Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy poezi nga Zef Mulaj

Shko poshtë

Dy poezi nga Zef Mulaj Empty Dy poezi nga Zef Mulaj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 15, 2010 4:20 am

Dy poezi nga Zef Mulaj U1_ZefMulajZef Mulaj




KOHET SHTATZANA


Në trupin e heshtur
e ardhmja është bëre
kurorë.
Në muret e rrëzuara
Varur.
Brënda ëndrrat mbetur
Kanë.
Në trupin e heshtur
dhembja bëhet sopatë
mbi drunj të kalbëzuar
per të dale sythe të reja.


Ti më pyet shpesh
o mik i dashur :
Pse rri në heshtje?
Dhe vetë përgjigjesh,
duke me sjellë ndër mend
kohet shtatzena të njerzimit,
që pjellnin vetem mjerim,
mjerim…………………
As zogjet
nuk uleshin në filzat
e reja,
nëpër re mbetur
kishin..
duke pritur dhe përcjellur
muzgun me ngjyrat
e syve të njerëzve
që vizatonin
portretin tim.
Si një peme vjeshtore
gjethe ndryshkur
mbi filizat e reja
mbi toke binin.
Pertej ëndrave
është vetëm qielli.
Përtej shpresës
është vetëm toka.
Përtej buzëqeshjeve
ështe vetëm dielli.
Përtej lotëve
ështe vetëm koha
Shtatzen….
Përtej dashurisë
është vetëm njeriu
që di të dashurojë,
atij ja fali buzëqeshjen
dhe vetem atëherë
e ardhmja del nga trupi
i heshtjes.
Dhe pastaj koha shtazan
do të lindë vetëm dashuri
dashuri….



POETI


I mbeten vargjet
Si lule pa ujë e diell.
Në mëndje , ja
ngrinë.
Në heshtje i këndonte
ja lexonin në sy njerëzit,
mbi ëndrrat i binte shi
shpirti i lagur,
burgosur në poezi.
Shikonte largë largë
tymnajen …
Duke prekur ballin .
Shkoi poeti
E varrosen brënda në poezi…….


Zef Mulaj,
Itali, 12.02.010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi