Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa:VEHAP STRIKÇANI I PALODHËSHËM E I PAKURSYERNË RRUGËTIMIN E TIJ PREJ VEPRIMTARI

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa:VEHAP STRIKÇANI I PALODHËSHËM E I PAKURSYERNË RRUGËTIMIN E TIJ PREJ VEPRIMTARI Empty Muharrem Sfarqa:VEHAP STRIKÇANI I PALODHËSHËM E I PAKURSYERNË RRUGËTIMIN E TIJ PREJ VEPRIMTARI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 09, 2011 10:23 pm


VEHAP STRIKÇANI I PALODHËSHËM E I PAKURSYER
NË RRUGËTIMIN E TIJ PREJ VEPRIMTARI


Shqiptarët nëpër botë

Nga Muharrem Sfarqa
Muharrem Sfarqa:VEHAP STRIKÇANI I PALODHËSHËM E I PAKURSYERNË RRUGËTIMIN E TIJ PREJ VEPRIMTARI 8Vehap%20Strikqani
Kur isha nxënës i mësueseve patriot të Dibrës, Kadri Demajt e Medat Camit, kurrë nuk më kishte shkuar mendja se jeta ime do të rrjedhë dhe zhvillohet në dhe të huaj. Kështu e fillon rrëfimin e tij mërgimtari dhe veprimtari i palodhshëm i çështjes kombëtare Vehap Strikçani, i cili mëse katër dekada jeton me familjen e tij në qytetin e Këlnit të Gjermanisë.
Muharrem Sfarqa:VEHAP STRIKÇANI I PALODHËSHËM E I PAKURSYERNË RRUGËTIMIN E TIJ PREJ VEPRIMTARI 17966375
Se si duhej vu në shërbim të atëdheut ishte frymëzuar në odat e pleqëve të familjes, ku flitej me dashuri e respekt për bëmat e luftës së patriotit Ukë Cami dhe punën e admirueshme me plotë lavdata të kryetarit të parë të Komunës së Dibrës së pasluftës së dytë botërore, Aqif Lleshit i cili siç shprehet, ai edhe sot ka mbetur i pakalueshem si udhëheqës komunal që diti të zhvillojë gjithmbarshëm qytetin dhe banorët e saj, drejt përparimit për cka u detyrua ta braktisë Dibrën përgjithmonë, nga ndjekja që ju bë nga komunistët maqedon. Duke pasë nip të tij Nuz Majtarën, një nga bashkpunëtorët e Aqifit i cili dënohet me 12 vite burg nga regjimi i atëhershëm, Vehapi do të shtojë urrejtjen ndaj shtypësve të popullit dhe idealin e lirisë do ta ushqejë vazhdimisht.

Dallgët e jetës Vehapin e ri do ta hedhin në mërgim dhe ate në Këln të Gjermanisë, ku menjëherë do ti rreket punës. Si punëtor i gjigantit të automobilave "Ford ", në qytetin e Këlnit, ai do të rregullojë mirëqenien e tij ekonomike si dhe të familjes. Por malli për Dibrën nuk ju hoq kurrë. Për Dibren e Isuf Xhelilit e Ilaz Pashës siç ka dëshirë të shprehet ai.
Në fillim ai nuk e dinte se edhe nga Gjermania do t`i krijohen rrethanat që të ndihmojë atdheun. Pa hezitim do të bashkohet me mërgimtarët shqiptarë dhe gjithnjë do të gjendet aty ku e kërkonte nevoja.

Klubi shqiptar "Kaqaniku " -90, i Këlnit ishte shëndrruar në fole te bashkimit shqiptar dhe nga aty e kanë zanafillën shumë veprimtari me rëndësi për mërgatën tonë dhe për shqiptarët në përgjithësi. Aty do të vijnë në vizita të shpeshta figurat më eminente të kombit si: Presidenti Rugova, Fehmi Agani, Isa Mustafa, Anton Kolaj, Nevzat Halili, Fadil Sylejmani, Pjetër Arbnori, Alfred Sereqi e shumë të tjerë të cilët orientonin energjinë kombëtare drejt realizimit të aspitatave shekullore të kombit.

Bashkëveprimtarët e miqtë e tij; Nazmi Leskovci, Ukë Demaj, Jakup Spahiu, Adem Nikci, Latif Marku, Jahir Haziri, Izet Balaj, Qazim Mulliqi, Haki Morina, Rexhep Lipovica, Hamdi Xhelili, Ismajl Hakiqi, Noc Peraj, Sadik Gecaj, Selim Shala, Baki Krasniqi, Muharrem Shala, Ukë Halili, Asllan Asllani, Abedin Gashi, Hasan Jasiqi, Binak Gashi etj ishin vetëm disa nga mergimtarët me të cilët Vehapi u bashkua në cdo veprimtari për të ndihmuar çeshtjen kombëtare. Disa nga ata, sot tregojnë se ai ishte ndër të parët në cdo aksion. Madje nuk ka ndonjë të tillë të cilin nuk e ka përkrahur apo që nuk ka marrë pjesë edhe Vehap Strikcani. Në disa prej tyre ai madje aktivitetin e tij e manifestoi bindshëm dhe në mënyrë të vecantë.Aksionin "Gjithcka për Pavarësinë e Kosovës ", do ta ndihmojë me familjen e tij të ngushtë me 27 mijë marka gjermane. Pastaj, shuma të mëdha kishte derdhur për Universitetin e Tetovës.

Vehapit i rrehte zemra për çdo pëllëmbë të tokës shqiptare dhe kudo që organizohej ndonjë demonstratë a tubim për çlirim kombëtar, liri e demokraci ai jo vetëm që nuk mungonte por organizonte edhe miq e bashkëkombas të tjerë, sii në demonstratat anekënd Gjermanisë, në Frankfurt, Bon etj. Por edhe në Luxemburg, Rambuje ... në Pitburg të Suedisë etj.
Kjo e fundit, rrëfen ai, ishte organizuar nga veprimtari e patrioti i madh i Dibrës, i nderuari prof.Ibrahim Egriu, i cili angazhohet në vazhdimësi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Vetëm nga Këlni me rrethinë kishin marrë pjesë mëse 200 mergimtarë nga të gjitha trojet etnike.
Natyrisht, kishte shpesheherë edhe situata dhimbjeje e loti siç ishte atentati dhe ceromonia mortore e atdhetarit Enver Hadri në të cilën ai e shumë të tjerë morën pjesë edhe perkundër vëzhgimeve serbo-maqedone që bëheshin në atë kohë të rëndë për shqiptarët, kudo që ishin .
Dibranët thotë Vehapi e kanë ndihmuar çdo aktivitet kombëtar dhe ate në të gjitha mënyrat e sidomos me para, si nga Evropa ashtu edhe nga Amerika e largët. Ai sot kur rikujton të kaluarën e tij. thotë se deri diku është i kënaqur me tërë ate që është arritur. Tek shpalos albumet me fotografi që ilustrojnë historitë e mërgimtarëve, nuk mungojnë edhe Mirënjohjet dhe Faleminderimet në të cilat shkruhet me germa të mëdha emri i Vehap Strikcanit. Ai ka veçuar Mirënjohjen me Vulën e Presidentit që i kishte dhuruar LDK-ja dhe ate të Universitetit të Tetovës me nënshkrimin e Prof. Fadil Sylejmanit, heroit të arsimit të lartë në Maqedoni siç e quan Vehapi.
Në planin personal i gëzohet shkollimit dhe sukseseve të fëmijëve të tij ku përmend djalin Urimin i cili punon si nëpunës i lartë në " Ford ". Por edhe djemtë tjerë të tij; Agimin dhe Blerimin të cilët siç thotë ai, falë bashkëshortes Idajetes, u edukuan në rrugë të drejtë të arsimimit.
Megjithate, ka dicka që e brengosë së tepërmi këtë njeri me zemër të madhe, e ajo është Dibra e sotme, së cilës i mungojnë prefektët e tipit të Açif Lleshit e të Abdyl Vojnikut. Dibra e braktisur, qytetarët e së cilës vetëm në lagjen Manhattan të New York-ut numrojnë mbi 9000 të shpërngulur, të dhëna këto që i ka bërë publike njëri nga kryetarët e LDK-së së New York-ut, Mehdi Strikcani.
Vehapit i dhemb shpirti edhe kur sheh vajza të vjetra të pamartuara (se djemtë e ri braktisën vendin), e Dibrën duke marrë frymë me mushkëri të pleqve. “Dibren tonë, për të cilën çdo mërgimtarë, vetem për ujsjellësin e qytetit, për 5 vjet me radhë ka dhënë nga 500 DM... E, ajo sot nuk ka ujë të pijes edhe pse lumi i Radikës ,siq është dëshmuar, e ka ujin më cilësor në Ballkan”.
Ai ujë lumi derdhet pa nevojë në liqenin e Dibrës,që është shëndrruar në grumbullues të mbeturinave. Dibra e lënë pas dore, e vjedhur e e stërvjedhur , pa ekonomi e industri, pa fabrika e punëtore e pa njerëz të aftë që do të luftonin për t’ia kthyer jetën dhe gjallërinë këtij qyteti të bukur, sipas tij.
Vehapi e ushqen shpresën e tij se ndoshta një organizim nga njerëzit e aftë e të shkolluar në Evropë (të kësaj ane), do ta shpëtojë Dibrën nga ata që në vend se ta udhëheqin si duhet, e sundojnë, në vend të interesave te popullit, shikojnë ato personale.
E kjo, po si pas Vehapit, po ndodhë për fatin tonë të mjerë në pjesë të ndryshme të trojeve tona. Megjitaë, ai jeton sërish me shpresën se, djemtë e zotë të kombit, herdo kur do t’i rregullojnë punët e kombit, ashtu si duhet, si krejt bota e civilizuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi