Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vehap Kola:Fushata shqiptare fillon në Uashington

Shko poshtë

Vehap Kola:Fushata shqiptare fillon në Uashington Empty Vehap Kola:Fushata shqiptare fillon në Uashington

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 3:15 pm

Fushata shqiptare fillon në Uashington

24-02-2009 / Nga Vehap Kola*Vehap Kola:Fushata shqiptare fillon në Uashington 92913riviera

Historia e Jalës duhet të përfundojë me ndjesën ndaj qeverisë shqiptare

“Vëllazëria e ndërtuesve” kishte nisur marketingun ndërkombëtar për 40 njolla ndërtimore, që të kujtojnë ndihmësit e hajdutit Ali Baba. Pritet vendimi për të rinisur financimin e projektit, si një përpjekje për të shmangur hetimin ndaj interesave të paligjshme të ndërtues-botuesve dhe administratave të kaluara socialiste

Fushata zgjedhore në Shqipëri ka nisur këtë vit paksa më herët se ç’pritej, ndërsa palët u pëfshinë në një debat të pazakontë që pati për protagonist Bankën Botërore. Një muaj përpara se Edi Rama të shfaqej me takimet e veta zinxhir me “Vullnetarët” e tij në rrethe përballë një kryeministri që priste shirita anembanë vendit duke përuruar vepra publike, në Uashington, në selinë e Bankës Botërore një panel inspektimi definoi edhe terrenin mbi të cilin po niste fushata e ashpër zgjedhore në Shqipëri.

Bllokimi i një projekti të konsideruar si sukses i plotë nga qeveria i interesonte shumë opozitës. Arsyet e bllokimit janë ende të paqarta, ashtu siç janë të paqarta edhe efektet e këtij bllokimi. E vetmja gjë e qartë e kësaj ngjarje është përfshirja në fushatën politike e një ekipi burrash të panjohur, drejtuar nga një 66 vjeçar - specialist i politikave të ushqimit, të quajtur Werner Kiene. “Tani ne e dimë se informacioni që ne nxorëm nga burime të ndryshme në atë kohë, po përdoret në Shqipëri politikisht nga parti të ndryshme” - pranoi për BBC, z.Kiene, një austriak me një histori të fortë amerikane pas shpatullave. E shkuara e tij lëviz nga fondacioni Ford deri në Programin Botëror të Ushqimit, nga Bangladeshi deri në Nigeri, ndërsa në nëntor të vitit 2004 z.Kiene u bë anëtar i panelit të inspektimit të Bankës Botërore, të cilin e kryeson prej vitit 2007.

Menazhimi i Bregdetit si Legjenda e Rozafës

I ra mjegulla Jonit... e ndenj tri ditë e ndenj tri netë... Vëllazëria e ndërtuesve të kështjellave kishte vendosur të ndërtonte një kala të madhe turistike, edhe pse e kishte frikën se ajo që mund të ndërtonte ditën, mund t’i shëmbej natën... Atëherë ata thirrën në ndihmë kujtesën dhe vendosën të murojnë një përrallë të re në muret e kalasë. Kështu, Ministria e Punëve Publike dhe Turizmit filloi ne 2004 përgatitjet e një projekti që duhej t’i garantonte vëllezërve ndërtues jo vetëm një paprekshmëri reale të kështjellave të tyre të reja, por edhe një terren të lirë rrethues për ta gëzuar sa më mirë atë që po bënin. Plaku i zgjedhur për mend u gjet në Kroaci (cinikisht, jo shumë larg Jutbinës së eposit të kreshnikëve...).

Plani i zhvillimit të bregdetit u tenderua në vitin 2004 dhe kontrata u firmos ne shkurt 2005 nga ish-zëvendës/ministri i atëhershëm, Artan Lame, një djalë i urtë dhe bashkëpunues me të gjithë, që e kalonte kohën duke bërë koleksione të vyera gjërash pa vlerë. Gjatë kësaj kohe Lame kishte koleksionuar disa kryeministra, disa ministra, shumë sekserë dhe mjaft fshatra turistikë.

Tenderin e fitoi një kompani kroate, e cila përfshiu sa për imazh një francez brenda ekipit (i cili më pas i braktisi kroatët), megjithëse ne gare ishin emra gjigande ne konsulencen e planifikimit si Halcrow, Ramboll, etj. Caktimi i kroateve si oferta me e mire teknike me diference prej mbi 13 pikesh me te dytin ne liste beri qe kjo kompani te ishte ne situate thuajse monopoli dhe te merrte tenderin per Planin me gati dyfish çmim krahasuar me te tjeret. Kompania kroate thjesht certifikoi njollat e ndertimit te kaparisura me parë ne Tirane dhe shpalli në vitin 2006 një plan zhvillimi me 40 njolla (koincidencë e keqe numrash që të kujtojnë bandën e Ali Babës). Kompanite e ndertimit qe kishin kaparisur zyrtaret e Tiranes filluan te botojne ne marketing nderkombetar fshatrat e tyre turistike qe do perfundonin ne 2009. Mospranimi nga autoritetet shqiptare i menyres se dyshimte te planifikimit ne 2006, mbyllja e kontratës me firmen kroate, dhe puna per nje Plan joklientelist demtoi interesat e mjaft ndertuesve/botuesve qe natyrisht nuk e priten mire kete gje dhe filluan te botojne sajesa e trillime sipas deshires.

Në këtë kohë kreun e Bankës Botërore e kishte marrë Paul Wolfowitz, i cili zëvendësoi në detyrën e lartë James Wolfensohn duke marrë përsipër t’i hiqte Bankës një mal akuzash për përfshirje dhe mbështetje të praktikave korruptive. Në vitin kur Artan Lame nënshkruante kontratën me këshilltarët kroatë, në një dëgjesë publike, Senatori republikan i Indiana-s - Richard Lugar, mbolli një stuhi’ politike kur citoi vlerësime akademikësh se në 60 vitet e fundit Banka Botërore kishte zhdukur mëse 100 miliardë dollarë nëpër ryshfete, mashtrime dhe shpenzime të kota.

Në vitin 2005, ndërsa kroatët e paradhomës Fino në Shqipëri nuk i kishin ndarë ende paratë e ngrohta të Bankës, Paul Wolfowitz u angazhua se antikorrupsioni do të ishte një prioritet i tij. Por një vrimë në çorape që Wolfowitz nxori pa dashje në Stamboll nga këpucët nuk mjaftoi për të eklipsuar skandalin e tij që kulmoi në prill të vitit 2007, kur favoret financiare të bëra ndaj të dashurës së tij, Shaha Riza, e detyruan të largohej nga detyra.

Ka qenë kjo kohë kur qeveria shqiptare, në përputhje me planin e punës së policisë ndërtimore, po prishte ndërtimet në Jalë. Werner Kiene e shpjegon këtë moment për BBC-në duke thënë: “Dhe pastaj kur këto shembje u bënë, Banka nuk e informoi Bordin e saj për seriozitetin e një situate që nuk duhej të ndodhte brenda një projekti të financuar nga Banka”. Unë pyes: “Kë duhej të informonte manaxhmenti i Bankës në Tiranë? Shtëpinë që po digjej në Uashington?”.

Shqetësimi më i madh që ngre Banka Botërore sot është perceptimi se veprimet e qeverisë shqiptare në vitin 2007 rrezikuan të lexoheshin edhe si të sajat. Por në vitin 2007 Banka Botërore ishte një kështjellë më e rrëzuar se ajo e Rozafës, ndërsa drejtori i përgjithshëm Wolfowitz iku duke lënë pas një shije më të hidhur sesa ajo e sulmit mbi Irak, që drejtoi.

Por njëlloj si në legjendë, sapo mjegulla e skandalit të ri të Bankës u ringrit mbi Jon, ndërtimet pa leje rinisën dhe morën hov përgjatë bregut, ndërsa Kiene dhe paneli i tij nuk e dinë nëse një plak tjetër do të duhet të vijë të tregojë se çfarë duhet flijuar realisht në muret e një politike të paqartë…

Çfarë ka ndodhur realisht?

Po t’i dëgjosh të gjithë argumentet, kupton se në jugun e Shqipërisë në fakt nuk ka ndodhur asgjë. Jamarbër Malltezi, këshilltar i qeverisë në krye të Njësisë së Manaxhimit të Projektit thotë se projekti nuk ka lidhje me prishjen e ndertimeve te paligjshme qe jane ekskluzivitet i vendim-marrjes prej autoriteteve te Policise se Ndertimit, sot Inspektoriati i Ndertimit. Sipas te dhenave nga Arkivi i Policise se Ndertimit, numri i prishjeve prej fillimit të projektit në vitin 2004 ka prekur mbi 400 ndëtesa.

Në Ksamil prishjet janë 6-7 herë më të shumta se në Jalë, ku Banka filloi të hetonte në disa rrethana ende për t’u sqaruar, nëse emri i saj ishte përfshirë në këtë veprimtari.

Ndërtimet ishin të paligjshme dhe nuk ishin shtëpi të vjetra – thotë Inspektoriati i Ndertimit. Një Draft Due Diligence thekson që askush nga ndërtuesit e paligjshëm nuk disponon dokument pronësie të tokes, leje ndertimi, dhe për më tepër ligji i legalizimeve nuk mund të zbatohet në bregdet. Ligji i Legalizmit rrjedh nga Ligji i Planifikimit Urban, i cili detyron të mos ketë ndërtime 250 m nga bregu i detit, pa pasur plane urbane të miratuar për këto zona.

Të banuara ose jo, të 12 rastet e shembjeve që kanë alarmuar Bankën Botërore sot përfaqësojnë jo shtëpi banimi por mikro-hotele. Të tilla ndërtime qeveria kishte shembur mbi 200 në vitin 2004, mëse 110 në vitin 2006 dhe 90 të tjera u prishën në vitin 2007 përgjatë bregdetit të Jonit. Njëlloj si në historinë e famshme të Eskilit, kur perandori Adrian shpëtoi vetëm 7 prej tragjedive të tij duke i varrosur 93 të tjerat në harresë, edhe Kiene me ndërhyrjen e tij zhyti në errësirë krejt operacionin që i prodhoi suksesin projektit të Bankës Botërore. Dhe kjo është shumë e padrejtë…

Malltezi nënvizon se “bëhet fjalë për probleme të procedurave dhe politikave të veta të Bankës, politika të cilat në raste specifike nuk janë aq të qarta, dilema si a duhet forcuar shteti ligjor apo duhet respektuar mos krijimi i varfërisë. Këto janë dilema të mëdha. Për çudinë e të gjithëve Banka Botërore ka përgatitur dhe Aide-memoire (që janë mënyrat e komunikimit zyrtar të BB me qeverinë shqiptare), në të cilat që në 2004 shprehet që qeveria duhet të vijojë me heqjen e ndërtimeve të paligjshme në bregdet”. “Më pas ka një dokument tjetër të bankës - vijon Malltezi - që thotë të kryhet fotografimi ajror, të njoftohet policia ndërtimore që të marrë masa e mos lejohet të ndërtohet kudo. Më pas janë dhënë këto fotografi me CD, duke njoftuar që merrni fotot dhe kini kujdes se po vazhdojnë ndërtimet e paligjshme, pa përmendur as fjalën Jalë, as fjalën prishje”. Malltezi shton se të gjitha insinuatat për përfshirjen e Zyrës së Koordinimit në prishjet e kryera janë mashtrime.

Edhe pse të gjitha palët e quajnë këtë një problem të brendshëm të Bankës, gjithsesi ky nuk është problemi i vetëm që ka aktualisht Banka Botërore. Një ngjarje e rëndë me Bankën po ndodh sot edhe në Filipine. Presidentja Filipinase Arroyo është vënë së fundmi në qendër të akuzave, sepse sipas një tjetër Paneli të Bankës Botërore një proces korruptiv ka sjellë që 7 kompani, 3 vendase dhe 4 kineze të futen në listën e zezë për 4 vitet e ardhshme. Media vendase dhe opozita kanë përfshirë në këtë çështje burrin e presidentes, i cili i ka hedhur poshtë akuzat. Senati Filipinas tani po kërkon të vërë nën hetim vetë Bankën Botërore. Malou Mangahas nga Qendra e Gazetarisë Hetimore Filipinase shkruan në “Manila Times” (20/02/2009) se në hetimin e saj (nga një Panel Investigimi) “Banka Botërore përzien faktet me zërat” dhe nuk ia ka dalë të prodhojë dëshmi të qarta të asaj që pretendon, edhe pse ka 43 muaj që zhvillon hetime në 29 sesione intervistash në 3 vende të ndryshme.

Sipas gazetarit hetimor, Paneli hetimor dhe departamenti i Integritetit Institucional “në shumicën e rasteve intervistoi konkurentë ndërtues që kishin konflikt të pastër interesi në lidhje me tenderat. Për më tepër, të intervistuarit ofruan një përzierje të rrëmujshme informacioni ku ca thonin se i dinin gjërat drejtpërdrejt, ca shprehin përshtypje dhe opinione dhe ca flisnin për zëra të dëgjuar lart e poshtë për kontratat e punëve publike në Filipine që ishin ndotur nga korrupsioni. Pavarësisht, personeli i njësisë anti-korrupsion i pranoi qartazi pa asnjë gjykim dhe pa asnjë përpjekje për të pastruar historitë e dhëna nga të intervistuarit. Pjesshëm, kjo mund të shpjegohet nga vetë natyra e punës së njësisë hetimore që zbaton procedurë “administrative” dhe jo kriminale apo gjyqësore” – përfundon Malou Mangahas nga Qendra e Gazetarisë Hetimore Filipinase.

Një prej detajeve që nxjerr në pah media serioze filipinase është se i gjithë ky hetim prej 43 muajsh, ka marrë shkas nga një seri email-ash anonimë (kimlikho@yahoo.com) të një pseudonimi me emra të ndryshëm (“Kim Lhi Ko,” “jimmy,” “gerrypanch”).

Po në Shqipëri nga nisi hetimi?

Dikush flet për një letër. Por njerëzit që nuk kanë paraqitur as ankesë gjyqësore në Vlorë për të ndaluar procedurën e prishjes, si arritën të çojnë një letër në tryezën e z.Kiene në Uashington dhe të zgjojnë interesin e një burokracie të hekurt? Vetëm një familje iu adresua gjyqit, por mungoi në seancë, e demoralizuar ngaqë nuk kishte asnjë letër bindëse. Zëra të pasigurt flasin për një lobist amerikan, që aktualisht po bëhet gati të drejtojë një fushatë në Shqipëri. Zëra të tjerë flasin për “miq grekë” shumë të rëndësishëm në administratën e mëparshme amerikane, që kishin lidhje me jugun e Shqipërisë falë një origjine të largët. Ajo që dihet është se Banka Botërore me reagimin e saj nuk i mati dot as efektet politike dhe përfshirjen e saj në politikën e ditës në Shqipëri, në prag të fushatës zgjedhore. Aq më pak, keqpërdorimin e godinës së saj në Uashington si piacën e parë të mitingut të opozitës.

Zyra e Panelit te Inspektimit nuk eshte nen pergjegjesine as te Manaxhmentit te Bankes dhe as te Presidentit te Bankes Boterore. Si e tillë, duke mos pasur llogaridhënie ndaj askujt, paneli i dha të drejtën vetes të citonte trillime te gazetave në pronësi të ndërtuesve/botuesve që humbën fshatrat turistike qe i kishin hedhur ne tregun nderkombetar (ne konflikt te hapur interesi), dhe nuk permendi asnje prej pergjigjeve zyrtare te autoriteteve Shqiptare.

Gjithçka dihet është se Qeveria e Shqiperise i ka kerkuar Bankës Botërore të nisë një hetim te plotë mbi cilësinë e raportit të panelit, hetim që duhet të përfshijë edhe rolin e ndertuesve/botuesve që urdhërohen me sms. Banka Botërore nuk i ka kërkuar ende publikisht falje qeverisë (pasi nuk mund te kerkoje falje per citime te parregullta nga Zyra e Panelit, e cila nuk pergjigjet as prane Manaxhmentit e as para Presidentit te BB) dhe për të shmangur këtë detyrim do të vazhdojë ta financojë të gjithë projektin, përjashtuar një komponent që përfshin fuqizimin institucional. Këtë e konfirmon edhe deklarata e gjatë e Bankës, ku të gjithë kanë të drejtë, me përjashtim të shqiptarëve që humbën shumë në imazhin e tyre turistik dhe u cënuan si shtet ligjor.

Tani mbi bregun e Jonit ka mbetur pezull një mjegull e verdhë dyshimesh, ku ata që kanë shkelur ligjin do të vazhdojnë të shpresojnë se mund ta përdorin Bankën Botërore si alibi për atë që kanë ndërtuar, ndërsa ata që kanë ndërmend ta dhunojnë bregdetin do të shpejtojnë ritmet e abuzimit me të drejtën, duke përfituar nga hutia e madhe e fushatës që nisi abuzivisht në Uashington.



* Vehap Kola është expert pranë Institutit Shqiptar të MP
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi