Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit New York, U.S.A.: Deklarate

Shko poshtë

Lidhja Shqiptare e Prizrenit New York, U.S.A.: Deklarate Empty Lidhja Shqiptare e Prizrenit New York, U.S.A.: Deklarate

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 02, 2010 6:27 pm



Lidhja Shqiptare e Prizrenit New York, U.S.A.: Deklarate


Lidhja Shqiptare e Prizrenit New York, U.S.A.: Deklarate Lidhja-e-prizrenit-300x225

Lidhja Shqiptare e Prizrenit – Albanian League of Prizren – Kryesia me Qendër – New York, U.S.A.
Pas epokës së lavdishme të Heroit Nacional Gjergj Kastriotit, “Lidhja e Prizrenit”, shënoi ngjarjen më të re, mbasi sikurse Besëlidhja e Skënderbeut e vitit 1444 edhe Lidhja I, II e III e Prizrenit mbartën vlera të rëndësishme në vendlindje e diasporë. Pikërisht, për të çuar në vend amanetin e “Lidhjes së Prizrenit”, nacionalistët e përkushtuar çështjes së atdheut themeluan Lidhjen II dhe III të Prizrenit, duke zbatuar me përpikëmëri vendimet historike.
Çdo popull, ka historinë e vet në aspektin e zhvillimit të ngjarjeve, që përbëjnë palcën etnike të nacionalizimit, me të cilën populli mbijetoi ndër shekuj. Ngjarjet që pasuan Lidhjen e Prizrenit, si kryengritjet çlirimtare ndaj Portës së Lartë turke 1910 në Kosovë dhe Kryengritja e 6 Prillit 1911 e udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në qytetin historik të Vlorës nga Ismail Bej Qemali dhe Dom Nikollë Kaçorri me shumë patriotë të tjerë, e kanë burimin tek pararendësia historike “Lidhja e Prizrenit” (1878).
Në analet e historisë nacionale Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, është njëra nga ngjarjet më të mëdha të popullit tonë. Historia e krijimit të saj, është në forma dhe rrethana të ndryshme. Ajo është përsëritur tri herë. Këtu duhet përmendur Lidhjen e Parë të Prizrenit gjatë viteve 1878-1881, Lidhjen e Dytë të Prizrenit e mbajtur në Prizren (16-20 shtator 1943) dhe Lidhjen e Tretë të Prizrenit e themeluar në New York (20 tetor 1962), e cila është aktive edhe sot kurdoherë për çështjen shqiptare dhe trojet e tyre etnike në Ballkan.
Lidhja, ishte rrjedhim i zhvillimit të natyrshëm të komunitetit shqiptar në trojet e veta e jashtë saj. Ajo u krijua në rrethana e ngjarje të caktuara historike. Mbi të gjitha, triumfoi argumenti historik, se populli shqiptar, në bazë të bashkësisë territoriale, gjuhësore, historike, traditës etj., ishte formuar si një komb dhe për pasojë kërkonte autonominë e natyrshme, një e drejtë që shtetet e tjera të botës e kishin arritur në kohë e rrethana të ndryshme. Por kjo lëvizje, ishte gjithpërfshirëse. Pjesëmarrësit e aktivistët e tjerë, formuan me urgjencë degët e “Lidhjes së Prizrenit”, duke u hedhur në veprime konkrete për çështjen amtare, në një luftë të gjatë pa kompromis, për realizimin e platformës politike. Të rëndësishme janë selitë patriotike në: Prizren, Gjakovë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Janinë etj. Ata kanë ushtruar funksione administrative, pushtetin ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor, ushtarak, etj., duke krijuar një “shtet brenda shtetit”. Lidhja u dha për të kuptuar Turqisë e Fuqive të Mëdha, se krahinat shqiptare nuk ishin “një shprehje gjeografike”. Çështja e autonomisë, si kërkesë e rilindësve tanë, është konsoliduar përmes programeve, memorandumeve të ndryshme.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit New York, U.S.A.: Deklarate Lidhja-e-Prizrenit-e-djegur-nga-serbet

Perandoria Turke asokohe, u mundua të shpërndante “Lidhjen e Prizrenit”, mbasi ajo nuk ishte dakord, të zbatoheshin vendimet që kishin të bënin me dorëzimin e Kalasë së Plavës e Gucisë shtetit të Malit të Zi. Ajo, gjithnjë kundërshtonte vendimet e Kongresit të Berlinit dhe asnjëherë nuk zbatonte urdhërat e Portës së Lartë. Ajo, kishte pushtet të plotëfuqishëm në shumë vise shqiptare, gjë që nuk i shkonte për shtat pushtuesve shekullorë osmanllinj.
Lidhja u priu shqiptarëve në luftë, për marrjen e pushtetit e fitimin e autonomisë. Shqiptarët, morën pushtetin në shumë qytete, si: Gjakovë, Prizren, Pejë, Prishtinë, Mitrovicë e Vuçiternë. Dega e Lidhjes me qendër në Shkodër (17 prill 1880), proklamoi autonominë e vendeve ku jetonin shqiptarët e vendosi pushtetin e saj. Kjo lëvizje u përhap në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, duke u përpjekur të bindë sulltanin, ta njohë autonominë shqiptare, të vendosur në kundështim me dëshirën e tij. Në Gjirokastër (23 korrik 1880), u mbajt mbledhja e Lidhjes së Prizrenit, për të gjetur rrugën e përbashkët për autonomi e vendime të tjera të rëndësishme. Më 20 tetor 1880, mbledhja kulmoi në Dibër, ku me rezolutë u kërkua autonomi e plotë në viset e banuara shqiptare, krijimin e këshillave me përfaqësues të popullit dhe organizimin e ushtrisë nacionale shqiptare. Në vitin 1880, u bë riorganizimi i Lidhjes, duke përfshirë Komitetin Qendror, zgjeruar rrethin e bashkëpunimit dhe këshilli e shpalli veten Qeveri e Përkohshme, e cila do të drejtonte luftën për ruajtjen e autonomisë e fitimin e pavarësisë së plotë.
* * *
Ne, Kryesia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbledhur sot jemi shumë të shqetësuar për Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për heqjen e logos së Prizrenit me Shtëpinë e Lidhjes si simbol të saj, duke qenë një akt i papreçendentë, që cënon rëndë kujtesën historike dhe identitetin e shqiptarëve si komb, kur dihet nga nëna histori se Prizreni ishte dhe mbetet kryeqytet i Shqipërisë Etnike.

Kujtojmë se 11 vjet më parë, me fillimin e bombardimeve të NATO-s të drejtuar nga SHBA, pushtuesit serbë, dogjën objektin shtëpi – muze me moshë 132 – vjeçare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Prizrenit.
Sot, në Kosovën e lirë e të Pavarur (1999), shtëpia e Lidhjes nuk mund të jetë më simbol i qytetit të Prizrenit, me të cilin është krenuar dhe identifikuar, për shkakun absurd se Stema e Lidhjes u vërbon sytë dhe cënon “të drejtat e komuniteteve jo-shumicë”, të garantuara me Kushtetutë të Kosovës!
Sikurse jemi vënë në dijeni këto ditë përmes media-ve, përfaqsues të pushtetit qëndror dhe lokal, antarëve e bashkëpunëtorëve të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë, kemi mësuar për shqetësimin e krijuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, sipas ankesës së zv/kryetarit të Kuvendit Komunal, z. Qemajl Kurtishi përfaqsues i pakicës etnike turke, përmes së cilës Gjyqi Kushtetues i Kosovës u mblodh urgjentisht dhe mori vendim për heqjen e mënjeherëshme të emblemës së shtëpisë – muze të Lidhjes së Prizrenit (1878).
Ne, Kryesia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i bashkohemi një zëri reagimeve dinjitoze të shumë institucioneve, klubeve atdhetare e shoqërore dhe organizatave të tjera në vendlindje dhe diasporë, kundër vendimit me nene dhe paragrafe të marrë nga ana e Gjyqit Kushtetues të Kosovës, që ka aprovuar ankesën antishqiptare dhe antikombëtare të zv/kryetarit të Kuvendit Komunal, z. Qemajl Kurtishi përfaqsues i pakicës etnike turke. Nga ana e tjetër Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kërkon me këmngulje nga Gjyqit Kushtetues i Kosovës, që logoja e identitetit të historisë sonë kombëtare të rikthehet aty ku ka qenë gjithnjë tash 132 vjet me radhë.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit New York, U.S.A.: Deklarate Emblema-e-Komunes-se-Prizrenit-150x150

Ne gjithashtu shprehim indinjatën ndaj heshtjes që Qeveria, Kuvendi, partitë politike në pushtet dhe ato opozitare, institucionet shkencore me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kanë mbajtur një qëndrim pasiv, që cënon rëndë kujtesën historike dhe identitetin e shqiptarëve si komb.
Ne, Kryesia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, së fundi theksojmë respektin për pakicat dhe mbrojtja e tyre ka qenë tradicionalisht një normë morale e shqiptarit dhe duhet të vijojë edhe në të ardhmen. Nga ana e tjetër, kjo s’do të thotë se pakicat, duhet t’a keqpërdorin zemërgjerësinë tonë, duke përfituar nga favoret dhe situata e krijuar. Kujtojmë se Lidhja e Prizrenit, nuk i ka cënuar asnjëherë interesat e asnjë populli (me përjashtim të pushtuesve) dhe ka mbrojtur e proklamuar idenë e bashkëjetesës paqësore me fqinjët.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, gjithmonë dhe pandërprerë do të luftojë për realizimin e idesë kapitale: bashkimin e të gjitha trojeve tona në një shtet etnik, politik dhe shpirtëror. Ky do të jetë synimi i lidhjes dhe nga ajo rrugë asnjëherë nuk do të heqim dorë deri në realizimin e plotë të këtij ideali të shenjtë, që ndër ne jeton tash 132 vjet.
New York, 31 Mars 2010

Kryetari i Lidhjes së Prizrenit
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit
Ismet Berisha
Tomë Mrijaj


marrë nga Albemigrant
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi