Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Në vargëzim të së drejtës

Shko poshtë

Skender Korça: Në vargëzim të së drejtës Empty Skender Korça: Në vargëzim të së drejtës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 06, 2010 5:45 pm

Skender Korça: Në vargëzim të së drejtës 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n
Skender Korça: Në vargëzim të së drejtës



Shqyerje dogmash për të u çliruar nga ato

Kuptime që të sjellin sa më shumë keqkuptime

Jeta, bomba e kurdisur e së vërtetës

Barbare të bëhen vargëzimet për të shqyer historitë

Dikush kënaqet që po vjen koha e tyre

Tjetri plagosi historinë për një synim

Boshatisje e heshtur nga vetja jonë

Herë bëhesh kurban e herë të kurbanizojnë pa të pyetur

Në vargëzim të së drejtës

Mbetesh sikur një oxhak që nuk ndizesh kurrë

Ndezësh sa herë që të fusin në gojë historinë tënde

Kur të gjithë janë bërë të indoktrinuar

Tradita ime e jotja u bë legjendë e pa kallëzuar

Kur shpendët e lirisë më lëshojnë pupla të gëzofit të tij

Unë me ty e pyesim vetën për vargëzim të së drejtës

A jam unë ndërkombëtar sikur ata që po sodisin me puplën e tyre

Sot kësaj po i thonë modë e kulturë e vargëzuar

Dashuria e përmotshme e tyre, kinse kemi kërkuar kështu

Kur kënga ime ka me qenë e shqyer bashkë me alfabetin tim

Nëse vazhdohet kështu, do këndojmë vetëm këngë krahine

Në boshtin e pa dhëmbëzuar do harroj edhe unë vargëzimin e drejtë

Sikur një trung që po i fshijnë këmbët të gjithë ardhacakët

Në vallëzimin e madh ku kërkohet vargëzim i së drejtës



Skender Korça: Në vargëzim të së drejtës 26092_1290793267201_1151332627_30696259_3729637_n
Mos
mendoni se përvetësimi i vlerave të huaja, na shpien në familjen
"meritore" ndërkombëtare....sepse kjo nuk quhet vargëzimi i së drejtës
më, por imponimi për të u zhveshur nga kultura dhe abetarja jonë...(S.K)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi