Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PËR NDER TË DITËLINDJES SË BEKIM FEHMIUT

Shko poshtë

PËR NDER TË DITËLINDJES SË BEKIM FEHMIUT Empty PËR NDER TË DITËLINDJES SË BEKIM FEHMIUT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 01, 2014 8:59 pm

PËR NDER TË DITËLINDJES SË BEKIM FEHMIUT

PËR NDER TË DITËLINDJES SË BEKIM FEHMIUT 220px-Odissea_Bekim_Fehmiu

BEKIM FEHMIU

1 QERSHOR 1936- 15 QERSHOR 2010


Bekim Fehmiu ishte një aktor Shqiptar nga Kosova. Lindi në Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd, Serbia .
Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.


JETA

Fehmiu u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithė hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.
U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirėn ballkanike është gati në pėrmasat e një miti. "Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen",-shprehet ai.
Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklarimeve të para del se kryer vetëvrasje.[1][2] Ministrja e brendshme e Serbisë Ivica Dačić tha se Fehmiu u gjet i vdekur ne apartament dhe revolja ishte e regjistruar ne emrin e tij.[3] Ai ishte 74 vjeçar.

 
AKTRIMI

Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë". Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.
Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.
Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

 

FILMOGARAFIA

Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond
Gengis Khan (1992)
Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2
Bambino di nome Gesù, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph
Poslednja prica (1987) (Film televiziv)
Crveni i crni (1985) si Da Giozo
Sarâb (1982) si Vlsdar
Voce, La (1982)
Siroko je lisce (1981)
Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan
Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi
Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil
Disposta a tutto (1977)
Salon Kitty (1976) si Hans Reiter
Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim
Pavle Pavlovic (1975)
Kosava (1974) si Adam Milovanovic
Deps (1974) si Deps
Gioco della verità, Il (1974)
Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo
Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi
Ultima neve di primavera, L' (1973) si Roberto
Libera, amore mio... (1973) si Sandro Poggi
Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)
The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb
Klopka za generala (1971) si Doktor
The Adventurers (1970) si Dax Xenos
"Odissea, L'" (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
Prljave ruke (1968) (Film televiziv)
Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo
Skupljaci perja (1967) si Bora
Protest (1967) si Ivo Bajsic
Tople godine (1966)
Vreme ljubavi (1966) si Milija
Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
Roj (1966) si Halil Beu
Devojka (1965)
Klakson (1965)
Ko puca otvorice mu se (1965)
Neprijatelj (1965)
Pod isto nebo (1964)
Sasa (1962) si Maric
Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi