Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PO JO, JO SI NË FILLIM!

Shko poshtë

PO JO, JO SI NË FILLIM! Empty PO JO, JO SI NË FILLIM!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 2:20 am

PO JO, JO SI NË FILLIM!



Pra Zanieri do ta fillojë për së pari (pas pakos së Ahtisarit) edhe një herë punën e trashëgimisë fetare që ata po e quajnë trashëgimi kombëtare, nacionale, serbe. Dhjetë vjet “bashkësia” ndërkombëtare (kush ka dëshirë ta ndiejë veten si pjesëtare e saj, le ta ndiejë) që po përpiqet në Kosovë t’i bindë pakicën serbe, Serbinë në Beograd, si dhe Rusinë në Këshillin e Sigurimit, se zgjidhja e problemit (statusit) të Kosovës nuk do të shkojë asnjë fije në dëm të “pakicës serbe” si dhe trashëgimisë së “shumicës serbe” të Beogradit që trashëgiminë fetare e konverton në trashëgimi kombëtare. Nuk është ky servilizëm “i bashkësisë ndërkombëtare” ndaj Rusisë, por është më tepër frikë nga deklarimi (Llavrovi) se po rifillon një luftë e re e ftohtë, të cilën, natyrisht, nuk e dëshiron askush. Prandaj në këtë vijë, duhet të bëhetn alkimi që bën politika kur del jashtë shkencoritetit historik të përvojës së saj, siç është rasti me trashëgiminë “kulturore” fetare serbe në Kosovë. Ky editorial është një “prospekt” kursi elementar mbi zgjidhjen e problemeve (nuk dihet cilat) janë lidhur me trashëgiminë serbe në Kosovë. Vallë a nuk dihet në cilin shekull filloi shtetformimi në kontinentin e Evropës dhe çka të bëjmë tash me trashëgiminë fetare “katolike” dhe “protestante” që ekzistonte në Evropë para se të ekzistojë kombi nëpër vendet dhe grumbujt gjuhësorë të Evropës? Çdo shtet i Evropës që sot është katolik, le të kërkojë në të gjitha shtetet katolike të Evropës ta mbrojë OKB-ja (e jo vetëm UNESK-oja) trashëgiminë nacionale të tij. Në bazë të kësaj logjike, trashëgimi nacionale hungareze janë kishat katolike të Francës, kurse Franca trashëgiminë nacionale në Itali le ta kërkojë në kishat katolike të Italisë, madje edhe në Vatikan. Merrni me mend shtetet e “Konferencës” islamike, sikur të filloni nga aq shumë shtetet sa janë, të kërkonin trashëgimi nacionale nga të gjitha shtetet sa janë myslimane dhe në çdo vend ku ka xhamia, t’i shpallin si vende të trashëgimisë kombëtare?! Nuk po e kuptoj Turqinë, pse nuk po vjen në Kosovë ta mbrojë “trashëgiminë nacionale” në xhamitë që i ka ndërtuar këtu Perandoria Osmane, ashtu si i ka ndërtuar kishat ortodokse në Greqi pikërisht Perandoria e Car Dushanit. Pse nuk po shkojnë serbët në Greqi dhe ta kërkojnë trashëgiminë e tyre të kishave që vërtet i ka ndërtuar Car Dushani. Vallë, para se të konvertoheshin myslimanë 45% për qind e shqiptarëve, cilit konfesionit fetar i kanë takuar dhe a më të vjetra janë kishat ortodokse në Kosovë, a feja islame që vjen këtu hiç më shumë se para tre shekujsh, kurse kishat janë ndërtuar shumë shekuj më parë. Pra dihet se para okupimit nga Perandoria Osmane, kanë ekzistuar kishat ortodokse në Kosovë dhe po ashtu dihet se derisa nuk erdhën osmanlinjtë, shqiptarët ishin ortodoksë. Por lëreni këtë, më i çuditshëm është fakti se si paskan ekzistuar kombet (ndaj edhe kombi serb) në kohën kur janë ndërtuar kishat ortodokse në Kosovë, sepse në atë kohë nuk kanë ekzistuar kombet, përveç kombit të vetëm në botë që paska qenë kombi serb!!! Trashëgimitë kanë emër, dihet çka është trashëgimi fetare dhe dihet çka është trashëgimi nacionale, kombëtare. Por Këshilli i Sigurimit nuk është Akademi e Shkencave, por organ i një organizate politike ndërkombëtare e cila ka dështuar që kur ka nisur punën e saj destruktive politike.

Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PO JO, JO SI NË FILLIM! Empty Re: PO JO, JO SI NË FILLIM!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 2:21 am

MELODRAMISTËT E MËHALLËS



Pra të thuhet këtu në fillim “qëllimi i temës”: aktiviteti i shoqërisë civile në Kosovë është diferent deri në kulm me aktivitetin standard të shoqërive civile nëpër të gjitha shtetet e Evropës. Këtu del edhe absurdi, se shoqëritë civile të Kosovës, veprojnë nën patronatin e organizatave të ndryshme ndërkombëtare që në Kosovë nuk kanë funksion “civil”, po thjesht politik. Shoqëritë civile janë të tilla pikërisht pse nuk duhet dhe nuk janë politike, konkurrente për staf politik me aktivitet jopolitik. Punëdhënësi ose politikëdhënësi i shoqërisë civile në Kosovë, e ka ndryshuar destinacionin e karakterit jopolitik të saj. Ajo e ka marrë rolin e korrektorit të punës politike të pushtetit, e jo të realizimit të projekteve (kulturore, bujqësore, arsimore, emancipuese, etj., etj.) si plotësim i vakanteve të ndonjë pune që pushteti nuk ka arritur ta realizojë në çdo pore të shoqërisë, siç nuk është e mundur fare realisht. Organizatat joqeveritare (OJQ-të) edhe nuk janë për tjetër punë pos të arrijnë të konstruktojnë (të ndërtojnë dhe të kryejnë) punë e të zgjidhin probleme të cilat nuk arrin, nuk do, nuk di, apo nuk mundet t’i konstruktojë qeveria. Po çka bëjnë këto “organizata”, rëndom janë korrektore të qeverisë me kritikën publike, (rëndom e kanë pasur dhe e kanë në dorë masmedian), në rastin e Kosovës, asnjëherë të bazuar në të dhëna e fakte të cilat mund të dëshmoheshin si deformime qeverisëse. Propaganda antiqeveritare në formatin çfarë e bën shoqëria civile, në realitet është një program ndërkombëtar për ta paraqitur Kosovën si një vend të anarkisë, dhe “kosovarët” si popull joshtetformues. Askush me mend në kokë nuk mund të thotë se në Kosovë nuk ka anarki, krizë, dhe diçka edhe më shumë, por shoqëria civile e jep gabimisht adresën e shkaktarit të kësaj situate katastrofale, dhe krijon opinion, “përshtypje” tashmë të standardizuar. Opinioni negativ mbi qeveritë ka arritur si rezultat i shoqërisë civile dhe sponsorëve të saj ndërkombëtarë. Askush nuk mund t’i çlirojë qeveritë e Kosovës në kontinuitet nga përgjegjësia për gjendjen ku është fundosur Kosova këtyre dhjetë vjetëve të bashkësisë ndërkombëtare që quhet UNMIK, por është e pamoralshme që t’u shkarkohet qeverive e gjithë përgjegjësia, kur dihen kompetencat e ekzekutivit “në hije”. Qeverive, po të kishim shoqëri civile, do të duhej t’u bëhej kritikë pse është lojale ndaj destruksioneve ndërkombëtare të administratës së UNMIK-ut, dhe për asgjë tjetër. Por në këtë pikë shoqëria civile ka kujdes të madh, nuk gabon asnjëherë të sulmojë me kritikë gjykatësinë, por vetëm xhelatin. Po cilat punë i kryejnë organizatat joqeveritare në Kosovë? Nëse kryejnë punë, cila prej tyre është “konkurrente” me vlerën e punës së qeverive? Si e kuptojnë civilët e organizuar të Kosovës nocionin “qeveri”? E kuptojnë ashtu si e kupton edhe opozita, por opozita është politike, nuk është organizatë civile. Atëherë OJQ-të nuk qenkan “civilë”, por aparatçikë, njerëz në shërbim, në mos të partive, atëherë të kurseve politike, projekteve ndërkombëtare politike. Ato e kanë një fajtor kujdestar që quhet - qeveri! Për ta qeveria është një ansambël i kufizuar ministrash në krye të administratave qeverisëse, do të thotë pushtetin e kuptojnë si një rreth “vicioz” jashtë qeverisjes në gjerësi dhe thellësi të të gjitha organizmave shoqërore. Ato do të duhej të “kritikonin” qeveritë vetëm duke realizuar punë konkrete që s’i ka arritur qeveria, e jo duke bërë inxhenering virtual punët e pakryera (sipas tyre) ose të kryera jashtë inxheneringut ndërkombëtar. Prandaj këta “joqeveritarë” i sheh të dalin në zgjedhjet parlamentare për të konkurruar qeverinë, dhe nëse nuk zgjidhen, përsëri i kthehen joqeveritaritetit të tyre “civil”. Shtresa e vetme pasanike e sotme është shoqëria civile “jopolitike” e Kosovës. Athua pse? Kjo “pse” është një temë tjetër “përgjigjeje”!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PO JO, JO SI NË FILLIM! Empty Re: PO JO, JO SI NË FILLIM!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 2:22 am

FESTA PAJTON, NUK REKAPITULLON



Opozita “sulmoi” pushtetin edhe gjatë ditëve të festës. Është pak trishtuese që edhe në ditët e një feste, që për Kosovën është jo vetëm ngjarje historike, por mund të themi lirisht se është ngjarja më e madhe në historinë e Kosovës, nuk e solemnizojmë së paku fakturën skenografike të pamjes ku do të shiheshin të gjithë së bashku për ta kremtuar një punë që megjithatë është bërë së bashku, dhe në festë nuk është zakon të kalkulohet dhe rekapitullohet kush ka bërë më shumë a më pak në atë “përbashkësi”, në të cilin hyn dhe llogaritet edhe kontributi i çdo qytetari, siç tha Kryeministri në seancën solemne të Parlamentit - “Kosova është hise e çdo qytetari të saj”. Pra të gjithë kanë hise, e kush më të vogël, e kush më të madhe e ka “copën” e kontributit, kjo nuk duhet të kalkulohet sidomos gjatë ditëve të festës, sepse e zbeh festën, i përçanë dasmorët, ngryset gazmendi. Megjithatë, mund të thuhet, edhe “torpedot” e opozitës të flakëruara gjatë lansimit, megjithatë përplaseshin në kopshtin me trëndafila (simbolikë), sepse 16-17-18 shkurtit i bie, siç e dimë të gjithë - në stinën e dimrit të vonë. Pastaj, vërejtjet lidhur me “formatin e kremtimit” dhe sensin organizativ (kolektiv) të tij, janë sikur kur njeriu gjen qime në vezë, edhe pse të gjitha vërejtjet tipikisht janë shumë më vend dhe të qëlluara, por janë të padobishme, nëse i vëmë në shkallën e situatës konkrete politike që ka Kosova sot, kujtojmë, menjëherë pas feste. Por edhe gjatë festës. Ajo që “ndodh” në veri (“gjatë festës) dhe ajo që ndodh në “skenën ndërkombëtare” si “asset” i paraqitjes së situatës së Kosovës në kremtimin e njëvjetorit të Pavarësisë, nuk analizohet, ose mbase edhe analizohet, por çështje është se analizat e tilla nuk mund të bëhen kaq publikisht të propaganduara pikërisht në ditën e festës, që thuajse kërkon që edhe qytetarët të “sillen seriozisht” gjatë kremtimit, “seriozisht” sepse festa ndodh në situatë konkrete politike dhe sociale. Pra duke i pasur parasysh këto “cikërrima” që përmendëm, epilogu i festimit na shtynë të themi: “shuaj, se kaloi mirë edhe kjo punë”! Se në veri e kishin paralajmëruar Luftën e Tretë për 17 shkurt 2009! Por nëse vërtet kaloi bukur festa, dhe kjo është shumë e vërtetë, së paku në modestinë e kremtimit jashtë ekstravagancës luksoze të kostos së festës, (kësaj here nuk u harxhua asnjë cent nga buxheti) duhet të themi se për këtë sukses, merita më e madhe u takon qytetarëve, pra as pozitës që megjithatë nuk ia doli të mos e “kalkulonte” paksa formatin e festës, dhe as opozitës që në kulmin e gazmendit nisi të vajtojë e të kukasë ankesat e saj stereotipe kundër pushtetit, ama pikërisht pa thënë asgjë që nuk është thënë një vit të tërë gjatë vitit 2008, e deri më 17 të shkurtit 2009. Pra vazhdojnë kalkluacionet nga të dy anët, por fatbardhësisht ato janë fare pa imagjinatë politike. Dhe kur themi kështu, ato janë fare “stereotipe”, një disk i prishur magnetofoni që tashmë në gërvishtjen e tij stereopropagandistike, nuk mund të ndikojë në ndërgjegjen e qytetarëve, sepse pikërisht kjo pozitë dhe kjo opozitë aq tepër i ka indoktrinuar me fitoren e pavarësisë, saqë kritikat që tash ia bëjnë ish-opozitat ose ish-pushtetet, dështimeve evidente, megjithatë, të gjithë qytetarët e kanë të qartë se as fitorja qoftë e tillë, as dështimet e shumta nuk janë as meritë, as fajësi e një krahu politik, a një partie, por e të gjithëve grumbull.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PO JO, JO SI NË FILLIM! Empty Re: PO JO, JO SI NË FILLIM!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 2:24 am




PO JO, JO SI NË FILLIM! Sh_b

SHTETI I SHTETEVE TË BASHKUARA



PO JO, JO SI NË FILLIM! Sh_b
Kosova kremtoi njëvjetorin e Pavarësisë. Me flamurin e saj, dhe me Flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova e kremtoi njëvjetorin e Pavarësisë; është ky lajm me katër fjalët e para të këtij editoriali. Por cila do të jetë gjetja, të thuhet diçka që mbetet pa u thënë për kremtimin madhështor të njëvjetorit të Pavarësisë. Të thuhet diçka që nuk do të jetë reprizë e të gjitha mediave, e të gjithë qytetarëve, e gjithë opinionit botëror, atje ku Kosova ende është agjendë? Nëse e përmendim këtu vetëm si një përfytyrim të sotëm për dje - ditën e kremtimit, shohim madhështore pamjen solemne të valëvitjes së Flamurit Amerikan në çdo cep të Kosovës, në duart e secilit nga kremtuesit, njerëzit që e mbanin në dorë, dhe veturat që qarkullonin duke kremtuar nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Vetë ky “lajm” brenda këtij editoriali, nuk do të jetë lajm, sepse të gjithë e kanë në përfytyrim mbushullimin, solemnitetin me të cilin u shpalua Flamuri Amerikan, kështu që duket pothuajse nuk themi asgjë të re, e që nuk e dinë të gjithë. Por ashtu si u pa solemniteti i flamujve, duhet të themi një gjë, që prapë të gjithë e dinë, por duhet të përkujtohet: Kosova ka Tri Simbole të barabarta të shtetësisë së saj: Flamurin e Kosovës, Flamurin Amerikan dhe Flamurin Kombëtar. Shteti i Kosovës quhet edhe Shteti i Amerikës, shteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një herë, së pari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Vilsonit e shtetformuan Shqipërinë, tash, së dyti, bota e di, por edhe shqiptarët të gjithë sa janë, Shtetin e Kosovës e bëri Amerikan e Reganit, Bushit senjor, Klintonit dhe Bushit junior. Dhe Mbretëria e Bashkuar angleze e Toni Blerit, aleatit më të madh të Shteteve të Bashkaura të Amerikës. Nëse pyesim çdo shqiptar, në mënyrë të çiltër, pa kurtuazi politike,por vetëm njerëzore a e do më shumë popullin shqiptar apo popullin amerikan, të gjithë pa përjashtim, ata që janë shqiptarë të vërtetë, do të thonë: njësoj, e dua popullin amerikan aq sa e dua edhe popullin shqiptar, e dua Shqipërinë dhe Kosovën, aq sa i dua edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hiç më shumë as hiç më pak. Pa Amerikën ne nuk do të ishim popull i lirë, shtet i pavarur, do të na gllabëronin dhe do të na shfarosnin hegjemonitë e mëdha të prapambeturisë historike. Se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krahun e lirisë së popujve, janë kundër shtypjes feudale komuniste klerikale, janë kundër terrorizmit, janë kundër primitivizmit dhe prapambeturisë që ende haset nëpër botë, kudo nëpër shtete të sistemeve të tejkaluara politike. Vetëm Drejtësia Hyjnore, Zoti vetë i bekoi shqiptarët që në atë çast kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë aleatë të këtij populli, përpjekje e tij shekullore për të arritur në liri, pavarësi, të mbrojë të drejtat e njeriut, integrimin e shqiptarëve në civilizimin, themelet e të cilit i ka vënë që nga koha antike, popullit që ka luftuar 600 vjet kundër obskurantizmit lindor, populli më i lasht në kontinentin e Evropës, populli që është edhe popull i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetit më të drejtë dhe më të lirë në historinë e njerëzimit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PO JO, JO SI NË FILLIM! Empty Re: PO JO, JO SI NË FILLIM!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi