Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrim Asllani: ME SHPRESË...

Shko poshtë

Afrim Asllani: ME SHPRESË... Empty Afrim Asllani: ME SHPRESË...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 14, 2010 10:23 pm

Afrim Asllani: ME SHPRESË... 4548_1022797060122_1531091616_30053893_383652_n

Afrim Asllani: ME SHPRESË...


Unë gjendem para një Globi, dhe po sillem e sillem që t’i afrohem edhe
më afër, t’i afrohem e herë-herë tentoj të futem brenda, e ia lëshoj
sytë, por askund s’ka kufi...
Dhe duke iu afruar sa më afër më vjen ta lëshoj një zë, të bërtas zëri im të dëgjohet anë e kënd.
Mundohem ta kthjelloj zërin që të jetë sa më i qartë, i pastër të tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe e lëshova zërin tim:
ooo, A JEMI EDHE NE KËTU, ooo, A JEMI EDHE NE KËTU.
Dhe duke pritur përgjigje, po e vërej një kthjelltësi, po vjen si
përgjigje po pa zë, qetë dhe po zbret një ylber aty që mund ta shohim
të gjithë, përgjigje për ardhmërinë.

Shpresën asnjëherë s’duhet humbur, por gjithnjë duke i dhënë detyra
vetes për punë të ndershme, respekt dhe mirëkuptim që jeta të rrjedhë
ashtu si planifikojmë për vete, por edhe për të tjerët.

Rrugët në jetë asnjëherë s’mund të jenë të njëjta, rrugët mund të jenë
të ngushta dhe të gjata, por asnjë herë s’duhet ndaluar, se në
ndërtimin e tyre diku e kanë edhe fundin, ashtu sikurse fillimin.

Afrim Asllani - Libri "Dhuratë për njerëzinë"
Ju lutem! mos përdor shkrimet tona, pa vënë në dukje se punë e kujt është!





Afrim Asllani: ME SHPRESË... 26282_1223249391305_1531091616_30476387_3021835_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi