Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: CILI ËSHTË QËLLIMI YT ?

Shko poshtë

Vullnet Mato: CILI ËSHTË QËLLIMI YT ? Empty Vullnet Mato: CILI ËSHTË QËLLIMI YT ?

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 12, 2010 1:38 pm

Vullnet Mato: CILI ËSHTË QËLLIMI YT ? 31071_1247740484808_1568334934_30497181_1890029_n








Vullnet Mato: CILI ËSHTË QËLLIMI YT ? 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n



Vullnet Mato

CILI ËSHTË QËLLIMI YT ?



Qëllimi im,
është një diagramë qiellore
që vargëzon ndjenjat e holla,
është një horizont i bardhë
që gëlojnë fluturat e korrikut,
është një borzilok saksie
që marrin erë vashat e njoma,
është një lot i kristaltë
që pikon gazin e qerpikut;

është një balonë fëmijësh
që ngjitet në erën e lartësive,
është një puthje e përvëluar
që ëmbëlson gjakun e zemrave,
është një urim për ditëlindje
që çojnë valët elektronike,
është një lajm i hareshëm
që u dërgojnë bijtë nënave;

është një vijë melodike
që gjallëron dasmat e vitit,
është një parmendë e artë
që lëvron thellësitë e mendimit,
është një flakë e zjarrtë
që djeg ligësitë e shpirtit,
është një arkivol i ndershëm
që prin homazhin e hidhërimit.

Po qëllimi yt,
që shkallmon qetësinë
me angullitjet e ujkut,
cili është dhe ku e ka mirësinë,
o i urituri për tufat e majme
të kolltukut ?...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi