Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ukë Rugova… kush është kundër tij?!

Shko poshtë

Ukë Rugova… kush është kundër tij?! Empty Ukë Rugova… kush është kundër tij?!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 16, 2010 8:18 pm

Ukë Rugova… kush është kundër tij?!

Editoriali

Editoriali sot, për arsye thjesht teknike, botohet vetëm në diasporë, botohet në një gazetë të përditshme që ka pasur (dhe ka) kaq shumë lexues, shumica e të cilëve e kanë konsideruar si gazetë prorugoviane, e cila e ka përkrahur dhe afirmuar (sidomos në diasporë) kauzën rugoviane, dhe e cila i ka mbetur besnike kësaj kauze deri te ky shkrim i sotëm editoriali, natyrisht gjithnjë duke i pasur parasysh të gjitha përpjekjet shtetformuese edhe të qeverive si dhe orientimet e drejta politike (kur i kanë pasur) organizatat politike opozitare. Dëshirojmë që, ata që lexojnë këtë shkrim editorial, në diasporë, të mos ngurrojnë dhe të dërgojnë letra në redaksinë tonë në Cyrih, dhe të japin opinionet e veta mbi dabatin medial që këto ditë u bë lidhur me mundësinë (ose pamundësinë) që Ukë Rugova të veprojë si një indikator shumë i fuqishëm për bashkimin e fraksioneve politike brenda dhe jashtë LDK-së dhe që vazhdojnë të insistojnë se janë pasardhës të politikës rugoviane, e cila më shumë se kurdoherë që 20 vjet, sot do të ishte e dobishme që çështja e shtetësisë së Kosovës t’i sfidonte armiqtë e saj të shumtë. Kundërshtaret e opsionit që Ukë Rugova të dal në krye të LDK-së (së pari njëherë si anëtar kryesisë, e pastaj në votimet e verdiktit të popullit) insistojnë teorizma se paria nuk është monarki, dhe se familja nuk mund ta trashëgojë të drejtën e udhëheqjes së saj. Kaq logjikisht, kjo duket shumë bindëse, sa mund ta hutojë pak edhe elektoratin e gjerë, por e vërteta shkencore thotë krejt ndryshe. Kudo në botë, kur vdes lideri i një partie, gjendet njeriu suprem, i cili në emër të një morali të dëshmuar politik, mund ta koordinojë partinë duke bërë baraspeshim midis funksionarëve të përçarë, që secili për vete kujton se është ai që e meriton t’i prijë partisë. Pikërisht kjo ka ndikuar që, siç e dimë të gjithë, partia të ndahet në dy fraksione. Derisa sot, kur së shpejti priten zgjedhjet në LDK, elektorati i gjerë i shqiptarëve insiston me ngulmë që partia të unifikohet dhe të gjithë që u larguan (së paku ata që janë bindur se kanë gabuar) të kthehen në bazën ku kanë kontribuar në proceset politike të shtetformit të Kosovës. Pra kjo bazë është populli, që të mos keqkuptohemi, shumica e tij, ai votuesi që kaq herë ka qenë në krah të Rugovës, kur ai ishte gjallë dhe që e ka ndihmuar Presidentin në arritjen e objektivave të tij politike. Por sot, a duhet një Rugovë i ri, që askush nuk pretendon të thotë se mund të jetë i madh sa ai i Pari, që t’i koordinojë të gjithë brenda një amësie partiake. Qëndrimi politik dhe publik i Ukë Rugovës, për ata që kanë përcjellë zhvillimet politike pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, ka dëshmuar se kemi parasysh një individualitet që trashëgon urtësinë, qetësinë, prirjen për tolerancë, thjeshtësinë, maturinë, modestinë… njësoj si të të atit. Ukë Rugova po mbaron studimet politikologjike në SHBA. Nëse i kemi parasysh të gjitha këto atribute individuale të tij, a mund të prihemi me paragjykime se askush askënd nuk mund ta trashëgojë?! Aq më shumë, nëse e dimë faktin se lideri sot nuk është individ absolut, se i tillë do t’i takonte totalitarizmit, e jo demokracisë pluraliste që sot përpiqemi ta zbatojmë në Kosovë, ai do të veprojë aq sa mund t’i koordinojë dhe t’i pajtojë brenda partisë të gjithë ata që do të shpijnë përpara kauzën e Rugovës, dhe të bashkuar do të mund të jepnin shembull që të bashkohet edhe elektorati rugovian, pjesa më e madhe e popullit. Si thamë në fillim, do të ishte mirë që për këtë të shprehte opinionin e saj sidomos diaspora shqiptare, duke na dërguar letra në gazetën tonë, të cilat do të mund të ishin argument edhe mbi qëllimin e mirë të Editoriali, si dhe të disa funksionarëve brenda LDK-së që e kanë bërë publike këtë qëllim në përpjekje për konsolidimin e partisë së Rugovës.

Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi