Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miradie Zymberi-Avdullahi: Ti, det

Shko poshtë

Miradie Zymberi-Avdullahi: Ti, det Empty Miradie Zymberi-Avdullahi: Ti, det

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 24, 2010 12:38 pm

Miradie Zymberi-Avdullahi: Ti, det

Miradie Zymberi-Avdullahi: Ti, det 24987_1307661185107_1637880294_706526_2439373_s
Nëse sytë i kam të frikësuar,

mbi valët tua, përkund trupin tim,

ti det që rri i vetmuar,

e që je veç shoku im.


Sytë i kam të gruas së dashuruar,

hape mendjen time, merre me vete,

merrja emocionin e flakruar,

kujtimet e largëta, bashkë me rrëqethje.


Ti det, që ruan çastet në përjetësi,

fshij të kaluara, e jetëra rikthe,

valë pas vale, deri në lartësi,

zemra të zbrazëta, ti mos le.


Det,dhuro krah të pulëbardhës,

që kurrë nuk të ka braktis,

Të fluturoj, atje ku jeta rilind pas vdekjes,

ku errësira hapet, e buzëqeshja nis.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi