Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KOSOVARI DËNOHET ME 20 VJET BURG PËR VRASJEN E NJË BASHKËKOMBASI

Shko poshtë

KOSOVARI DËNOHET ME 20 VJET BURG PËR VRASJEN E NJË BASHKËKOMBASI Empty KOSOVARI DËNOHET ME 20 VJET BURG PËR VRASJEN E NJË BASHKËKOMBASI

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 21, 2010 3:13 pm

Në Gjykatën e Brecias:

KOSOVARI DËNOHET ME 20 VJET BURG

PËR VRASJEN E NJË BASHKËKOMBASI



KOSOVARI DËNOHET ME 20 VJET BURG PËR VRASJEN E NJË BASHKËKOMBASI 28838_100949599952388_100001120445801_6737_5092633_n

Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco), 20 maj 2010


Siç njofton gazeta telematike e Brescias – www.bresciaoggi.it”, dje gjykata e këtij qyteti ka dënuar me 20 vjet heqje lirie shtetasin kosovar, 31 vjeçarin Naser Kermeni, i cili më 19 maj 2009 e kishte privuar nga jeta bashkëkombasin Shemshi Zekollin (35 vjeç), duke e vrarë me një rrebesh plumbash të shkrepur nga revolja, para kafebarit “Bikal” në Rovato, ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh. Procesi gjyqësor, që në rrethanat e përgjithshme italiane mund edhe të quhet i shpejtuar, ka përfunduar pikërisht në përvjetorin e parë rë përmbushjes së këtij krimi makabër.





Kryesuesi i trupit gjykues – Lorenzo Benini, ka shpallur dje aktgjykimin, me të cilin Kermeni është dënuar me 20 vjet heqje lirie, në bazë të akuzës së paraqitur nga prokurori Antonio Chiappani, akuzë që Naserin e ngarkon me vrasje të vullnetshme me paramendim. Në rolin e mbrojtësit, sipas gazetës së përmendur telematike, ka qenë avokati Lorenzo Cinquepalmi.

Siç thuhet edhe në aktvendimin e këtij gjykimi, ngjarja ka ndodhur më 19 maj 2009. Para kafebarit të lartëpërmendur, vrasësi e viktima kishin filluar të grinden rreth orës 23, para dëshmitarëve të shumtë, që të gjithë bashkatdhetarë të tyre – kosovarë. Deri në tragjedi, këtë ngjarje e kishte sjellur shamata e pashmangshme për llogaridhënie të borxheve të palikuiduara nga ana e vrasësit, në dobi të viktimës. Dhe, në çastin kur shamata ishte acaruar së tepërmi, vrasësi kishte nxjerrë revolen e tipi Astra të kalibrit 7.65 të fabrikuar në Serbi, të blerë në tregiun e zi, e kishte qëlluar viktimën disa herë në fyt dhe në fund, kur ai kishte qenë i përgjunjur para vrasësit, e kishte qëlluar edhe një herë në kokë. Avokati i vrasësit në gjyq ka thënë se viktima kishte detyruar vrasësin që në katër vitet e fundit (ç’prej se kishin ardhur në Itali) t’ia japë atij rreth 10.000 €uro.

Një grua italiane 40 vjeçe, që kishte bashkëjetuar me viktimën, i ka deklaruar gjyqit se Shemsi Zekolli (viktima) i kishte ndihmuar me të holla shumë bashkëkombas të tij. Sipas saj, vrasësi i kishte pasur shumë borxhe atij dhe nuk kishte dashur t’ia kthejë.

Në fund të informacionit për këtë gjykim, gazeta e cituar thotë se në perëndim të Brescias jetojnë shumë shqiptarë nga Kosova dhe se xhiroja e parave edhe sot në ambientet e tyre nuk është mjaft e qartë dhe se ende dyshohet për qarkullimin e parasë së zezë ndër kosovarët e atjeshëm. Thuhet gjithashtu se viktime punonte si murator, jo rregullisht dhe se vrasësi ishte arrestuar vetëm pak orë pas kryerjes së krimit tragjik. Ndërkaq vrasësi nuk kishte qenë në rregull me dokumentet e lejeqëndrimit, pra ishte klandestin. Në çastin kur e kishin burgosur karabinierët, në banesën e tij, vrasësi ende kishte pasur në dorë revolen me të cilën e kishte përmbushur krimin.

Siç thotë gazeta e cituar, shqiptarët në atë zonë, e sidomos ata të Kosovës, shpesh ngatërrohen për të tilla logaridhënie dhe për konkurrencën e paskurpullt të punës, në lëmin e ndërtimtarisë mes pronarëve të ndërmarrjeve të shumta ndërtimore të tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi