Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkuarja tragjike e Bekim Fehmiut

Shko poshtë

Shkuarja tragjike e Bekim Fehmiut Empty Shkuarja tragjike e Bekim Fehmiut

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 15, 2010 8:55 pm

Shkuarja tragjike e Bekim Fehmiut

Shkuarja tragjike e Bekim Fehmiut Bbekim715h

Ka bërë vetëvrasje të martën njëri nga aktorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave në banesën e tij në një lagje të Beogradit, ku jetonte me familjen.
Aktori Bekim Fehmiu, i cili bëri vetëvrasje në banesën e tij në një lagje të Beogradit, motivet e të cilit veprim hë për hë nuk dihen. Bekim Fehmiu ishte 74 vjeçar dhe njëri ndër artistët më të njohur të filmit në ish jugosllavi, është cilësuar nga mediat e atjeshme.
Ka luajtur në filmat edukatë speciale, eskadrila partizane, por famën më të madhe në Botën e jashtme e arriti me filmin, “Mbledhësit e puplave”.
Ai jetonte në Beograd, i tërhequr nga veprimtaria artistike, ndërsa në Prishtinë vinte dhe ikte pa bërë shumë zhurmë. Kështu e njihnin të gjithë - modest dhe të heshtur. Luajti shumë role që lanë gjurmë në historinë e kinematografisë ish-jugosllave dhe botërore. Rolet në filmat "Mbledhësit e puplave", "Odisea", "Avanturistët", "Roj", "Rruga", "Vitet e ngrohta", "Dezertori" etj. ende kujtohen si realizime të arrira. Ka luajtur me yjet si: John Houston, Olivia de Hevilend, Ava Gardner, Robert Sou, Fernand Rej, Dirck Bogard, Sharlom Aznaveur, Irena Papas, Klaudia Kardinale e Kendis Bergen.
I lindur në Sarajevë, më 1936, Bekim Fehmiu ka xhiruar mbi pesëdhjetë filma, në të cilët i ka luajtur kryesisht rolet kryesore. Në shenjë proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit të tij, më 1987 ai u largua demonstrativisht nga shfaqja "Madam Kolontajn" në Beograd dhe u tërhoq publikisht nga veprimtaria artistike. Para disa vjetësh u paraqit para publikut të Shqipërisë, me deklamimin e një poezie në një spektakël kushtuar shqiptarëve të njohur në botë.
Shkuarja tragjike e Bekim Fehmiut +Bekim-Fehmiu-1
Artisti i njohur Bekim Fehmiu pranë varrit të aktorit të madh shqiptar Aleksandër Mosiu - Foto ekskluzive e gazetës “Bota sot”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi