Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi e Tadiqi u prijnë bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd?

Shko poshtë

Thaçi e Tadiqi u prijnë bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd? Empty Thaçi e Tadiqi u prijnë bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd?

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 14, 2010 9:09 pm

Thaçi e Tadiqi u prijnë bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd?



Thaçi e Tadiqi u prijnë bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd? 14bisedime4




Prishtinë, 14 maj - Hashim Thaçi dhe Boris Tadiq do t’i drejtojnë bisedimet teknike Prishtinë-Beograd, njofton sot e përditshmja e Prishtinës, “Express”. Shtetet e Bashkuara, BE, por edhe Rusia mund të bëhen lehtësues të dialogut mes dy vendeve, shton kjo gazetë. Plani ndërkombëtar, për t’i ulur kosovarët dhe serbët në një tavolinë, parasheh që bisedimet të nisin me një takim të nivelit të lartë, e të vazhdojnë në kuadër të grupeve punuese.

Thaçi dhe Tadiq - si udhëheqës më të rëndësishëm në vendet e tyre - do të drejtojnë serinë e re të negociatave, përmes të cilave synohet të tejkalohen një sërë çështjesh që mbajnë të bllokuar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime të “Expressit” thonë se pas konsultimeve të shumta me faktorë ndërkombëtarë, kryeministri i Kosovës, ashtu sikurse edhe presidenti i Serbisë, kanë pranuar ofertën që të jenë në krye të këtyre bisedimeve.

“Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Tadiq, duke pranuar që të jenë në krye të delegacioneve të shteteve të tyre, kanë zgjidhur një prej modaliteteve më të rëndësishme të negociatave teknike mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë për “Expressin” një zyrtar i lartë ndërkombëtar, në kushte anonimiteti.

Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme të bisedojë në çdo kohë dhe për të gjitha çështjet, përveç për statusin politik dhe integritetin territorial. I vetmi kusht i Prishtinës është që të jetë pjesëmarrëse në nivel të barabartë me Serbinë.

Pavarësisht gatishmërisë së Prishtinës dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për fillim sa më të shpejtë të bisedimeve për çështje teknike, Beogradi nuk është i gatshëm dhe nuk ka gjasa të pranojë të hyjë në këtë proces para publikimit të opinionit të GJND-së, shkruan kjo gazetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi