Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Në sy të tjetrit

Shko poshtë

Skender Korça: Në sy të tjetrit Empty Skender Korça: Në sy të tjetrit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 24, 2010 7:18 pm

Skender Korça: Në sy të tjetrit 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n

Skender Korça: Në sy të tjetrit



Margjina të theksuara

Nëpër rrugët që lidhen urat e shpirtit

Miliona vështrime drejt në sy

Sikur ikonat që nuk flasin

Thonë se janë me bisht

Me puçrra në fytyrë na kanë thënë

Kanë edhe këmbët e shtrembra thanë

Gdhihemi me drafte të kopesë artificiale

Me këngën që nuk na bashkon me një sofër

Na fusin në geto kur të duan

Mbase jemi në sy të tjerëve

Pisk zihemi përditë

Mes vetës sonë dhe syve të tyre

Bëhemi udhëtarë të botës

Vërdallë na shikojnë me sy trembur

Arbër jam me Curriculum Vitae

Recitali i tyre jam unë dhe origjina ime

Je edhe Ti atje rrugëve që ke mbetur

Pa barabar trajtuar, as për njeri

Në sy tuaj do pëlcas revolta ime

Do të bëhem vullkan për të djegur

Asnjë liqe i qetë nuk do ta shuaj

Sikur tërë uji i tij të bie mbi sy të shtrembër

Lava ime do mbetet jorgani yt

Për ty e për kulturën tënde

Po sytë tuaj do pajtohen me shikimin tjetër

Pa kushte e pa pazar

Sepse ke qenë në sytë e mi drejtë shikuar

Vetëm si përmendore dielli ne perëndim

Rrugën kah kam nisur unë

Përtej edhe këtij dielli tim




Skender Korça: Në sy të tjetrit 25432_1279482784446_1151332627_30672328_4813323_n
Në sy të botës dhe popujve të tjerë dua të shihem sa me drejtë...(S.K)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi