Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: TA DININ YJET

Shko poshtë

Vullnet Mato: TA DININ YJET Empty Vullnet Mato: TA DININ YJET

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 16, 2010 1:16 pm

Vullnet Mato: TA DININ YJET 25809_1227639102286_1568334934_30461137_198166_n


Vullnet Mato: TA DININ YJET 24519_1225207401495_1568334934_30457664_6893003_n
Vullnet Mato

TA DININ YJET



Kur gjysma e ndriçuar e njerëzimit
punon,
gjysma tjetër
gërhet në gjumë.
Vallë ç’bëjnë ndërkohë
përmbi glob
fatkeqët mjeranë
që kanë mbetur pa punë?

Cili ka ardhur
nga pafundësia e qiellit,
që nuk i takon pjesë dheu,
për të punuar së bashku?
Pse duhet bërë
mollë gjigante e sherrit,
Toka që na lind
e na gëlltit sërish te barku?...

I deja më thotë,
se mbi çdo përkatësi humane,
që ka njeriu
te kjo tullumbace e bukur,
mundësia për të punuar,
duhet të ishte e drejta më e madhe,
njësoj si e drejta absolute
për të lindur e për të vdekur.

Se nga ardhja në këtë botë
deri në ikje,
nëpër trajektoren e punës
kalon njeriu.
Kush mbetet pa copë toke,
ose pa karrige,
jetën gjysmë i vdekur e bën fatziu.

Ta dinin se toka
nuk është e të gjithëve,
alienët e yjeve ,
me raketa mizëri
do të vinin
të na shqyenin
këmishën atmosferike,
për të ndarë te ky planet
gjithçka me drejtësi...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi