Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabile Keçmezi-Basha: Udhët e Atdheut

Shko poshtë

Sabile Keçmezi-Basha: Udhët e Atdheut Empty Sabile Keçmezi-Basha: Udhët e Atdheut

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 20, 2010 1:22 am


Sabile Keçmezi-Basha: Udhët e Atdheut U1_SabileBasha
Sabile Keçmezi-Basha


sabile_basha@hotmail.com



UDHËT E ATDHEUT


KUR TË VISH NË
PRISHTINË




Kur të vishë në
Prishtinë


Dot më kërkosh
në lagjen “Elitë”


Tek barnatorja
“Camomili”


Do të pret
Xanax-i,


dhe trete në
shi,


Se rrugën për
Veri do të marrim




Kur të vish në
Prishtinë


Në Urën e Ibrit
gjithsesi do takohemi,


Do të shohësh me sytë e tu

Se si ende
pikon gjak


Mollë e Kuqe

Te Kroi i
Vitakut




Do të gjezdisim
me dhembjen për dore


Në Konispol do
t’i puqim gjembat


Do ta thyej kafkën me grushte

Kipci i Bilall
Xhaferrit


Nëpër zaja të
përflakura


Do të udhëtojë
për Çamëri






ROBËRI E FJETUR



Ende me mua

pi kafe robëria

dhe më bënë

pyetje pa
pikëpyetje




Ndërsa në mua

ADN-ja lahet e
shpërlahet


Nga mjegulla
dhe pluhuri


Që i kanë
mbuluar tinëzisht


Syrin nga
hithrat






DIÇKA MUNGON



Atdheut dhe
trupit


I mungojnë ca
copa jeshile


Nata i qet
gjuhën


Dhe i përqesh

Për gjymtyrët e
brejtura




Shpesh i kam
par


se si bisedojnë
shtruar


kafka me
gjymtyrët


dhe nuk
dëgjojnë


muzikën
gjëmuese


që zhbiron
timpanin


nga kockat e
rëzbitura


të Homerit
dritë-pamës






LETRAT QË I
SHKRUAJ




Për çdo ditë

Në letrat që i
shkruaj


Më mbushen

Me pika-pika

Pastaj vej edhe
kllapa


Pikëçuditjet
vijën krejt në fund


Dhe më shtohen
pahetueshëm




Disa pulëbardha
në fluturim


Nuk e duan
matematiken


As atëherë dhe
as tani


Sidomos
matematikën


Me tri të
panjohura...






QESHJE E
BUZËQESHJE




Më thua

Se duhet të
buzëqeshi


Për të bërë Ty
qejfin


Ehe...

E kush do t’i
kamuflojë rrudhat


Në qafat e
atdheut




Po gjurmët e
gjakut 0-pozitiv


Cila blozë do i
kamufloi


Pa më thuaj...

Lum miku





KUJTIMIN E KA
KAP SKLEROZA




Kujtimin e ka
kap skleroza


Dhe harruar ka
sytë e atdheut


Të kaltër si
malli




Shpesh i takoj
në ecejake


Duke u shikuar
vëngër


Kafka me qafen

Që në një kohë
të pakohë


I kishte prerë

Shpatë e
Demokleut





organo-gramin e pritjes


Askush nuk e
blinte pritjen


Të kohës
mjegullnajë




Arkitektura e
urës dëmtohej


E Rozafa më
qante në prehër


Duke e shtuar
mëkimin


Në gishtat me
unaza






UDHËT E ATDHEUT



Nuk i keni par
mbrëmë


Se oborri i
atdheut


Është shtruar
me pikëpyetje


Dhe me shumë
qafa


Në kornizën e
kuqe




O zot

Sa shumë udhë

Sa shumë ura

Për të arritur
te një


E vetme udhë

Dhe te një

E vetme urë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi