Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS

Shko poshtë

VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS Empty VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 17, 2010 8:48 pm

VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS

Editorial: KOSOVA DARDANE KA QENË, ËSHTË DHE DO TË JETË



VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS U3_flajmut%20tane%20madhtam

VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS U3_u3_flamuri_kosove-shqiperi1




VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS U3_logo-m

Voal-online –Kosova mbush sot dy vjet të zyrtarizimit të pavarësisë dhe sovranitetit të saj. Këto dy vjet janë pjesë e historisë mijëravjeçare të Kosovës, janë dy pika uji në oqeanin e historisë dardane të kësaj pjese të kombit dhe të atdheut iliroshqiptar. Do të ishte Dardania, këtu në Gadishullin Ilirik, në këndin juglindor të kontinentit dhe në verilindje të Mesdheut, ajo që do të bashkëthemelonte Evropën, qytetërimin evropian. Dhe nëpër shekuj e mijëvjeçarë do t’ia jepte Evropës bijtë e saj të lavdishëm që nga Konstandini i Madh tek Niketë Dardani, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova e deri tek Adem Jashari. Kosova, Dardania, ka qenë gjithmonë, prandaj do të jetë gjithmonë. Kjo e vërtetë do të bënte që Amerika, e cila përfaqëson vetëdijën më të lartë të Perëndimit, në krye të NATO-s, të kurorëzonte përpjekjet shekullore të Kosovës për liri dhe pavarësi në pranverën e vitit 1999. Duke zyrtarizuar shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, duke e konsoliduar dhe forcuar atë, duke e faktorizuar kombin dhe atdheun shqiptar, Evropa, Perëndimi në tërësi forcojnë themelet e tyre, forcojnë themelet e atij qytetërimi që lindi pikërisht këtu në Kosovën dardane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimi Evropian, miqtë e mëdhenj dhe aleatët e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, nga përvoja e këtyre dy viteve të zyrtarizimit të pavarësisë dhe pavarësisë së Kosovës e kanë kuptuar tashmë se ndihma dhe përkrahja ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi duhet të vijë vetëm duke u shtuar, vetëm duke u fuqizuar, vetëm duke u shumëfishuar. Vetëm kështu, vetëm me përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Kosova do të shkëputet plotësisht nga e kaluara e saj e pushtimeve barbare, në rajonin e Gadishullit Ilirik do të vendoset përfundimisht drejtësia historike dhe Evropa e Perëndimi do të jenë në gjendje t’i përmbushin detyrat e tyre globale. Dardania e lashtë, Kosova moderne kanë lindur dhe do të lindin gjithmonë bij e bija si Ibrahim Rugova, Nënë Tereza dhe Adem Jashari. Tek Kosova e pavarur dhe sovrane, tek kombi dhe atdheu i bashkuar shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja, Bashkimi Evropian do të kenë si përherë faktorin më vendimtar të rajonit për të gjitha sfidat e kohës dhe për të gjitha sfidat e së ardhmes. Në këtë dyvjetor të zyrtarizimit të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, ne shqiptarët jemi më të vetëdijshëm se kurrë për këtë rol që na e ngarkon historia jonë mijëravjeçare evropiane dhe perëndimore përkrah miqve dhe aleatëve tanë të mëdhenj, jemi më të vendosur dhe më të përkushtuar se kurrë ta përmbushim me besnikëri misionin tonë ilir në këtë kënd juglindor të kontinentit, këtu në verilindje të Mesdheut.










SKËNDER BUÇPAPAJ & ELIDA BUÇPAPAJ

VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS U3_f%C3%ABmij%C3%ABt

VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS U3_foto%20evropa%20e%20lir%C3%AB
Skender Buçpapaj dhe Elida Buçpapa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi