Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI: Familjes Alimusaj

Shko poshtë

TELEGRAM NGUSHËLLIMI: Familjes Alimusaj Empty TELEGRAM NGUSHËLLIMI: Familjes Alimusaj

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 28, 2010 2:03 pm


TELEGRAM
NGUSHËLLIMI




Familjes
Alimusaj, Strellc




Suedi/Stockholm
25 mars 2010, - Në emër të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë
– Dega në Suedi, në emër të antarësisë së saj të gjërë dhe në emrin tim
personal, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Alimusaj, për
humbjen e njeriut më të dashur të tyre, Prof. Nimon Alimusajn. Lajmi për
ndërrimin jetë të Prof. Nimon Alimusaj ishte i papritur dhe tronditës
për ne. Ai, ishte dhe mbeti njeri ndër figurat qëndrore më të
respektuara në Strellc, Deçan me rrethinë, e po ashtu në Kryesinë
Qëndrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dëshmuar si njeri i
vlerave të larta kulturore, arsimore dhe kombëtare. Prof. Nimon Alimusaj
ishte dhe mbeti miku im i cili la mbresa të shkëlqyera gjatë
aktivitetit dhe veprimtarisë sonë të përbashkët me në krye Kryetarin e
parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.


Puna
dhe vepra e Prof. Nimon Alimusaj do të nderohet për jetë e mot sidomos
kontributi i tij maksimal që e dha për pavarësinë e Republikës së
Kosovës. Familja Alimusaj në këto qaste dhembje duhet të ndjehet edhe
krenar për më të dashurin e tyre duke ditur se ishte njeri i vërtyteve
të larta njerëzore.




Bekimi
dhe mëshira e Zotit qoft në shpirtin e tij.


Zoti
e bekoft familjen Alimusaj.




Në emër të Kryesisë së LDD-së Dega në Suedi:

Hysen
Ibrahimi, kryetar i Kryesisë.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi