Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: BISEDË ME HËNËN - poezi -

Shko poshtë

Pilo Zyba: BISEDË ME HËNËN - poezi - Empty Pilo Zyba: BISEDË ME HËNËN - poezi -

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 01, 2010 11:43 pm

Pilo Zyba: BISEDË ME HËNËN - poezi - 24721_107152045984853_100000701739246_102037_2433214_a
Pilo Zyba me mbesën e poetit grek JANIS RICOS....LITO RICO



Pilo Zyba: BISEDË ME HËNËN - poezi -




Kushtuar L.Rico*



Hëna zhveshur përmbi det, nëpër valë kërcen e luan,
Greke bukur përmbi varkë, kuturis, unë humb toruan.

“Ka shqipëria të tillë det, të tillë hënë, ëngjëllore,
Që lahet si vogëlushe, kaq e bukur virgjërore?

Ja, Helena prej këtu mori rrugën për në Trojë,
Dashuri e saj e marrë botën gjithë la pa gojë”.

Monevasia* gur i çmuar përkundet në det me valë,
Kjo legjendë e pa shkruar udhëton hipur mbi kalë.

Grekja flokët lehtë derdh përmbi supe si ujvarë,
Buza trëndafil i çelur sytë dy margaritarë.

Më ngjet se vetë Helena hipur mbi flladin e lehtë,
Më çfaqet në çast përpara me Omerin vetë i tretë.

Veten pyes shumë herë “Ishte qorr a mbet’ pa dritë,
kur pa pranë bukurinë, a kur lexoi pabesitë”?

Vinë përkëdhelje valësh, si këshilla pleqërie :
“Eliti me gurra vargjesh i ktheu këngë dashurie.

Alvania ka të tillë, detin – vargjepoezi,
Të ta japë që ta pish kupëz të madhe, dolli”?


Unë gotën ngre ngadalë e trokas e pëshpëris,
Mbrëmja zërin tim e mërr, e çon larg, e nanuris.

Greke bukur më shikon e nga buza pija –mjaltë,
Rrjedh e ikën, kalëron lumë poetik i lashtë.



Ajo nuk e njeh Naimin, që dhe gërqisht* flet në Janinë,
As dhe shpirtin që i digjet erë lule trëndelinë,


Si një shpresë e pafikur i rri ndezur fjalëmirit,
Në vite duke trokitur përmes dritës së qiririt.

Për Konicën ç’far t’i them, dhjetra gjuhë botën tundi,
Fjalë e tij të rrëmben si rrjedhë e vrullshme lumi.

Fan Stiljani nga Tebe-ja, zëmër zjarr e fjalë artë,
E nisi Marathonomakun, ja, këtu, këtu, në Spartë.

E që fjalë e lirisë, zjarr të ndizej në Marathonë,
E bëri të fliste shqip, e bëri heroin tonë.

Ajo sytë më shikon, i lexon çfar më ka ënda,
Deti i shpirtit të saj me dallgë e godet nga brënda.

Sinfoni e rrallë e erës dashuri e lehtë e brisht’
Serenatë i bën verës,* syrit të saj me bisht.

Vala vjen e si shelege përkëdhelet, blegërin,
Peshku hënën e çukit, që si faqe vashe ndrin.

I dehur nga mrekullia fjalët dalin s’di për ku :
“ Ç’më duhet mua Helena, Helenën e kam këtu” !

“ Alvanos, Alvnos, seç të shkeli pak rakia”!
Ndonse fare mirë e di që më dehu bukuria.

Kupë e hënës nëpër ujë ngre dolli, lehtë vozit,
Syri im nën qerpikë fshehur buzës së Grekes shëtit.
































* “ Fjalët e qiririt” janë të shkruara gërqisht.
* Lito Rico, është mbesa e poetit Jani Rico.
Odiseas Elitis, poet grek, fitues si çmimit " Nobël"
**Monevasia Vëndlindja e poetit J.Rico
* Verës së kuqe të Monevasias që ka ëmër në Europë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi