Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: Miqtë e mi, dashamirës të artit dhe kulturës : Në datën 1 maj mbushet 100 vjetori i poetit grek Janis Ricos.Lexoni më poshtë.

Shko poshtë

Pilo Zyba: Miqtë e mi, dashamirës të artit dhe kulturës : Në datën 1 maj mbushet 100 vjetori i poetit grek Janis Ricos.Lexoni më poshtë. Empty Pilo Zyba: Miqtë e mi, dashamirës të artit dhe kulturës : Në datën 1 maj mbushet 100 vjetori i poetit grek Janis Ricos.Lexoni më poshtë.

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 18, 2010 2:12 pm

Pilo Zyba: Miqtë e mi, dashamirës të artit dhe kulturës : Në datën 1 maj mbushet 100 vjetori i poetit grek Janis Ricos.Lexoni më poshtë. 15296_111829295517128_100000701739246_117985_390656_a
Poeti Janis Ricos duke pikturuar.


Pilo Zyba: Miqtë e mi, dashamirës të artit dhe kulturës : Në datën 1 maj mbushet 100 vjetori i poetit grek Janis Ricos.Lexoni më poshtë.



Më datën 1 maj 2010 mbushe 100 vjet nga lindja e poetit të madhe Janis Ricos. Jetoj prej 20 vjetësh në shtëpinë e tij. Kam përkthyer e studjuar jetën e ti.Jam në procesin krijues të një MONOGRAFIE të jetës së tij. Deri në datën 1 maj do tu paraqes materiale të cilat nuk kani pasur mundësi, ti njihni, ti lexoni e ti shijoni, jo vetëm Ju por edhe vetë artdashësit grekë.
Sot po u paraqes një analizë të veprës së tij, të bërë nga vetë Poeti, dhe të postuar dhe arshivuar në materialet e tij. Letra mban datën 15.5.1972, botohet për herë të parë dhe nuk lejohet propogandimi i saj pa lejen e përkthyesit. Faleminderit!



Pilo Zyba: Miqtë e mi, dashamirës të artit dhe kulturës : Në datën 1 maj mbushet 100 vjetori i poetit grek Janis Ricos.Lexoni më poshtë. 15296_111830845516973_100000701739246_117992_7006699_a
Përkthyesi i Ricosit...Pilo Zyba



NJË LETËR PËR POEZINË E TIJ

Shkruar nga... J a n i R i c o Letra mban datën 15.5.1972


Po afrohet mesnata.Jam vetëm.Fryn fllad pranvere.Gjithë mbasditen shkruajta dhe dërgova letra, të cilat, duhet të ishin shkruar përpara ditësh, që të jem me ty, të bisedojmë sa dhe si duhet.Pasi sot mora të tria letrat e tua.
Janë shumë ato që duan të më thonë, dhe që kam për tu thënë. Kjo është vështirësia e të dyve.Nuk e di a mund të arrij të gjej kohë dhe mënyrë të të shkruaj diçka nga ato që m’u mblodhën, u shtuan, u vështirësuan brënda nesh dhe nuk jepen në një analizë, në një takim a shpjegim.Vetëm ndjenja e ngjashmërisë, e qëllimshme e problemit historik dhe estetik të zhvillimit brënda nesh, mund të lehtësojë bisedën tonë, duke hedhur një urë në hapësirë, duke na lënë lirinë që “ të shënojë” atje ku llogjika duket e pa qënë, ose pengohet, ose lodhet dhe na lodh.
Filloj, pra, kështu në dorë të fatit në paradhënie dyshimi, ndonse sado që të vazhdojë dhe ku të dalë. Kundërshtim “po”, veçse jo shqetësim se mos më keqkuptosh, siç ke frikë ti nga unë, që s’jam i bindur, ( që besimi im të çuditi). Sepse për ato që pyes veten, për rrugën e punës sime “ me lashtësinë”, pyes veten prej vitesh dhe unë vetë, dhe marr guximin sa herë dhe në letrat e telefonatat dhe këtu pickimet duken të qarta.
Në një letër në formën e ditarit që të përgatita nga Samosi*, dhe që kurrë nuk mbaroi ( dhe si mund të mbaronte) kjo ishte tema e rëndësishme e të shkruarit tim. Ky dy kuptimshmet ( dhe ndarja ime) ndërmjet të sotmes dhe të përhershmes, ndërmjet të dyjave të nevojshmeve, të asaj të vërtetës historike dhe të vërtetës së tjerrur të krijuar, të historisë së njeriut që tejkalon ( të domosdoshmen e çastit) dhe drejt përpara ( të ardhmes) dhe drejt së mbrapmes ( të shkuarës).
Të parën, të domosdoshmen jo vetëm e jetova, por dhe u gjykova menjëherë, ( e di shumë mirë – dhe jo vetëm në “ Varrin” por dhe me “Përshëndetjen”, por më keq te “Tre heronjtë” “ “Romiosini”, dhe “Zonja e vreshtave” “ Njeriu me karafil” “ I fundit dhe i pari Lidiçe” “ Kupa e tymosur” “Dymbëdhjetë kokat nga Daftana” e të tjera.Dhe tani që jetoj, dorzohem, pavarsisht nga ndjenjat e fshehura kryengritëse, si dhe kohën kur shkruajta
“ Lagjet e botës” ose “ Letër Zolios”, më rrëmben puna dhe konkluzionet e saj të pafajshme e të pa armatosur.Për pak ( pas punës dhe konkluzioneve të të saj ) arrij të kuptoj atë (të pa fajshmen) si detyrë për të lehtësuar të tjerët ( lë të takohet dhe me nevojën time ) si një çfaqe njohjeje dhe duartrokitje, si një ndjenjë e përkryer.Këtej e tutje, rreziku – i vlerësimeve të çastit, përplasjeve pa dashje, ku mbaron detyra dhe ku fillon poezia?
Njerzit lehtë njohin dhe mbajnë brënda tyre strofa dhe ide që dashurojnë, por me vështirësi i afrohen poezisë. Kujtoja disa vite më parë lavdinë dhe dashurinë që kishte njohur i paarrituri Demian Bedni.Mos kujtoni se dua ta përsëris, por, “ Poezia nuk shkruhet me ide por me fjalë”. Sikur fjalët të mos jepnin ndjenjë, jetë, ide, “ jo, por desha të them se poezia nuk shkruhet vetëm me ide”. Lë ti lëmë këto se na çojnë shumë larg, dhe lë të shikojmë një tjetër rrezik që prek poezinë në zë dhe në formë. Idea e madhe që mund të kapi poeti nga ana e tij, nga dashuria dhe kënaqësia, i derdhur dhe nga dëshira që të mbajë e të ngrejë këtë dashuri e mrekulli, mund ta bëjë dikur të “fryhet” deri në ( përqeshje) të shtrëmbërojë karakterin e të besojë se është (përfaqësues) i popullit, i vëndit ose i botës.Më e keqja kur kjo ( fryrje) e pa dëshërushme kalon në qënien e tij, e në poezi.Mbështjell me të
(objektivin e të qënit i madh), me forcën që e ( përfaqëson).Kjo është diçka që më shqetëson.Te Neruda që e dua aq shumë çfaqet hapur edhe tek vjershat e tij të dashurisë.Ajo që më shqetëson te Majakovski, zëri dhe fjala e komanduar, që e tejmbush me “Unë”, me “Ne”, e tepëron me “ne” dhe “unë”. Nëqoftëse unë shpëtova pak a shumë nga ky rrezik, është sepse shumë herët fitova (artistin e zgjuar, “djallëzuar”) futa të tretët të flasin.
Megjithatë në të gjitha gabimet e mundshme, nuk shpëtova dhe unë vetë nga ndjenja e borxhit të shoqërisë, por nga nevoja e menjëhershme e paraqitjes së të vërtetave historike.Tek të vërtetat e kohës dhe ndjenjat njerëzore.Dhe atherë hedh poshtë jo vetëm ndjenjat e mbushura, por ndjej një mospërfillje ndaj të gjitha ndjenjave që mund të mbodhisin ose të shtrëmbërojnë realen,( të vërtetën siç them këtë orë). Zërin njerëzor në dhimbjen e tij i në shpërthimin e tij.Dhe përpra te “Molla e pa dukshme”, shkruaj zhdukjen krejtësisht, njëkohësisht “Lajmprurëset”. Përpara “Përsëritje” shkruaj, “Mur brënda në pasqyrë” dhe “ Gurët”.
Duke shkruar të dashurën time “Portjeri” qëndroj të shkruaj
shumë shpejt “Gjurmët”. Duke shkruajtur “Parajsë” ndaloj të shkruaj “Gjurmët”. Kështu shkruajta më përpara dhe “Rrjeta”. Prandaj lashë mënjanë “Përsëritje” që kisha për qëllim dhe vëllimin e dytë e të tretë. Veçse duke lexuar “Lajmëtarprurësit” “ Gjurmët” “ Kambanaret” përsërita.
Nuk shikon te “Përshëndetje” “Lagjet e botës” “Njeriu me karafil” dhe patjetër te “Shënjt i zi” “ A shpëtohet ringjallja” janë nga të largëtat përafërsisht me latrinë e lashtësisë greke, me trupëzimet e bukura, me pranverën, me krishtin dhe lidhjen e tij, me trashëgiminë e këngëve të popullit, me ritmet dhe zërat e kujtesës së Bizantit dhe mbas tij, të kritikës së teatrit, të pushtimit Turk, të kryengritjes, të vajeve të Manit, ku çdo i lindur rritet mes tyre, dhe ka brënda tij burimet e të gjitha atyre që thamë për të shkuarën dhe të ardhmen.
Do më thuash, ose e thua afërsisht: - Bëj diçka të tillë dhe sot!
Mërr një varr apo person dhe ngrije deri në mit të lashtësisë, ose bjerë lashtësinë në madhështinë e kohës me tema të reja në kohën tonë!
Gjëra të tilla nuk përsëriten, mbahen të pa arritshme.Dhe nuk del nga thellësia ime të shprehem, megjithse vargu i lirë më mbetet bazë.Mendo“Ringjallja”për pesëmbëdhjetë rrokshin dhe rimën.
“Përshëndetje” nuk mundi të dalë në qarkullim me gjithë llogaritë e mia, as të njihet te njerzit (apo te ndjenja e të dëgjuarit),në një Promithea apo një krisht megjithse të dyja të arrira.I prura dhe i përmënda mënyrën me agoninë e gëzimit të një shoferi (Ku veç në orën e vdekjes mëson jetën e tij) duke thënë se një shpend i egët i hëngri sytë, dhe jo mëlçinë. Kam mendimin se nuk kapet karakterizimi tragjik dhe me imtësi. Më kujtohet se kur shkruajta “Përshëndetje” qava si fëmijë, siç shkrova dhe “Ringjallja”. Në to ka ngjarje që i jetova vetë në internim më (Ishullin e largët “Makro-
niso”). Por tani kam arritur të besoj, siç ua përsërita, poezia
e vërtëtë i ndalon lotët dhe duartrokitjet.Por lotët dhe duartrokitjet janë ato që sigurojnë lavdinë e poetit! Prandaj te “Gurët” them:

“Pengesa më e madhe që mendoj deri në fund është lavdia”.

Zakonisht njerzit nuk qajnë dhe as duartrokasin përpara një mendimi të mbaruar, tek një e vërtetë, siç është e pangushëllushme e vërteta, siç është fati i njeriut.

“ Poetët lartësohen për poezitë e tyre më të dobta”.

Këtë e shikoj kudo. Dhe e dija gjithmonë. Ja një shëmbull. “Irakliu dhe ne” e vlerësoj poemën time më të dobët. “Përsëritja”e dija se do pëlqehej më shumë.Thashë në fillim të mos e botoj. Por u tërhoqa, sinqerisht ktheva mendim, nga njohja që u kisha bërë të tjerëve, (Miq e shokë të cilët e prisnin botimin e saj). Është e dobët dhe si poemë, ka shumë fjalë dhe përshkrime në fillim, dhe është me pak vlera mbyllja e saj. Në brëndësi ka një antipati, dhe vlerësim të tepëruar mbi modestinë.Por te kjo qëndron Aragoni* , kjo është te “Elektra”. Këtë shprehin ata që bënë kritikë për botuesin (Gallimard). E dija që kështu do të ndodhte. Megjithatë e lashë siç ishte. E keqja ështe se e lashë duke e ditur.Ndaj tani më ngrihen qimet e kokës kur e kujtoj.Dhe jam i sigurtë që do shkruaj prapë poema të tilla. Jo që të (pëlqehen) por sepse më është diçka e imja dhe e domosdoshme.
Ora është katër pas mesnate. Po të lë floriri im, që të flë pak. Shpresoj, nesër sa të mbaroj punët e mëngjesit, të mund të vazhdojmë.E di, përsa të thashë, nuk qëndrojnë në mendimet e tua.
As te të miat. Për pikpamjet e poemave të tjera, mendimet tona ndryshojnë, pajtohen apo kundërshtohen. Them të kujtohem të të shkruaj diçka nga poema “Kalimtar” që thotë diçka për këtë temë.
Natën e mirë tani.Ju puth. Ç’far flas ende? Ju po bëni gjumin e ariut. Plot puthje të tjera.


Letra mban datën 15.5.1972
P ë r k t h e u
P I L O Z Y B A
Botohet për herë të parë(nuk lejohet të ribotohet pa lejen e përkthyesit)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi