Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: DIELLI PO BIE

Shko poshtë

Skender Korça: DIELLI PO BIE Empty Skender Korça: DIELLI PO BIE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 15, 2010 1:51 pm

Skender Korça: DIELLI PO BIE 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n
Skender Korça: DIELLI PO BIE

Lartë ka lëshuar rrezen e fundit

Për t’i thënë ditës lamtumirë

Në fushën plot therra

Dielli nuk rrezoi aspak dritë

Sa diell bie mbi fytyrat tona

Nuk arrinë të shëndrritë as hijen time

Sikur ja kemi ndalur me dhëmb dritën

Në tokën që nuk po nxehet kurrë

Kam prurë djellin me forcë

Sot mbi supet e mia

Bëhem rrënjë që të më ngrohë

Rrezja e diellit të lëngët

Asnjëherë nuk desha të jam i vetëm

Për pulbardhat që po na sjellin kob

Diellit po i bëjnë sehir

Për matanë gurit të shkulur

Me lugje viktimash të rëna për tokën therrë

Kur dielli është i huaj

Rrezja e tij bëhet qorre

Në lartësinë e ballit tim pa nishan

Mbetet histori e shkruar me gabime

Për diellin tokë

E tokën diell të rrezës së trazuar

Në akullnajat e vendit tim që nuk shkrihen

As sot e as ne luftën e ftohtë të zjarrit të madh

Dielli po bie në orën e sahatkullës sime

Për të më zgjuar mua nga gjumi

Për të nesërmen time me diellin natyral
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi