëve të bjeshkës
për atje ku mposhtet
brymë e idhët.

Syle Mujaj: ATY BUROJNË 20959_1277985263869_1057122780_30801349_1929427_n
STATUJAT

Statujat shikimin e kanë
të humbur.
Në ajrin që kurrë
nuk e thithin
qendrojnë;
në dheun e mugët
të shekujve,
mes akullit dhe zjarrit,
mes drurit dhe gurit,
nën rrezet e diellit,
e nën rigat e shiut
ato janë kore
e kohës së tyre.

Syle Mujaj: ATY BUROJNË 20959_1277986703905_1057122780_30801357_8100441_n
DERA

Dera ime e drunjtë,
e stolisur me gëdhendje,
me copëza të lashta historie,
me simbole paganësh e nota mizike.

Dera ime është dhe moderne,
po aq sa është dhe arkaike,
me shenja të shumta si yje,
e relikte të gëdhendura mjeshtërisht.

Sa është e madhe,sa është e rëndë!

Dera e shtëpisë sime
është pasqyrë.
Aty vetëm njeriu mund të shohë
ecjen e tij.

Dera ime ka pragun kështjellë,
vetë dera është hark dhe urë mbi prag.
Arkitekti e ka ndërtuar gjatë historisë,
populli e ka nënshkruar gjatë jetës,
me zemrën,tokën,drunjtë dhe gurët,
dhe e ka bekuar me ujë.

Dera ime ka dhe pika gjaku:
shtëpia ime,prej lashtësisë,
shtresëzim gjaku ka.
Lulet e kuqe prej gjaku mbijnë përherë,
petalet e tyre qeshin e qajnë.
S`duan t`ia tregojnë shpresat dhe dhimbjet njerëzimit.

Dera ime është kjo,
me një kulm,
me metro
e dritare.

Syle Mujaj: ATY BUROJNË 20959_1277989983987_1057122780_30801360_6357854_n
TOKA IME PLAGËSHUMË

Skuqëlohesh, toka ime- kullë,
skuqëlohesh,toka ime-urë,
e tëra me plagë lashtësie,
e njelmësuar nga puna dhe lufta.

Kosovë - vertikale e gjakosur,
shekujt i ke lidhur me horizontalet e përthyera,
duke u bërë gurë-gurë.

Balli të është bërë me rrudha,
zhuritur,
shqiponjë e larë në gjak.

Prej çdo guri të trupit tënd
buron një gurrë ujë,
për ta thërmuar kohën e pa kohë,
e për t`u shtrirë në një lumë.

Eh,Kosova ime,me plagëshumë-flamur!

Syle Mujaj: ATY BUROJNË 20959_1277992984062_1057122780_30801392_5080076_n
RREZET

Emrat e mbjellë
rrënjëzohen,
pipëtijnë dheut,
radhitur thërrasin
mëngjeset,
freskojnë burimet
të mbështjellë
me kohën e plagosur.

E Ballkani plak
ndihet i plogësht
vullkani i zien në kërthizë.
Prej ditës kur Arbërisë
iu thyen eshtrat
kockat i kullojnë
prej plagësh të mëdha;
qendrojnë grushtmbledhur
në emra
dhe shpërthejnë
të pëlcitura në rreze
e të gdhendura në këngë.

Fijet e barit ecjeve
marrin ngjyrë jeshile
ngjitur vertikales
me petale të kuqe

Syle Mujaj: ATY BUROJNË 17361_1278030464999_1057122780_30801490_3891067_n
LAURA

Kënga frymon lehtas atdheut,
puhiza e saj ia përshkon kurmin
Laurës së lashtë
shtrirë në mugullim stinësh
ngjitur rrezeve të diellit gjer në hënë.

Laura me plagët e atdheut,
futet në Drinin e Bardhë,
plagëve u vë shkumën e Bistricës,
me shallin prej ylberi pi ujë Valbone,
Buna dhe Vjosa - duar me gishtërinj prej rreze hëne,
liqenin e Pogradecit mban veshur - vel pëlhure nusërie,
vallja dhe kënga labe ia ngre shpirtin peshë-
-perlë mijëvjeqare-mban detra në gji,
edhe hëna është shkrirë në bukurinë e saj.

Laura mëmëdheun ka lindje
është lindje pa varrë,
vargëzon motmotet,
në gungat e degëve të hardhisë

Syle Mujaj: ATY BUROJNË 17361_1278035305120_1057122780_30801500_4598207_n
QYTETI S`NGJAN NĖ REKLAMA

Nė qytetin tonė drunjėt shortohen
nė kurora vishen sipri degė mė degė
kanė lloje tė shumta e askush si numron
dhe erėra tė ndryshme pėrhapin.
Kėto gjethe tė pėrziera nė lloje-lloje,
sikur reklamat me pamje tė ndryshme
tė qytetit tonė.
dhe hijet e tyre nėpėr trotuare
pluhur pudre nė vezėllime tė quditshme l`shojnė.
varfnjakėt nėpėr kryqhijet e tyre streh dhe freski-flladi nuk kanė.
Tė gjitha rrugėt e qytetit,nėpėr erėn qė puhit luhatėn,
e ne luhatje mes dyshimesh
tė pėrhumbur rreshqasin me skamjen.
Njerėzit tė trembur hanė botėn nė sy,
Atdheun e tyre se nėmin e as se bekojnė
me vete marrin vetėm kujtimin
tė zbehur futėn nė tė qarat e thundrave
ku pjesė shpresash u mbesin nėpėr to
e pėr diku larg-larg shtegtojnė.

Syle Mujaj: ATY BUROJNË 17361_1278037585177_1057122780_30801517_1256768_n
TI DHE UNË

(monolog i perfytyruar i luftetarit te lirisë)

Ti ecën anëve të bulevardit,
ashtu siç eci dhe unë.

Ti ke ndjeshmërinë e thellë të jetës,
ashtu siç e kam dhe unë.

Je temperament me vërshime nervash,
siç jam dhe unë.

Në të drejtën tënde ke energji revolte,
siç kam dhe unë.

I ndëshkuar nga fati - dhe përpiqesh ta mposhtësh
tërë jetën,
ashtu siç përpiqem unë.

Ti thur ëndrra nga palcë e thellë e shpirtit,
ashtu si dhe unë.

Je mishëruar në etërit,gruan,fëmijët dhe luftën çlirimtare
siç jam mishëruar dhe unë.

Je në mundimin e shqyerjes së pezullit,
për të dalë si fëmija nga barku i nënës në jetë të re,
në po atë mundim që jam dhe unë.

Ti mban mbi vete të njëjtin emër
që mbaj dhe unë.

Ti dhe unë kemi një zemër,
kemi dhe mbajmë gjithë jetën një emër.

Syle Mujaj: ATY BUROJNË 17361_1278039665229_1057122780_30801519_7156672_n
VARGIM VERTIKAL

Harku i ylberit,me ngjyra magjepsëse,
mbirë prej qiellit,
thurur me lëmsh resh
mision i stërlashtë me heshtjen prej guri në
rrjedha lumenjsh.

Plaga shpërndahet shkëndijave të zjarrit të zemrës,
luhatet si hije e kuqërremtë e diellit,
spërkat ylberin dhe tejkalon ngjyrat
për në flakën e qiellit.

Dheu im - altar lirie.

Vjollsat e këputura rrinë mbledhur në kokërr të syrit;
gjakut të derdhur i rrinë si pulla lulet sipër
vargim vertikal xhamadanit të shpuar nga plumbat
dhe mbuluar me rrjedha të kuqe prej llave vullkani
me shumëngjyrshmërinë e stinëve.

E dheu im është bust me ngjyra prej rrezesh toke e dielli;
Një grusht mall t`ia vëmë kurorë përjetësie sipër.

Syle Mujaj: ATY BUROJNË 17361_1278041385272_1057122780_30801521_3009151_n
KANDILI NĖ QELQ

Pak dritė shikonim
mbėshtjellė nė qelq
fundėsive tė mugėta.
Mbi supe na rėndohej
peshė e mbrėmjeve tė ashpra.
Rrugės drejt dritės
bėnim nga njė hap me tokėn,
afroheshim bashkė me dheun.
E reve tė errėta,
lidhur flakė e dritės me shkėlqimin e yjeve
na humbte,
vazhdonim ta shihnim nė pjesėt e xhamta:
thurur me fijet e rrezeve tė diellit pėrflakej,
dhe tymin kah dilte grykės sė llampės
e varej sipėr natės sė egėr.
Ne ecnim tė plagosur, ecnim,
ngjitur boshtit,me tė tri kohėt,
drejt kandilit-
-ku ruhet thellė diku fshehur
pėrftuar qenies sonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi