Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: P L U G U

Shko poshtë

Vullnet Mato: P L U G U Empty Vullnet Mato: P L U G U

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 26, 2010 10:00 am

Vullnet Mato: P L U G U 24329_1234716319212_1568334934_30474904_663986_n




Vullnet Mato: P L U G U 25809_1228496043709_1568334934_30462502_1833648_n

Vullnet Mato

P L U G U




Varre të huaj
dhe eshtra çetnikësh,
zbulon plugu
arave grunore në plugime.
Kockat e tyre
si predha të ndryshkura
dalin nga nënlëkura e tokës sime.

Ata erdhën të uritur
me metalin gjakësor,
buzëqeshjet e nënave
t’i bëjnë lot të zi;
t’i lënë vajzat pa zemra
nuset pa kurorë,
të shkelin karafila,
të thyejnë saksi;

T’i shndërrojnë
tjegullat e kuqe në pluhur,
trarët e çative t’i kthejnë
në shkrumb e hi,
të vrasin bujkun,
të djegin grurin,
t’i lënë plugjet
të ndryshken në shi.

Kurdoherë luftërat
kanë vërshuar
mbi arat grunore,
por prapë mbi to
ka lëruar bujku.
Kur nisen nga larg,
a e dinë gjakësorët,
se kockat e tyre i zbulon plugu?...

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi