Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fronti Demokratik Fdbk: Sabri Duraku- HARUN BEKA - Shembulli i Mitrovices

Shko poshtë

Fronti Demokratik Fdbk: Sabri Duraku- HARUN BEKA - Shembulli i Mitrovices Empty Fronti Demokratik Fdbk: Sabri Duraku- HARUN BEKA - Shembulli i Mitrovices

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 28, 2010 11:20 pm

Fronti Demokratik Fdbk: Sabri Duraku- HARUN BEKA - Shembulli i Mitrovices 17076_101737846524241_100000640781445_49486_6162514_s
Fronti Demokratik Fdbk: Sabri Duraku- HARUN BEKA - Shembulli i Mitrovices




Harun Beka u lind me 3.6.1951 ne nje familje te varfer por shume bujare, tamam tipike shqiptare. Ishte nje nder 12 femijet e babait Nebih dhe nenes Hamide. I rritur ne varferi por i rrethuar me nje dashuri te vecante prinderore Haruni u rrit i shendetshem dhe si femije ishte shume i shkathet. Sic thonte edhe vet dy gur bashk si kame lene..

Se bashku me lojrat e femijerise, Haruni i dashur shpesh here tregonte edhe per vuajtjet e shqiptareve ne kohen e Rankoviqit, kohe e shpernguljeve massive te shqiptareve per ne Turqi, tregonte se si i kishte pare por edhe kishte degjuar edhe nga te tjeret, e sidomos nga babai Nebihu. Keto dy gjera sic duket tek Haruni kishin lene mbresa te vecanta. Shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne Mitrovice. Ne vitein 1972 pasi kreu nje kualifikim per gjeologji ne Lubjane u largua per kushte me te mira ne Gjermani.

Ne megrim, pervec punes, Haruni kishte mundesi te siguroje literature te mjaftueshme nga Shqiperia, atehere e paarritur dhe e enderruar nga Shqiptaret e Kosoves. Haruni qe ne fillim mbante lidhje me ambasadat e Shqiperise e posacerisht me ate te Vjenes. Pikerisht ne Vjene ai njohu e bashkepunoi me shume diplomate siq ishin Mitro Mita (Zagoria),Klimi Prifti, Engjell Koloneci e Bushati. Kushtet e veshtira te familjes ne Kosove, malli i madh per familje e vendelindje e kishin bere Harunin nje njeri te perbetuar antijugosllav, i cili ishte ne gjendje te bente c´mos qe ta ndryshonte poziten e Kosoves e popullit shqiptare ne pergjithesi qe jetonte i okupuar nga jugosllavet. Deri ne vitet e 80 levizja patriotike shqiptare ne megrim ishte teper e kufizuar, me shume ishte e perqendruar ne futjen e literatures nga Shqiperia ne Kosove. Pas shperthimit te Demonstratave te levdishme te vitit 1981 kjo levizje fitoi ne kuantittet por edhe ne kualitet te vecante. Dalja e shume te rinjeve e intelektualeve beri efektin e saj.

Haruni qe ne ate kohe shkonte neper tubimet dhe demonstratat e organiyuara ne mbeshtetje te rinise dhe popullit shqiptar. Ne keto dhe manifestime te kesaj natyre Haruni njohu edhe Kadri Zeken, person i cili tek ai la mbresa te jashtezakonshme. Qe nga kjo kohe per Harunin cdo gje tjeter ishte dytesore, vetem lufta ne mbrojtje te interesit dhe ceshtjes kombetare ishte motoja e tij.

2.

Tubimet dhe Demonstratat e organizuara nga patriotet shqiptare ane e mbane botes ne mbrojtje te djemve e vajzave te Kosov es, ia shqyen masken Jugosllavise, kinse si shtet demokratik, kjo gje ata i alarmoi ne kulm prandaj edhe e intensifikuan aktivitetin e tyre agjenturor ne bote. Si pasoje e kesaj

neper Europe bene edhe atantatet e njohura si ai i Brukselit, Frankfurtit e me i kobshmi per shqiptaret ai i Untergrupenbahut te Stutgartit ku u vrane Jusufi,Kadriu e Bardhoshi.

Perveq likuidimeve fizike UDB/ja nepermes perfaqesive diplomatike shtrini rrjetin e saj agjenturor edhe neper klubet e punetoreve, ku arriti qe nje pjese te shqiptareve ta rekrutoje qofte duke i paguar apo edhe shantazhuar me marrjen e pasaportit e tjera.

Ne nje tubim te tille ne qershor te vitit 1983 ne Sunden te Gjermanise, perfaqesia jugosllave kishte organizuar nje salle ne te cilen pervec qfaqjes se nje filmi,do te propagandohej edhe parajsa e Jugosllavise. Ne kete tubim ishte i derguar edhe konsulli e vicekonsulli i cili rastesisht ishte shqipfoles por me shpirt jugosllavi. Haruni duke qene i vetem ju kishte derguar mesazh organiyatoreve se nuk do te lejonte te beheshin tubime e ahengje, ne kohen kur ne Kosove rinia shqiptare burgoset, torturohet e vritet ne rruge. Me gjithe kete vrejtje punetoret ndiheshin shume te forte dhe tubimin donin ta mbanin por me forca te shtuare te sigurise. Mirepo te gjitha keto nuk ju mjaftuan, sepse mu ne fillim te tubimit arrin Haruni sypatrembur dhe duke hedhur parulla antijugosllave e antitradhtare futet ne salle dhe nderprene gjithecka. Me kete rast ai me nje revole shtin ne drejtim te konsujve qe per fat te keq, per shkak te rremujes e katrahures qe ndodhi, shpetuan.

Haruni per kete rast u burgos, por pas hetimeve qe ju bene dhe vertetimit se akti i tij ishte komplet me motive politike u lirua dhe ju njoh strehimi politik, edhe pse Jugosllavia me kete rast i leshoi dy nota proteste Gjermanise qe personi ne fjale ti dorezohej. Akti I Harunit ne ate kohe beri buje te madhe, kurse familja e tij perjetoi presione e maltretime nga me te tmerrshmet.

Ky ishte Harun Beka, i vendosur, trim e me veteinisiative, ai nuk priti deri te shkoje dikush e te diskutohej e forcohej vendimi, sepse koha nuk priste, por i vetem dinte ta ipte pergjigjen, ashtu flake per flake, sidomos kur ishte ne pytje ceshtja shqiptare.

Harun Beka ishte tmerr per armikun e tradhtaret, por shume i dashur per shoket, madje cuditeshe se si ka mundesi qe nje njeri te ndryshonte aq shume ne moment, varesisht se me kend gjindej perballe. Haruni ishte fjalepak dhe ato qe i thoshte i mendonte mire.

3.

Harun Beka i njohu dhe e njohen gati te gjithe personalitetet relevante ne mergate. E kishte shoke te mire Enver Hadrin i cili u vra ne Bruksel nga UDB/ja, madje e motra e tij pas vrasjes se Enverit i thoshte Harunit se tani e

tutje ti je vellai im, me kete edhe per aresye se Haruni sikurse edhe Enveri mbante mjekerr.

Haruni ishte shume aktiv ne organizimin e tubimeve dhe demonstartave ane e mbane Europes. Kur them shume aktiv kam parasysh se qe nga Osllo ne veri e deri ne Gjeneve ne jug, e qe nga Vjena ne lindje e deri ne Paris e Bruksel ne perendim ai ishte ose nje nder organizatoret ose se paku ne radhet e para te demonstratave. Nga gjithe ky aktivitet i dendur Harunit nuk i mbette kohe per gjera te tjere, kjo me se miri mund te shihet edhe ne kartelen e tij personale te punes, ne te cilen qe nga viti 1983 e deri me 1999 nuk mund tia besh nje vit te plote qe ka punuar.

Organizativisht, Haruni ne fillim ishte antar i Grupit Komunist te Kosoves te formuar ne vitin 1986, pastaj edhe anetar i Komitetit te Kosoves per Informimin e Opinionit Boteror shkurt KKIOB. Anetar qe nga themelimi i Organizates Revolucionare Shqiptare me vone Partia Revolucionare Shqiptare net e cilen mbajti poste drejtuese deri sa edhe ra ne fushen e nderit.

Ishte me vite te tera antare i kryesise te Klubit Shqiptar Emin Duraku ne Dysseldorf, klub ky qe luajti nje rol te rendesishem ne organizimin e mergimtareve kunder jugosllavise.

Haruni ishte njeri i prere, dhe nuk i duronte njerezit e pakurriz e te luhatshem, sa per ilustrim do ta permendi nje rast. Ne nje takim te rastesishem ne Dyren, ku ishin mbledhur shume shqiptare e i shprehnin fjale miradie ish udheheqsit te larte te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise Azem Vllasit, Haruni u ngrit e i tha< Shih ketu Azem Vllasi, mos mendo se vetem pse u burgose 2 muaj u bere patriot, ti ishe ai qe serbet te shfrytezan deri ne maksimum, bile ja ku pot a them ty, Serbia te ka hypur here me samar e here pa te, dhe kur nuk ju deshe me te hudhen si lecke, keshtu do ti gjene te gjithe ata qe i sherbejne pushtuesve<

Krismat e para kunder Serbise, qe filluan si atentate, Haruni i priti si sihariqin me te mire qe mund ti vinte nga Kosova. Rritja e ketyre krismave dhe shnderrimi i tyre ne UCK ishte gezimi me i madh i tij. Haruni thoshte shpesh vetem me djeg shkaun me barot atehere fitohet liria.

Qe nga kjo kohe Haruni u perqendrua me tere qenjen ne ndihmen e kesaj lufte te lavdishme deri sa edhe u be pjese e saj. U mor shume edhe me

4.

Organizimin dhe percjelljen e pergimtareve te shumte qe u kthyen e i dolen zot vendit te vet, pastaj ishte nder kryesoret nga Partia Revolucionare Shqiptare qe drejtonte furnizimin e UCK/se nga Shqiperia.

E gjithe kjo Haruni nuk i dukej mjaft, prandaj qe ne pranveren e vitit 1998 kishte kerkuar qe te rreshtohej ne radhet e UCK/se, kerkese e cila ne fillim ju

refuzua. Me muaj te tere Haruni ne cdo takim te vetmen gje qe shtronte ishte kerkesa qe ai te lejohej te radhitet ne njesitet e UCK/se.

Ne veren e vitit 1998, jo per fajin e tij, deshtoi futja e tij ne Kosove per aresye te problemeve ne komunikim dhe kjo u shty deri ne dimrin e po atij viti, kur Haruni u bashkua me shoket e tij te frontit. Ishte fat i tij qe te operonte ne piken strategjike te Koshares, ne kete beteje te veshtire por te lavdishme te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, kur per here te pare u thye kufiri artificial ne mes Shqiperise dhe Kosoves.

Diten e 11 Prillit 1999 Kosoves do t´i rritej lavdia me trimerite e djemeve sypatrembur si Agim Ceku, Rrahman Tafa e Harun Beka, te cilet me heroizmin e tyre u bene shembull se si duhet luftuar dhe vdekur per Shqiperine. Lajmi per renjen e Harunit na tronditi te gjitheve, por edhe na beri krenar qe patem rastin ta njohim e ta kemi shok te idealit nje njeri te madh si ai.

Me Harunin, Rrahmanin, Agimin e trima te tjere si keta mburret familja, mburren shoket, mburret Kosova, mburret Shqiperia.


LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT

Sabri Duraku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi