Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli

Shko poshtë

Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli Empty Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 22, 2010 9:09 pm

Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli 5810_1125315426701_1641608303_292509_5349199_n
Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli


Mendim kritik

Nga Fatime Kulli



Poezia e poetes maqedonase Slobodanka Pavlova në librin e saj të parë “Auto-portreti im si një ëndërr”, përbën për mua si poete, një risi në botën letrare prej autorëve të rinj.
Në këtë libër janë 29 poezi që nuk lexohen aq thjeshtë. Emërtimet e titujve të poezisë të krijojnë përshtypjen se janë krijuar me një “prerje” të gjetjes poetike. Si: “Auto-portreti im si një poezi”, “Auto-portreti im si një mollë”, “Engjëll”, “Engjëlli”,
“Flutura dhe gjahtari u fluturave”, (pjesa e parë)
“Flutura dhe gjahtari u fluturave”, (pjesa e dytë)
“Flutura dhe gjahtari u fluturave”, (pjesa e tretë)

“Shans takimi”. “Takim”, “Kisha”, “H Në pagesën e taksës”, “Antologji”, “Në ikje”, “Dikush po i bie ziles”, “Kjo nuk është një poezi dashurie”, “Tronditja e fundit”, “Unë kam qenë në hënë N.A (Neils Armstrong) nuk është i vetmi”, “Do ti vej emër maces sime pas teje”, “Po pres”, “Motra e Feniksit”, “Feniksi dhe zjarri”, “Memoria ime”, “Heshtja e të palindurit”, “Kush është ai”, “Kur të rritem”, “Emri i cili nuk është atje”, “Ngjyrat”
Në këtë libër me poezi, do të harlisesh nga ngjyrat poetike, do të mendohesh thellë se çka ka dashur të thotë autorja në rrugëtimin e saj shpirtëror e artistik, në këtë vepër të arrirë letrare, ku autorja me një stil elegantë, skalit në artin poetik një tufë të shijshme me poezi, ku shquhet përdorimi i metaforave dhe gjuha metafizike në shumë poezi.

Poezinë e autores Pavlova, duhet ta lexosh e rilexosh disa herë dhe sa herë ta lexosh, do të zbulosh gjetje e gjendje të fuqishme poetike.
Pavlova ka përdorur një gjuhë mjeshtërore në poezi, vargjet janë shkruar me sqimë, temat janë të larmishme, por kryesorja në librin me poezi “Auto-portreti im si një ëndërr”, çdo lexues mendon se mund të gjejë veten e tij, në “skanerin” artistik të kësaj autoreje të re, të talentuar, e cila i zbërthen emocionet në qeliza shumë të ndjeshme me koloritin e veçantë poetik.
Poezia e Pavlovës është një poezi e mendimit, ku lexuesi mundohet t’ia zbërthejmë kodin artistik gjatë shijes së përftuar, duke e bërë ‘objekt” personal, si një realitet të filozofisë së jetës.
Psh. tek poezia “Memoria ime” është përdorur si “objekt” poetik për riciklimin e kujtesës, kohës, veprimeve, e për tu rikthyer tek vetvetja.
Ajo përdor bukur gjetjen si imazh dhe kryen aktin e krijimit poetik duke krijuar “lojën” si gjendje të pasigurt poetike.
“Memoria ime nuk shpenzon shumë kohë me mua.
Unë kurrë nuk e kam takuar atë,
megjithëse jetojmë në të njëjtën kokë prej vitesh.”

Diskursi poetik
Tek poezia “Heshtja e të palindurit”, autorja na befason me mendimin filozofik:
“Përpara se të lindim, heshtja
Mbulon fjalët tona ashtu si fjalët mbulojnë
Gjurmët e hapave tonë të parë.”

Në përmbledhjen e poezive në vëllimin poetik “Auto-portreti im si një ëndërr”, shfaqen lirikat e dashurisë në formë metaforike tek poezitë: “Flutura dhe gjahtari u fluturave”, në të tre pjesët, me një sqimë të hollë. Pavlova i laton vargjet si një qëndistare e zonja. Ajo të fut në një shteg të pafund fantazish e ndjesish, duke pasuruar larmishëm poezinë femërore, me shtresime të shumëfishta,çka e bën këtë aspekt poetik të Saj edhe më metaforik dhe funksional në marrëdhënie të ngushtë me lexuesin.


Libri me poezi “Auto-portreti im si një ëndërr” i autores Slobodanka Pavlova, vjen në letërsinë e sotme ballkanike si një kambanë e fuqishme e prurjeve të poetëve të rinj. (siç është autorja e këtij libri).
Infrastruktura e krijimit është ngritur me linjat e artit të shkruar modern, pos përdorimit të gjuhës poetike, duke formuar tinguj, ngjyra dhe muzikalitet, si një shërbesë, UNIT të saj në letërsi, e cila hyn me kompetencë dhe vitalitet të fuqishëm, si një autore ë re. Në këtë kuptim, Pavlova shfaqet në këtë libër, si një poete e pjekur intelektualisht dhe që mendoj se, Ajo do të jetë e ardhmja jo vetëm e poezisë ballkanike, por edhe asaj evropiane.
Ky është konstatimi im si një poete me eksperiencë në fushën e letrave. Pavlova, tashmë është prezantuar në Shqipëri me poezinë e saj, falë përkthimit në shqip nga Horald Kulli. Unë e kam lexuar disa herë poezinë e saj dhe e kam pëlqyer shumë, m’u duk tepër e veçantë përdorimi i gjuhës së saj poetike, stili, gjetjet, forma, dhe jo vetëm mua, por poezitë e Pavlovës janë pritur shumë mirë nga lexuesi i revistës “Obelisk”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi