Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë

Shko poshtë

Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë Empty Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 10:59 pm

Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë


Nga L. Kerquki & Agjencitë më 21.02.2009 në ora 14:07

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka mohuar se autoritetet e Prishtinës e penguan hyrjen e tij në territorin e Kosovës.

Duke reaguar në deklaratën e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Zenun Pajaziti, ministri serb tha se nuk ka pasur kontakte me Qeverinë në Prishtinë, “aq më pak ka pasur nevojë që të kërkojë leje nga dikush” për të hyrë në Kosovë.

“Për të gjitha hyrjet dhe qëndrimet në Kosovë, përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë kontaktojnë me UNMIK-un apo EULEX-in, si misione të vetme legjitime në krahinë, e cila momentalisht është nën protektoratin e OKB, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”, i ka thënë Bogdanovic, agjencisë serbe Tanjug.

Bogdanovici, i cili jeton së bashku me familjen e tij në Leshak në veri të Kosovës, e ka përshkruar deklaratën e ministrit Pajaziti si një shembull se si “institucionet e përkohshme në Prishtinë tentojnë që t’i parandalojnë serbet e Kosovës madje edhe nga qëndrimi në shtëpitë e tyre”.

Kuçi: Ne e penguam Bogdanovicin

Ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic, dështoi ta vizitojë Kosovën, të premten. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se qeveria ka kërkuar nga Bogdanovic që ta sjellë agjendën dhe qëllimin e vizitës. Sipas tij, nëse ministri serb do t’i injoronte autoritet e Kosovës, është vendosur që ai të kthehej në kufi, e nëse reziston, edhe të arrestohet.

Goran Bogdanovic, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, dështoi t’i vizitojë disa vendbanime serbe në Kosovë të premten.
Sinjalet që iu dërguan nga Prishtina duket se e detyruan atë që të rrinte në shtëpi.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në një prononcim për Express, ka shpjeguar kronologjinë e ngjarjeve që, sipas tij, çuan në dështimin e vizitës së ministrit Bogdanovic në Kosovë.
Kuçi tha se Bogdanovic për këtë vizitë kishte kërkuar leje nga UNMIK’u, por administrata e Kombeve të Bashkuara kërkesën e tij e kishte dërguar në Qeverinë e Kosovës.

“Ne, si Qeveri e Kosovës, kemi kërkuar që ta dimë agjendën dhe qëllimin e kësaj vizite. Po ashtu, kemi kërkuar që mos të vijnë të armatosur, siç ka ndodhur herëve të tjera”, ka thënë Kuçi, duke shpjeguar se cilat do të ishin hapat e Qeverisë së Kosovës nëse ministri Bogdanovic do t’i injoronte.

“Nëse do të ndodhte ashtu, ne kemi pasur vendim që t’i kthejmë në kufi ose nëse rezistojnë, edhe t’i arrestojmë”, ka thënë zëvendëskryeministri.

Sipas tij, Goran Bogdanovic nuk do të ketë asnjë pengesë nëse vjen si qytetar i Kosovës, por nëse vendos të vjen nga cilësia e ministrit, atëherë duhet t’i respektojë autoritetet shtetërore.
“Ne nuk do të lejojmë që ai të vjen këtu dhe të bëjë spektakle, siç ka ndodhur herëve të tjera”.

Hajredin Kuçi tha se këto spektakle të zyrtarëve serbë duhet të marrin fund.
“Zyrtarët serbë e kanë tepruar kohët e fundit”, tha ai.

“Sa për spektakle që ata po bëjnë, ne ju themi se do të veprojmë me kompetencë dhe në përputhje me ligjet tona. Çdokush që hyn në Kosovë, duhet t’u përshtatet ligjeve të Kosovës”, shtoi Kuçi.
Deri më tash, zyrtarët serbë kanë hyrë në Kosovë me lejen e UNMIK’ut, derisa institucionet e Prishtinës kanë hezituar t’i pengojnë ata.

Zëvendëskryeministri Kuçi thotë se tash kanë ndryshuar rrethanat, derisa porosit zyrtarët serbë që për të hyrë në Kosovë nuk u mjafton leja e UNMIK’ut.
“Autoritetin e plotë e kanë institucionet e Kosovës. Nëse ata hyjnë pa lejen e institucioneve të Kosovës, pa një agjendë të qartë dhe nëse duan të bëjnë spektakle kundër rendit kushtetuese, atëherë nuk u mjafton leja e UNMIK’ut”, tha Kuçi.

“Ky vendim i yni besoj se do t’ua kthjellojë mendjen zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë dhe do ta kuptojnë se Kosova është një shtet tjetër”, shtoi ai.

Një shpjegim tjetër nga ai i zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi kanë dhënë burime të Express nga administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Sipas tyre, Goran Bogdanovic ka bërë kërkesë për ta vizituar Kosovën një javë më parë në zyrën e UNMIK’ut në Beograd.

“Por dje ata kanë bërë një ndryshim, duke thënë se në vend të ministrit Bogdanovic në Kosovë do të vjen ndihmësministri Bojan Jokovic”, ka thënë burimi i gazetës të premten.
Nga ana tjetër, Russell Geekie, zëdhënës i UNMIK’ut, nuk ka mundur t’i konfirmojë këtë informacione.

“UNMIK’u nuk vendos më se kush hyn apo nuk hyn në Kosovë”, ka thënë ai për Express.

“Kur ne marrim një kërkesë për eskortë, ne e transferojmë atë tek autoritetet përkatëse, pasi policia jonë nuk është operacionale për të bërë eskortë”, ka shpjeguar Geekie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë Empty Re: Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 11:01 pm

GJND të izolohet nga presioni


Nga Express më 21.02.2009 në ora 18:22

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic ka deklaruar se nuk ka shanse që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të deklarohet pozitivisht rreth pavarësisë së Kosovës, nëse nuk do të ketë presione politike.

Sipas Jeremic, nëse Gjykata do të mund të izolohej nga presionet politike Kosova nuk do të pranohej nga asnjë shtet.

“Pas kësaj Kosovën nuk do ta pranonte asnjë shtet ajo nuk do të mund të hyjë në institucione ndërkombëtare”, ka thënë Jeremic.

“Me këtë rast do të krijohej situata nga e cila do të kishte vetëm dy rrugëdalje: ose Kosova do të mbetej një gjysmështet ose do të fillojë negociatat me Beogradin”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse ka marrë përgjigje nga shtetet të cilave u ka kërkuar që të mos e njohin Kosovën, Jeremic ka thënë se zyrtarët rusë i kanë premtuar se do të kthejnë përgjigjen.
Qëndrimi rusë nuk ka ndryshuar: shpallja e pavarësisë përbën shkelje të Kartës së OKB’së.

“Pres që edhe vende të tjera të deklarohen në këtë mënyrë”, ka thënë Shefi i Diplomacisë serbe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë Empty Re: Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 22, 2009 1:03 pm

Ky është fillimi
Forcohet qëndrimi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në territorin tonë, pa lejen e institucioneve kosovare. Kryeministri Hashim Thaçi thotë se refuzimi i Goran Bogdanovic është vetëm fillimi. Ai tërheq vërejtjen se përfundimisht do të respektohet ligjshmëria, ndërsa Serbia duhet ta harrojë Kosovën.

Nga Leonard Kerquki më 22.02.2009 në ora 8:30

Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, tash e tutje, duket se duhet t’i shqyrtojnë seriozisht vizitat e tyre në Kosovë.

Ata nuk munden më t’ia mësyjnë vendbanimeve serbe në Kosovë, pa lejen e autoriteteve të Prishtinës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar të shtunën se Qeveria, ashtu sikurse të premten, mbetet e përkushtuar për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë zyrtarëve të lartë serbë, të cilët nuk përfillin rendin e ri kushtetues.

“Ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar Kryeministri Thaçi për Express, të shtunën, duke komentuar dështimin e vizitës së Ministrit Bogdanovic në Kosovë.

“Në Kosovë përfundimisht do të respektohet ligjshmëria. Serbia duhet ta harrojë Kosovën”, ka thënë Kryeministri Thaçi, përmes telefonit.

Të premten, në prononcimet dhënë mediave, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe Ministri i Brendshëm Zenun Pajaziti, thanë se kanë penguar hyrjen në Kosovë të Ministrit Bogdanovic.

“Ne, si Qeveri e Kosovës, kemi kërkuar që ta dimë agjendën dhe qëllimin e kësaj vizite. Po ashtu, kemi kërkuar që mos të vijnë të armatosur, siç ka ndodhur herëve të tjera”, ka thënë Kuçi për Express, duke shpjeguar se cilat do të ishin hapat e Qeverisë së Kosovës nëse ministri Bogdanovic do t’i injoronte.

“Nëse do të ndodhte ashtu, ne kemi pasur vendim që t’i kthejmë në kufi ose nëse rezistojnë, edhe t’i arrestojmë”, ka shtuar Zëvendëskryeministri.

Por të shtunën, këto deklarata të zyrtarëve kosovarë, janë hedhur poshtë nga Ministri serb për Kosovën.

Ai ka mohuar se autoritetet e Prishtinës e penguan hyrjen e tij në territorin e Kosovës, duke shtuar se nuk ka pasur kontakte me Qeverinë në Prishtinë.

“Aq më pak ka pasur nevojë që të kërkoj leje nga dikush”, ka thënë Goran Bogdanovic, për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ai tha se për të hyrë në Kosovë merr leje vetëm nga autoritet e Kombeve të Bashkuara dhe ato të Bashkimit Europian.

“Për të gjitha hyrjet dhe qëndrimet në Kosovë, përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë kontaktojnë me UNMIK’un apo EULEX’in, si misione të vetme legjitime në krahinë, e cila momentalisht është nën protektoratin e OKB, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”, i ka Ministri serb për Kosovën.

Goran Bogdanovic, i cili jeton së bashku me familjen e tij në Leshak në Veri të Kosovës, e ka përshkruar deklaratën e Ministrit Pajaziti si një shembull se si “institucionet e përkohshme në Prishtinë tentojnë që t’i parandalojnë serbet e Kosovës madje edhe nga qëndrimi në shtëpitë e tyre”.

Por, në mbështetje të deklaratave të zyrtarëve kosovarë ka dalë të shtunën edhe misionin europian për rend dhe ligj, EULEX.

Zëdhënësja e EULEX’it, Kristiina Herodes, e ka konfirmuar refuzimin e kërkesës së Bogdanovicit që ta vizitonte Kosovën.

Sipas saj, meqë nuk është marrë pëlqimi i institucioneve të Kosovës, atëherë vizita është anuluar.

“Nuk ka pasur pëlqim nga ana e autoriteteve kosovare, prandaj kjo vizitë është anuluar”, ka thënë ajo.

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, ashtu sikurse edhe zyrtarë tjerë të lartë të Qeverisë së Beogradit, kanë vizituar vazhdimisht enklavat serbe, duke manipuluar me banorët e atjeshëm dhe duke bërë deklarata kundër rendit të ri kushtetues.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë Empty Re: Bogdanovic mohon se iu ndalua hyrja në Kosovë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi